Polonia ka lehtësuar kontrollin e distancimit shoqëror. Rregullat e reja që sapo kanë hyrë në fuqi lejojnë më shumë klientë të hyjnë në supermarkete dhe dyqane ndërsa parqet janë rihapur për publikun. Sidoqoftë, si në çdo hapësirë tjetër publike, edhe në kisha dhe vende të tjera të adhurimit duhen të paktën 15 metra katrorë për person. Edhe adoleshentët tashmë mund të lëvizin të pa shoqëruar nga të rriturit dhe përdorimi i detyrueshëm i maskave është opsional vetëm në zonat rurale. Deri tani në Poloni numërohen 9453 raste infeksioni dhe 362 viktima
Çekia
Republika Çeke ka rihapur tregjet në ambjente të jashtme pas mbi një muaji bllokimi. Masat totale izoluese kundër pandemisë që ka shkaktuar mijëra njerëz të infektuar dhe pothuajse 200 vdekje.
Sllovaki
Lëvizshmëria e qytetarëve gjithashtu është rritur në Sllovaki, ku forcat policore kontrollojnë lejet e ndryshme dhe çdo certifikatë të detyrueshme mjekësore. Përjashtim bëjnë vetëm gratë shtatzëna dhe njerëzit me aftësi të kufizuara, të cilëve u lejohet lëvizje më e madhe për arsye të shkaqeve të dukshme madhore. Deri tani në vend numërohen 1173 raste pozitiv nga koronavirusi dhe 13 viktima.
Sipas rregullores së re, profesionistët e kujdesit shëndetësor që kanë një vendbanim të përhershëm ose të përkohshëm në Sllovaki, por që punojnë në Republikën Çeke nuk duhet të futen në karantinë, ata thjesht duhet të tregojnë një certifikatë për testin e tyre negative nga koronavirusi. Përjashtimet përfshijnë drejtuesit e kamionëve, marinarët dhe drejtuesit e trenave që mbërrijnë në Sllovaki me mjete të tjera transporti për të arritur në pikën ku fillojnë të transportojnë mallra.
Lajmi kryesor: