Në Austri, shkollat do të rihapen nga 4 maj, për momentin vetëm për ata nxënës që duhet të përballen me provimet përfundimtare. Kjo u njoftua nga ministri i arsimit Heinz Faßmann.
Ministri austriak tha se “Nga mesi i muajit maj, ai do të rifillojnë mësimet për fëmijët e moshës gjashtë deri në 14 vjeç. Në fazën e tretë, me siguri më 29 maj, studentët e shkollave profesionale dhe institutet politeknike do të kthehen në shkollë.
Heinz Faßmann tha gjithashtu se klasat do të jenë me nga 14 nxënës dhe mësimi do të zhvillohet me turne.
Gjithashtu Austria do t’i zbusë akoma më shumë masat e bllokimit për shkak të koronavirusit, pasi nga 15 maji do të lejohen që të hapen restorantet dhe kafenetë si dhe shërbimet fetare të rifillojnë. Kështu ka njoftuar kancelari Sebastian Kurz - “Ne po shkojmë më shpejt sesa vendet e tjera drejt diçkaje që është normaliteti i ri”, ka thënë Kurz, duke shtuar se “bizneset e gastronomisë” do të rihapen nga data 15 maj dhe do të lejohen të punojnë deri në orën 23:00.
Austria ka vepruar menjëherë në fazën e parë të shpërthimit të virusit duke mbyllur para më shumë se një muaji restorantet, kafenetë, teatrot, shitoret joesenciale dhe të gjitha vendet ku mund të kishte grumbullime të njerëzve. Në ndërkohë, që të gjithë qytetarët janë këshilluar të rrinë në shtëpitë e tyre dhe nëse është e mundur të punojnë po ashtu nga shtëpitë.
Por, ka qenë edhe ndër vendet e para që ka filluar t’i zbusë masat e bllokimit duke lejuar shitoret, qendrat dhe shitoret që kanë më pak se 400 metra katrorë të rihapen një javë më parë. Qendrat tregtare, shëtitoret më të mëdha dhe sallonet e bukurisë do të rihapen më 1 maj.
Dyqanet që janë rihapur duhet të kufizojnë numrin e konsumatorëve që lejojnë të futen brenda dhe duhet të kenë maska. Kurz ka thënë se mbajtja e maskës në fytyrë do të jetë pjesë e “normalitetit të ri”.
Sipas autoriteteve në Austri deri tani në vend janë regjistruar 15 mijë persona të identifikuar pozitiv me Covid si dhe 522 viktima.
Lajmi kryesor: