Ka shënuar rënie nga një ditë më parë numri i rasteve ditore të COVID të regjistruara në vend. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit, u regjistruan 23 raste infeksioni, nga 43 një ditë më parë. Ndërkohë, fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë viktimë, situatë që vijon në vend prej disa javësh tashmë.
Rastet e reja të infeksionit janë regjistruar në: 7 raste në Tiranë dhe Has, 4 raste në Durrës, 1 rast në Shkodër, Krujë, Kavajë, Lushnje, Sarandë.
Aktualisht janë 210 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë.
Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,097 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen për t’u mbrojtur nga Covid19, në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi kudo në vend si dhe për respektimin e masave anti-COVID që janë në fuqi.
Statistika (21 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 23
Të shëruar në 24 orë 11
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2,516
Testime totale 865,474
Raste pozitive 132,763
Raste të shëruara 130,097
Raste Aktive 210
Humbje jete 2,456
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 91
Elbasan 21
Durrës 21
Vlorë 18
Kukës 16
Shkodër 14
Lezhë 13
Fier 11
Korçë 4
Gjirokastër 1
Komente











