Covid-19: Irlanda kthehet në bllokim ndërsa Evropa lufton me valën e dytë

Covid-19: Irlanda kthehet në bllokim ndërsa Evropa lufton me valën e dytë

Foto ilustruese

Pavarësisht përpjekjeve dhe masave të shumta kufizuese të marra nga vendet e BE-së dhe MB  të hënë numri i viktimave në kontinent kaloi shifrat e kaluan 200,000 personave, ndërsa numri i infeksioneve tani po i afrohet 5 milion.

Mbrëmjen e djeshme qeveria irlandeze, në përpjekje për të vënë nën kontroll valën e re të Covid-19, mori vendimin për të shtuar masat kufizuese duke i sjelle ato në nivel të ngjashëm me pranverën.  Edhe pse vendi ka një shkallë më të ulët të vdekshmërisë dhe infeksioneve në raport me vendet e tjera evropiane, ajo ka marra masat më ekstreme në kontinent, në ata që quhet luftë ndaj valës së dytë të virusit.

Në një fjalim televiziv të hënën në mbrëmje,  kryeministri Michael Martin tha se pavarësisht se kishte futur vendin në atë që ishte ndoshta "regjimi më i rreptë i Evropës", ai ishte vendimi i duhur.

Sipas rregullave, njerëzit do të jenë në gjendje të ushtrojnë vetëm brenda 5 km nga shtëpia e tyre, për të gjithë ata që do të gjenden larg kësaj distance do të ketë një gjobë, me përjashtime për punën thelbësore dhe qëllimet thelbësore.

Shkollat ​​dhe çerdhet do të mbeten të hapura dhe sporti do të vazhdojë. Ai vijoi fjalën e tij duke iu kërkuar qytetarëve të vendit të sakrifikojnë më shumë , për të mposhtur virusin.

Një mori kufizimesh të reja hynë në fuqi në Itali të Hënën, me vendin qe po përballet me nivele të larta të infeksioneve ditore.

Kompanitë e sektorit privat inkurajohen të ndjekin sektorin publik në rritjen e numrit të punonjësve që punojnë nga shtëpia, ndërsa festivalet lokale do të ndalohen së bashku me sportet amatore.

Uellsi ka njoftuar një bllokim të rreptë, 17-ditor, duke filluar të premten. Ky është në thelb një bllokim i plotë, me vetëm punëtorët kritikë dhe ata që nuk mund të punojnë nga shtëpia të lejohen të shkojnë në punë.

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, njoftoi të hënën se nga e premtja tubimet private do të kufizohen në gjashtë persona brenda dhe 12 persona jashtë.

Në Republikën Çeke fqinje, numri i infeksioneve të reja tejkaloi 10,000 për herë të parë,vendi  deri tani ka regjistruar gjithsej 160,112 raste.

Autoritetet në Poloni njoftuan të hënën se Stadiumi Kombëtar në kryeqytetin Varshavë po shndërrohet në një spital COVID-19 me kapacitet 500 shtretër. Vendi tani po përjeton një rritje eksponenciale të infeksioneve të koronavirusit pasi regjistroi nivele të ulëta të infeksioneve krahasuar me vendet e tjera të Evropës Perëndimore në pranverë.

Shkollat ​​në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht, si dhe restorante, bare, teatro, kinema dhe vendet e lojërave të fatit u urdhëruan të mbyllen të hënën për shkak të një rritjeje të rasteve COVID-19.

Kufizimet e shumta kanë hyrë në fuqi në Itali, Belgjikë, Holandë, Francë dhe Spanjë megjithatë nuk ka ende shenja të përmirësimit të situatës, pasi vendet kanë shënuar rekorde të reaj sa u përket rasteve. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)