Covid-19, Italia regjistroi sot 525 viktima. Në SHBA mbi 30 mijë vdekje dhe 22 milionë të papunë. 007: Virusi mund të ketë dalë nga laboratori Wuhan

Covid-19, Italia regjistroi sot 525 viktima. Në SHBA mbi 30 mijë vdekje dhe 22 milionë të papunë. 007: Virusi mund të ketë dalë nga laboratori Wuhan

Në të gjithë botën numri i personave të infektuar nga koronavirusi është më shumë se 2 milionë e 650 mijë kurse numri i viktimave është rritur në mbi 137 mijë teksa numri i të shëruarve është më shumë se 3 milionë e 260 mijë.

Në Shtetet e Bashkuara vdekjet nga koronavirusi tejkaluan shifrën 30 mijë (30.985) kurse rastet e infeksionit janë në pragun e 640 mijë (639 664) teksa në 24 orët e fundit u regjistruan 2482 viktima.

"Por Shtetet e Bashkuara ndoshta e kanë kaluar pikun e kurbës nga infeksioni i koronavirusit" - tha Presidenti Donald Trump gjatë konferencës për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.
Trup tha se numri i infeksioneve të reja në Nju Jork dhe Detroit në veçanti ka nisur të bie dhe se "Këto zhvillime inkurajuese do na çojnë drejt rihapjes së vendit", duke shtuar se disa shtete mund të rihapen para datës 1 maj që është edhe data e skadimit të udhëzimeve të distancimit shoqëror.

Protestat civile

Mijëra qytetarë dolën në rrugët e Michigan për të protestuar kundër masave të bllokimit.
Ata i kanë quajtur ato tiranike dhe kanë hedhur parulla të tilla si "liria pasi të humbasë për pak kohe humbet përgjithmonë" dhe "siguria pa liri quhet burg".

Protestat civile në shtetin që numëron rreth 27,000 të infektuar dhe gati 1.800 vdekje filluan gjashtë ditë më parë kur guvernatori demokrat nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të zgjatur bllokimin me një muaj tjetër dhe gjithashtu miratoi kufizime të reja - ndër më ashprat në SHBA.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:03
Covid-19, në Itali 525 viktima dhe 2072 të shëruar në 24 orë

Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 525         viktima nga koronavirusi, për një total prej 22 170 vdekje që nga fillimi i epidemisë. 

Numri i të shëruarve sot është 2072 për një total prej 49 164

Autoritetet raportuan edhe për 3786 raste të reja pozitiv nga Covid-19, shifra që e rrisin numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 168 941 që nga fillimi i pandemisë.

Në kujdesin intensiv janë të shtruar 143 pacientë më pak se dje për një total prej 2936

Në Itali duket se ndryshimet pandemike po shkojnë nga dita në ditë në kahun pozitiv. Nëse jo më larg se një javë më parë rezultonte një rast pozitiv për 6-8 teste tamponi, këto dy ditë  për çdo 16,4 teste ka një rast pozitiv me Covid-19.

Rajonet e veriut të Italisë, tani nën peshën e recesionit ekonomik, po kërkojnë nga qeveria  të shikojë mundësinë e rihapjes graduale të aktiviteteve të prodhimit duke filluar nga data 4 maj.

Gjithsesi e ashtuquajtura ‘Faza 2’ në Itali ka një rikuperim të ngadaltë. Kompanitë kërkojnë të ‘heqin frenat’ për të filluar prodhimin, veçanërisht ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, aktivitetet artizanale që janë dhe shtylla vertebrale për industrinë e madhe italiane.

Ora 17:48
Koronavirusi, 668 marinarë të aeroplanmbajtëses franceze ‘Charles de Gaulle’ të infektuar

Marinarët e aeroplanmbajtëses franceze ‘Charles de Gaulle’ janë infektuar nga koronavirusi. Lajmi u dha nga zëdhënësi I Ministrisë Farnceze të Mbrojtes.

“Të paktën 668 marinarë kanë rezultuar pozitiv për koronavirusin”, ka deklaruar Ministria e Forcave të Armatosura.

Në njoftimin zyrtar Ministria ka bërë me dije se mes 1,767 marinarëve që ishin testuar kishin rezultuar të infektuar nga Covid-19 të paktën 668 prej tyre.

Mësohet se transportuesi ushtarak i cili po merrte pjesë në stërvitje të përbashkëta me simotrat e Europës Veriore  në Detin Baltik, mbërriti në portin e Toulon rreth dy javë më pare, më herët nga sa ishte parashikuar, pasi rreth 40 anëtarë të ekuipazhit shfaqën shenja të simptomave nga koronavirusi.

Ora 17:23
Covid-19-‘Nature Medicine’: Pozitivët nga koronavirusi infektojnë të tjerët 2-3 ditë para shfaqes te ata të simptomave

‘Ndjekja’ e të sëmurëve me koronavirus nuk do të jetë aq e thjeshtë. Një studim i Universitetit të Hong Kong-ut i botuar në ‘Nature Medicine’ ka vërejtur që një person i infektuar mund të infektojë të tjerët dy ose tre ditë përpara se te ai të shfaqen simptomat e para.

Studimi i kryer mbi 77 pacientësh të infektuar ka zbuluar se infektimi i të tjerëve nga asimptomatikët ka përmasa më të mëdha se sa pritej. Në të vërtetë, vlerëson ekipi i Hong Kongut, 44% e transmetimeve në botë ka ndodhur nga të ashtuquajturit "transportues të shëndetshëm".

Strategjia e "gjurmimit pozitiv" - një nga shtyllat për të kaluar në Fazën 2, ajo e rihapjes së aktiviteteve, bazohet pikërisht në njohjen dhe izolimin e njerëzve që kanë kontraktuar infeksionin. Por mbyllja e një personi të infektuar në shtëpi në momentin kur tregon simptoma mund të jetë tepër vonë, zbulon studimi.

Edhe nëse Organizata Botërore e Shëndetit vazhdon t'i konsiderojë njerëzit simptomatikë si fajtorët kryesorë të infeksionit, zgjidhja e problemit tani båhet edhe më e vështirë.

Që nga rihapja në fillim të prillit, Kina ka realizuar një fushatë të gjerë për testet e tamponit apo dhe ato serologjike. Deri më tani ajo ka identifikuar 1.300 njerëz pozitivë, por asimptomatikë.

Ora 16:29
Covid-19, Rusia shënon rekorde të reja në infektime, Trump-Putinit: Do dërgojmë ndihma

Autoritetet shëndetësore në Rusi raportuan 3,448 raste të reja me koronavirus të enjten. Një rritje kjo nga 3.388 një ditë më parë, duke çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në vend në 27.938.

34 njerëz kanë vdekur në 24 orët e fundit ndërsa totali i jetëve të humbura ka shkuar 232.

Rritja e numrit të rasteve të reja në Rusi është kthyer tashmë në një shqetësim pasi i vetmi vend në botë që raporton trend rritës më të lartë është SHBA.

Shifrat e fundit erdhën kur Kremlini tha se do të pranonte një “ofertë të mirë” nga Donald Trump për të dërguar respiratorë nga SHBA nëse Rusia mendonte se do të kishte nevojë për to.

Trump i tha Putinit në një telefonatë të kohëve të fundit se SHBA mund të përgjigjet kur të fillojë të prodhojë më shumë respiratorë, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov para gazetarëve të enjten.

“Nëse është e nevojshme, sigurisht që Rusia do të përfitonte nga kjo ofertë e tillë,” tha Peskov.

Ora 15:26
Kriza nga Covid, në SHBA 5.24 milion të papunë në javën e fundit. 22 milion në total

Emergjenca nga Covid-19 vazhdon të ndihet shumë edhe në ekonominë Amerikane.

Një shenjë e re e dobësisë vjen nga azhornimi i përjavshëm i Departamentit të Punës të SH.B.A. mbi kërkesat për përfitime të papunësisë.

Aplikimet ishin 5.24 milion pas 6.61 milion javën e kaluar dhe gjithsej 22 milion amerikanë që kanë aplikuar për grante në 4 javët e fundit.

Shifra e javës së kaluar u rishikua nga 6.606 në 6.615 milion njësi ndërsa mesatarja e katër javëve të fundit, u rrit me 1.250.750

Numri i përgjithshëm i punëtorëve që kanë marrë përfitime të papunësisë për më shumë se një javë - në lidhje me javën që përfundoi më 4 Prill, i fundit për të cilin disponohen të dhënat - shënoi një rritje prej 4.530,000.

Presidenti amerikan Donald Trup tha se numri i infeksioneve të reja në Nju Jork dhe Detroit në veçanti ka nisur të bie dhe se "Këto zhvillime inkurajuese do na çojnë drejt rihapjes së vendit", duke shtuar se disa shtete mund të rihapen para datës 1 maj që është edhe data e skadimit të udhëzimeve të distancimit shoqëror.

Ndërkohë mijëra qytetarë dolën në rrugët e Michigan për të protestuar kundër masave të bllokimit.
Ata i kanë quajtur ato tiranike dhe kanë hedhur parulla të tilla si "liria pasi të humbasë për pak kohe humbet përgjithmonë" dhe "siguria pa liri quhet burg".

Protestat civile në shtetin që numëron rreth 27,000 të infektuar dhe gati 1.800 vdekje filluan gjashtë ditë më parë kur guvernatori demokrat nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të zgjatur bllokimin me një muaj tjetër.

Ora 14:28
Covid-19-Europë, në Itali kurba në zbritje, ‘armëpushim’ në Francë, Britania në pikun e pandemisë, të shëruarit ushqejnë shpresën në Spanjë

Në Itali, pas shifrave të dhëna nga Mbrojtja Civile duket se ndryshimet pandemike janë drastike. Nëse jo më larg se një javë më parë rezultonte një rast pozitiv për 6-8 teste tamponi dje u komunikua se për çdo 16,4 teste ka një rast pozitiv me Covid-19. Rajoni i Lombardisë dje kërkoi nga qeveria e kryeministrit Giuseppe Conte, mundësinë e rihapjes graduale të aktiviteteve të prodhimit duke filluar nga data 4 maj. Iniciativa e Rajonit të Lombardisë duket se është marrë nën peshën e një recesioni ekonomik të paparë: një miliardë e 857 milion shpenzime të humbura vetëm për muajin mars.

Sipas autoriteteve në Lombardi, rihapja do të shoqërohet me disa detyrime si distanca e sigurisë midis njerëzve, mbajtja e detyrueshme e maskës dhe kryerja në masë të gjerë e testeve serologjike. Lombardia parashikon që pas aktiviteteve të planifikohet edhe hapja e shkollave dhe universiteteve.

Gjithsesi e ashtuquajtura ‘Faza 2’ në Itali ka një rikuperim të ngadaltë. Kompanitë kërkojnë të ‘heqin frenat’ për të filluar prodhimin, veçanërisht ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, aktivitetet artizanale që janë dhe shtylla vertebrale për industrinë e madhe italiane. Vetëm disa ditë më parë Confindustria kishte lëshuar alarmin, duke paralajmëruar rrezikun e falimentimit të këtyre ndërmarrjeve, gjë që do të ishte gjithashtu një fatkeqësi për kompanitë më të mëdha në vend.

Në Francë, kurba e Covid 19, e cila deri më tani ka shkaktuar mbi 17,000 (17,167) viktima, është në një fazë zbritëse. Për herë të parë që nga fillimi i epidemisë, vendi ka regjistruar një ulje të numrit të pacientëve në spitale, rreth 500 më pak se një ditë më parë, dhe për të disatën ditë radhazi ka patur një rënie të numrit të pacientëve me kujdesin intensiv. Për të adresuar krizën, përfshirë krizën ekonomike, qeveria ka njoftuar një paketë 110 miliardë eurosh masash ekonomike, përfshirë ndihmën financiare për familjet me të ardhura të ulëta.

Përkundrazi, Mbretëria e Bashkuar është në orët e saj më të errëta: në 24 orët e fundit kanë vdekur 761 njerëz, një numër jo-shterues, duke marrë parasysh faktin se vdekjet në shtëpitë e të moshuarve nuk përfshihen në numrat e vdekjeve.

Gjermania gjithashtu shikon përtej gardhit dhe planifikon të kthehet në normalitet. Kancelarja gjermane Angela Merkel planifikon të rihapë dyqane të vogla qysh në javën tjetër, por rregullat e rrepta të distancimit shoqëror do të mbeten në fuqi.

Dritë hije pandemie në Spanjë. Pas një periudhe të palëvizshme, numri i infeksioneve është rikthyer me rritje kurse në 24 orët e fundit pati 551 vdekje për një total prej 19.130.

Por ajo që ushqen shpresën se dië më të mira do vijnë është numri në rritje i të shëruarve. Në 36 orët e fundit ka patur 71,000 pacientë janë shëruar dhe ata që kanë dalë nga spitalet.

Ora 12:38
Covid-19, OBSH: Europa mbetet në sytë e ciklonit të pandemisë nga koronavirusi

"Europa mbetet në sytë e ciklonit të pandemisë nga koronavirusi", - kështu tha Hans Kluge, drejtori rajonal për Evropën i Organizatës Botërore të Shëndetit.

"Ne nuk mund ta ulmi vigjilencën tonë," tha ai në një konferencë për shtyp.

Sipas OBSH për Europën nuk do të ketë kthim të shpejtë në normalitet.

"Reja e Covid 19 vazhdon të mbetet në qiellin e Europës ku në ditët e fundit numri i të infektuarve pothuajse është dyfishuar. Ka disa shenja pozitive në disa vende ku tendenca po zvogëlohet, si në Itali, Spanjë, Francë, Gjermani dhe Zvicër, ndërsa në të disa vende të tjera piku nuk është arritur akoma, si në Britaninë e Madhe, Turqi, Ukrainë, Bjellorusi dhe Rusi”

Nga 300,000 teste për koronavirusin të kryera në Europë, 1 në 13 raste të infeksionit ka prekur punonjësit e kujdesit shëndetësor". Të dhënat mbi të cilat bazohet kjo llogaritje janë ato që secili vend evropian i ka dërguar zyrës rajonale, shpjegoi Hans Kluge, duke shprehur "shqetësim" për mjekët, infermierët dhe punëtorët e tjerë në sektor.

Ora 12:05
Covid-19, Ursula von der Leyen: Europa duhet t’i kërkojë falje Italisë (VIDEO)

"Është e vërtetë që shumë munguan kur Italia kishte nevojë për ndihmë në fillim të pandemisë. Kjo është e vërteta, Unioni tani duhet t’i kërkojë Italisë dhe po e bën. Por një falje është e vlefshme vetëm nëse ajo ndryshon sjelljen. U desh shumë kohë që të gjithë të kuptojnë se ne duhet të mbrojmë njëri-tjetrin. Tani zemra e BE rreh për solidaritetin dhe qëndron krah atyre që duhe ndihmuar më shumë”

Në vendin më solemn, salla e Parlamentit Europian, Ursula von der Leyen gjeti fjalë për të shtyrë të gjitha qeveritë e kontinentit drejt solidaritetit.

Presidentja gjermane e Komisionit foli për egoizmin e atyre partnerëve, të cilët në fillim të krizës shëndetësore nuk e ndihmuan Italinë e goditur fort nga Covid 19 por edhe tha se për të mos dështuar përsëri duhet edhe solidaritet ekonomik.

Saktësisht një javë më parë krerët e shteteve dhe qeverive përmeës një video konference diskutuan kërkesat e disa vendeve mesdhetare, Francës, Italis dhe Spanjës  për të lëshuar Obligacione Rimëkëmbjeje të afta për të parandaluar recesionin shkatërrues ekonomik nga koronavirusi që penalizon kombet edhe për shkak të borxhit të madh publik.

Pak ditë më parë Ministrat e financave të BE kanë gjetur gjuhën për një marrëveshje të përbashkët në lidhje me një paketë financare prej 500 miliardë euro për të mbështetur sistemin shëndetësor, ruajtjen e vendeve të punës, likuiditetet për bizneset dhe fondin për një plan ringjalljeje ekonomike në situatën pandemike.

Hipoteza e eurobonove, ose koronabondave, siç janë thirrur edhe në këto ditë krize prej koronavirusit, nuk është gjithsesi e përjashtuar plotësisht për të financuar Planin e Rimëkëmbjes pavarësisht se Holanda dhe Gjermania janë shprehur kundër.

Qeveria Holandeze ka kërkuar që ndihma finaciare në suazën e eurobondit të jepet me kushte kurse Kancelarja Merkel deklaroi se ekzistojnë mekanizma të tjerë ndihmues pa prekur rregullat e Mekanizmit Europian të Stabilitetit.

Ndërkohë Ursula von der Leyen  së bashku me kreun e Këshillit Europian, belgun Charles Michel, po punon për të provuar të nxisë një marrëveshje midis udhëheqësve të shteteve të BE për eurobonondet.

"Askush nuk duhet të fajësohet për këtë krizë", tha von der Leyen si për të pastruar fushën e akuzave që vendet e Mesdheut kanë për nordikët dhe anasjelltas

"Pandemia është simetrike, por tronditja ekonomike asimetrike”- u shpreh Presidentja gjermane e Komisionit e cila dje tha se "Europës i duhet një plan Marshall për të dalë nga kriza e koronavirusit”, dhe se “investimet publike dhe private janë të nevojshme."

Plani i von der Leyen përqendrohet në buxhetin e BE-së për vitet 2021-2027. Ajo planifikon të paraqesë një propozim të ri deri në fund të prillit për ta zgjeruar buxhetin.

Parashikohet që Komisioni do të emetojë eurobonde, të mbledhë para në treg dhe t'i shpërndajë ato te qeveritë europiane, një mënyrë për të përmbushur kënaqësitë e Gjermanisë, Hollandës, Austrisë, Finlandsn dhe Danimarkës, të cilat kanë kërkuar garanci nga Brukseli se paratë nuk do të harxhohen kot nga Jugorët.

Ora 11:31
Covid-Vdes nga koronavirusi shkrimtari kilian Luis Sepulveda 71 vjeç, ishte shtruar në spital që nga fundi i shkurtit

Ka vdekur nga infeskioni i koronavirusit shkrimtari kilian Luis Sepulveda, 71 vjeç. Ai ishte shtruar në një spital në Oviedo që nga fundi i muajit shkurtit pasi ishte infektuar.

 Sepulveda ndër të parët, ose mbase personi i parë i famshëm i prekur nga koronavirusi, përjetoi simptomat e para pasi u kthye nga një festival letrar në Portugali.

Gruaja e tij,  Carmen Yanez ishte gjithashtu e infektuar, megjithëse në një formë më të butë. Në mes të muajit mars, ajo tregoi se kushtet shëndetësore të Sepulveda ishin përkeqësuar edhe pse më parë ishte folur pë një përmirësim të gjendjes.

Autori bestseller Sepulveda, kishte lindur me 4 tetor të vitit 1949 dhe kohën më të gjatë jetoi në Spanjë, kurse tetorin e kaluar festoi 70-vjetorin e tij të lindjes në Milano.

Me debutimin e tij – ‘Plaku që lexoi romane dashurie’, ai u dha lexuesve një pjesë të jetës së tij kaluar në pyllin e Amazonës me indianët Shuar. Në vitin 1977, i dëbuar nga Kili pas dy vjet e gjysmë burg, ai iu bashkua një misioni të UNESCO-s për të studiuar ndikimin e civilizimit në popullsitë vendase.

Me romanin e dytë, ‘Bota në fund të botës’, ai përkundrazi përshkroi jetën e gjuetarëve të balenave dhe ngjarjet në kuvertën e një anijeje Greenpeace, një organizatë që ai i ishte bashkuar në vitet tetëdhjetë.

Romanet e fundit që u botuan thuajse kudo në botë ishte 'Fundi i tregimit ’dhe përralla e fundit’

Ndër veprat e tij mund të përmendim "Ditari i një vrasësi sentimental", "Trëndafilat e Atacama" dhe "Historia e një pulëbardhe dhe një mace që i mësoi asaj të fluturonte" e cila u bë edhe film i animuar.

