COVID19/ Bie sërish numri i infektimeve, 23 raste të reja në 24 orët e fundit në vend, asnjë viktimë

Foto ilustruese

Ka shënuar rënie nga një ditë më parë numri i rasteve ditore të COVID të regjistruara në vend. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit, u regjistruan 23 raste infeksioni, nga 43 një ditë më parë. Ndërkohë, fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë viktimë, situatë që vijon në vend prej disa javësh tashmë.

Rastet e reja të infeksionit janë regjistruar në: 7 raste në Tiranë dhe Has, 4 raste në Durrës, 1 rast në Shkodër, Krujë, Kavajë, Lushnje, Sarandë.

Aktualisht janë 210 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë.

Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,097 që nga fillimi i epidemisë. 

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen për t’u mbrojtur nga Covid19, në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi kudo në vend si dhe për respektimin e masave anti-COVID që janë në fuqi.

Statistika (21 Korrik 2021)

Raste të reja ditore      23

Të shëruar në 24 orë     11

Të shtruar në spitale      5

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                2,516

 

Testime totale             865,474

Raste pozitive             132,763

Raste të shëruara       130,097

Raste Aktive                       210

Humbje jete                   2,456

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Tiranë              91

Elbasan            21

Durrës              21

Vlorë                18

Kukës                16

Shkodër           14

Lezhë               13

Fier                   11

Korçë                4

Gjirokastër        1

J.SH./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të jetë Berisha pjesë e grupit parlamentar të PD në Kuvend?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Certifikatë vaksinimi dhe test negativ për të hyrë në restorant, Mali i Zi miraton masa të reja anti-COVID