Ora 10:35
Covid-19, Washington Post: Kina ka përgjegjësi ligjore për dëmet pandemike që ka shkaktuar. Fshehu virusin! Bizneset ngrejnë padi

Në një shkrim të gazetarit Marc A. Thiessen, i botuar në prestigjozen amerikane The Washington Post thuhet se Kina ka përgjegjësi ligjore për dëmet pandemike që ka shkaktuar.

“Kostot e pandemisë vazhdojnë të shtohen. Qindra miliona amerikanë janë në bllokim dhe izolim. Rreth 16.8 milionë amerikanë kanë mbetur të papunë dhe rreth 30 mijë kanë vdekur, teksa numri i viktimave nga infeksioni vazhdon të rritet në mënyrë eksponenciale. Kongresi amerikan ka aprovuar tre fatura financiare me vlerë totale 2.3 trilion dollarë për emergjencën shëndetësore. Dikush duhet të paguaj për këto dëme të papara në histori”, - kështu shkruan Marc A. Thiessen duke shtuar se “regjimi komunist kinez duhet të fajësohet  dhe të mbajë ligjërisht përgjegjës për gënjeshtrën me dashje që i bëri botës për rrezikun e koronavirusit gjë e cila bëri që në mbarë botën të kishte miliona të prekur dhe deri tani mbi 137 mijë vdekje nga koronavirusi”.

Gazetari amerikan në shkrimin e tij thotë se “Tani e dimë se rasti i parë i covid-19 u shfaq në provincën Hubei në 17 nëntor. Nga mesi i dhjetorit, zyrtarët kinezë e dinin që virusi ishte në qarkullim pasi prej tij ndërkohë ishin infektuar edhe shumë mjekë. Por në vend që të alarmonin botën, ata u përpoqën ta mbulojnë atë dhe ndëshkuan mjekët që u përpoqën të ngrinin alarmin".

Më 14 Janar, Organizata Botërore e Shëndetit deklaroi në Twitter se "autoritetet kineze nuk kanë gjetur prova të qarta të transmetimit nga njeriu te njeriu". Më 15 janar, kreu i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Kinë deklaroi në televizionin shtetëror se "rreziku i transmetimit nga njeriu te njeriu është i ulët". Këto ishin gënjeshtra, dhe Pekini e dinte, ndërkohë që më shumë se 1700 punonjës në rradhët e bluzave të bardha ishin infektuar.

Ndërsa Kina gënjeu, ajo me qëllim pengoi përpjekjet e SHBA-së për t'u përgatitur për ardhjen e koronavirusit në brigjet e saj duke refuzuar të ndante informacion me Shtëpinë e Bardhë. Zyrtarët amerikanë u irrituan aq shumë sa, duke mënjanuar kanalet zyrtare diplomatike, i  kërkuan drejtorit të laboratorit të biokontrollit në Universitetin e Teksasit, i cili kishte një partneritet kërkimor me Institutin e Virologjisë në Wuhan, për të parë nëse ai mund të merrte mostra.

Sipas Washington Post, "Në fillim, laboratori në Wuhan u pajtua me kërkesën e Universitetit të Teksasit, por zyrtarët në Pekin ndërhynë në 24 janar dhe bllokuan çdo transferim informacioni nga laboratori për në SHBA.

Kjo ndërhyrje erdhi një ditë pasi Pekini vendosi përfundimisht bllokimin e vonuar të qytetit Wuhan, që do të thotë se edhe pasi zyrtarët kinezë më në fund pranuan publikisht pandeminë, ata ende po pengonin dhënien e informacionit për SHBA.

Por ndërkohë kjo fshehje e informacionit pati pasoja vdekjeprurëse. Një studim i Universitetit të Southampton zbuloi se nëse Pekini do të kishte vepruar tre javë më shpejt, numri i infeksioneve dhe vdekjeve nga Covid-19 mund të ishte zvogëluar me 95 përqind, gjë që do të kishte parandaluar një pandemic globale.

Por gënjeshtrat dhe pengimet e Kinës nuk mbarojnë këtu.

Sipas Marc A. Thiessen “Komuniteti i inteligjencës amerikane ka konkluduar se Pekini ka raportuar të dhëna jo të sakta mbi numrin e të infektuarve dhe viktimave, gjë e cila ka bërë që shkencëtarët amerikanë të mos kishin të dhëna të sakta që duhen për të kuptuar se si sillet virusi. Kjo është më shumë sesa neglizhencë; është dezinformim dhe pengim aktiv”.

Pse zyrtarët kinezë janë kaq të vendosur për të fshehur shpërthimin e epidemisë?

Ndoshta sepse, siç raportoi kohët e fundit David Ignatius, virusi mund të mos kishte origjinën organike në tregun e lagësht të Wuhan. Ai mund të kishte dale aksidentalisht nga një laborator në Wuhan, fare pranë tregut të kafshëve, mbase edhe përmes infeksionit të një punonjësi të laboratorit. Nëse po, kjo do të shtonte edhe një tjetër shtresë në fajin e Kinës.

Thiessen  thotë se “Kina është përgjegjëse për gënjeshtrat dhe pengesat e saj. Punonjësit  e kujdesit shëndetësor dhe shumë pronarë biznesesh në SHBA kohët e fundit kanë ngritur paditë e para kundër Partisë Komuniste Kineze. Kongresi duhet t'i ndihmojë ata dhe të tjerët duke hequr statukuon e imunitetit sovran të dhënë Kinës dhe duke lejuar individët dhe bizneset e dëmtuara nga veprimet e Kinës të padisin Pekinin zyrtar për dëmet. Viktimat duhet të kenë të drejtë të padisin Kinën për këto dëme jashtëzakonisht të mëdha”.

Ish zyrtari i Departamentit të Drejtësisë, David Rivkin është shprehur në lidhje me çështjen se Kina nuk do të jetë në gjendje të injorojë padi të tilla.

"Gjykimi mund të çojë në sekuestrimin e pasurive tregtare kineze, përfshirë çdo të ardhur nga eksportet kineze kudo në botë."

Sipas Rivkin  “Ne kemi gërvishtur vetëm sipërfaqen e bashkëveprimit të Kinës në këtë pandemi. Mënyra më e mirë për të zbuluar të vërtetën mund të jetë përmes sistemit juridik amerikan”.

Ora 09:44
Covid-19, dokumenti sekret i Pekinit: Kina raportoi me 6 ditë vonesë epideminë nga koronavirusi

‘Presidenti kinez Xi Jinping raportoi ekzistencën e koronavirusit me vetëm gjashtë ditë me vonesë’. Kjo thuhet në një dokumente për përdorim të brendshëm i botuar nga ‘Associated Press’, sipas të cilave nga 14 deri në 20 janar autoritetet kineze ishin tashmë të vetëdijshëm për rrezikun e një epidemie. Sidoqoftë, njoftimi zyrtar u bë vetëm në datën 20, kur ndërkohë në Wuhan ishin infektuar më shumë se 3000 njerëz.

Shifra mund të duket e vogël po të kemi parasysh popullsinë në Kinë por ajo është shqetësuese teksa dihet se një i infektuar mund të infektojë nga 4 deri në 10 të tjerë, dhe rrathët centikë të epidemisë shtohen me shpejtësi ndërkohë që udhëtimet për dhe nga Kina ishin ende të lejuara.

"Kjo është tronditëse," –tha një epidemiolog në Universitetin e Kalifornisë, në Los Angeles.

Zuo-Feng Zhang tha se: Nëse Pekini zyrtar do të kishte ndërmarrë veprime gjashtë ditë më parë, do të kishte pasur më pak pacientë të infektuar dhe të vdekur.

Sipas ‘Associated Press’, "Ende nuk është e qartë nëse autoritetet rajonale apo kombëtare nuk e patën ngritur alarmin nga frika se mund të krijohej panik në populate apo kishin vendosur ta mbanin të fshehtë.

Nëse ato që shkruhen në dokumentin e siguruar nga ‘Associated Press’ do të konfirmoheshin kjo do të vërtetonte edhe fjalët e presidentit amerikan Donald Trump se Kina "ka fshehur rrezikun pandemik".

Ora 09:22
Covid-19, Në Itali ndryshime pozitive pandemike, 1 pozitiv për 16.4 teste tamponi. Lombardia kërkon ‘të heq frenat’

Covid-19, Në Itali ndryshimet pandemike janë drastike, 1 pozitiv për 16.4 teste tamponi. Lombardia kërkon ‘të heq frenat’

Në Itali, pas shifrave të dhëna nga Mbrojtja Civile duket se ndryshimet pandemike janë drastike. Nëse jo më larg se një javë më parë rezultonte një rast pozitiv për 6-8 teste tamponi dje u komunikua se për çdo 16,4 teste ka një rast pozitiv me Covid-19.

Gjithsesi e ashtuquajtura ‘Faza 2’ në Itali ka një rikuperim të ngadaltë. Kompanitë kërkojnë të ‘heqin frenat’ për të filluar prodhimin, veçanërisht ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, aktivitetet artizanale që janë dhe shtylla vertebrale për industrinë e madhe italiane. Vetëm disa ditë më parë Confindustria kishte lëshuar alarmin, duke paralajmëruar rrezikun e falimentimit të këtyre ndërmarrjeve, gjë që do të ishte gjithashtu një fatkeqësi për kompanitë më të mëdha në vend.

Rajoni i Lombardisë dje kërkoi nga qeveria Conte, mundësinë e rihapjes graduale të aktiviteteve të prodhimit duke filluar nga data 4 maj.

Iniciativa e Rajonit të Lombardisë duket se është marrë nën peshën e një recesioni ekonomik të paparë: një miliardë e 857 milion shpenzime të humbura vetëm për muajin mars.

Sipas autoriteteve në Lombardi, rihapja do të shoqërohet me disa detyrime si distanca e sigurisë midis njerëzve, mbajtja e detyrueshme e maskës dhe kryerja në masë të gjerë e testeve serologjike. Lombardia parashikon që pas aktiviteteve të planifikohet edhe hapja e shkollave dhe universiteteve.

Ora 09:03
Covid-19, dosja e 007 në SHBA: Koronavirusi mund të ketë lindur në laborator

Zyrtarët e inteligjencës amerikane dhe zyrtarët amerikanë të sigurisë kombëtare po shqyrtojnë midis mundësive që koronavirusi i ri të ketë  lindur në laborator në Wuhan dhe të ketë dalë prej andej aksidentalisht sesa të jetë shfaqur në një treg të qytetit epiqendër e epidemisë.

CNN që ka raportuar lajmin ka përmendur burime të ndryshme që kanë dijeni për dosjen e CIA-s.

Dje në një shkrim në “Washington Post” thuhej se zyrtarët e ambasadës amerikane në Pekin kishin paralajmëruar Uashingtonin që në vitin 2018 se siguria e laboratorit të virologjisë në Vuhan ishte e papërshtatshme.

Sipas të përditshmes amerikane, Departamenti Amerikan i shtetit ishte paralajmëruar se shkencëtarët aziatikë po kryenin “studime të rrezikshme” mbi lakuriqët e infektuar me Covid-19 dhe se  ato mund të kërcënonin njerëzimin pasi viruset e formës Sars mund të shkaktonin pandemi.

Dy ditë më parë Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo ka kritikuar administratën kineze se nuk ka informuar rreth pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) në kohë dhe se do të vijë dita kur përgjegjësit do të japin llogari.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasan Pordha: 16/04/2020 12:34

    Europa te marre shembull nga Shqiperia kur i dergoi Italise 30 mjeke dhe infermiere kur vete Shqiperia ishte ne kulmin e pandemise Ajo qe kerkon te beje Europa duke i kerkuar falje do qe te laje m.... me sh...

    Përgjigju
  • USA emigrant: 16/04/2020 11:44

    Sot ne NY dramatic slow down infektimi I njerezve deklarate e De BLASIO presim te HOQEN kufizimet ne fillim te mait

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së

Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së