COVID-19 / Merkel: Në Gjermani, të gjithë të vaksinuar deri në verë! Britania e Madhe do të prodhojë vaksinën Valneva

COVID-19 / Merkel: Në Gjermani, të gjithë të vaksinuar deri në verë! Britania e Madhe do të prodhojë vaksinën Valneva

Foto ilustruese

Angazhimi më i fundit i kompanisë AstraZeneca për të furnizuar Bashkimin Evropian me vaksina anti- Covid do të  mundësojë dorëzimin e nëntë milion dozave të tjera në tremujorin e parë, në një total prej 40 milion dozash, dhe duke arritur një javë më herët sesa parashikimi.

Lajmi u be i ditur nga presidentja e Komisionit të Bashkimit Evropian Ursula Von Der Leyen nëpërmjet një postimi në Twitter e cila përsëriti se qëllimi kryesor ishte vaksinimi i rreth 70 % të popullsisë deri në fund të verës. Lajmi vjen pas një konflikti me kompaninë farmaceutike anglo-suedeze.

Kjo e fundit kishte njoftuar shkurtime drastike në shpërndarje, të cilat kishin nxitur dyshimin se po favorizonin klientët britanikë në dëm të atyre të Bashkimit Evropian. Si rrjedhojë, Komisioni vendosi të aktivizojë monitorimin e rreptë të eksportit të vaksinave në vendet e treta, dhe kërcënimi i arkivuar më vonë i kontrolleve në transportin e dozave në kufirin midis Irlandës dhe Irlandës së Veriut, ku kalimi i mallrave mbetej i lirë pas Brexit.

Përveç kësaj, një njoftim tjetër në Twitter nga Presidentja e Komisionit, thuhej se kompania  "Pfizer-BioNTech do të japë 75 milion doza më shumë në tremujorin e dytë të vitit duke arritur një total prej 600 milion doza në 2021"

Sakaq Kancelarja Gjermane Angela Merkel, pas një samiti të mbajtur në Berlin u shpreh se çdo qytetar gjerman do të ketë mundësinë të vaksinohet kundër Covid-19 deri në fund të verës. Rreth 2.5 milion njerëz janë vaksinuar deri më tani, mes diskutimeve të nxehta në lidhje me uljen e dozës nga kompania AstraZeneca.

"Deri në fund të tremujorit të tretë, deri në fund të verës ne do të jemi në gjendje të vaksinojmë çdo qytetar, ne jemi në gjendje ta mbajmë këtë angazhim".

Edhe në Mbretërinë e Bashkuar, 40 milion doza të vaksinës Valneva janë siguruar dhe do të prodhohen në Skoci.

Pak më shumë se 9 milion njerëz janë vaksinuar deri më tani, 10% e të cilave vetëm gjatë fundjavave.

Vendi ka porositur gjithsej mbi 400 milion doza të vaksinave. Ministri i Shëndetësisë Matt Hancock theksoi faktin se qëndrimi i mbajtur prej tyre në këtë proëes synonte mbështetjen e vaksinave dhe nëse vaksina Valneva do të miratohej shumë doza do të prodhoheshin në Mbretërinë e bashkuar

Portugalia, e cila mban presidencën e rradhës së Bashkimit, është vendi anëtar më i vuajtur për momentin, me raste të reja infektimi dhe vdekje në raport me popullsinë në rekord botëror.

Kancelari austriak Sebastian Kurz njoftoi në Twitter se ai do të mirëpresë pacientët portugezë për të lehtësuar peshën e kujdesit intensiv, siç kishte bërë tashmë me ata Italianë, Francezë dhe Malazezët. Gjithashtu edhe ushtria gjermane do të ofrojë personel dhe mbështetje materiale.

Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, Portugalia ka numëruar 720,516 infeksione dhe 12,482 vdekje.

Askush nuk mund të largohet nga vendi përveçse për arsye shëndetësore dhe pune. Në Algarve, në kufi me Spanjën, po bëhen kontrolle të kujdesshme.

Ndërkohë, në Austri  nga 8 Shkurti vendi do të fillojë të lehtësojë kufizimet:  kontrollet kufitare do të jenë më të rrepta për të parandaluar hyrjen e turisteve .

Në Francë, megjithatë, pistat e skive do të qëndrojnë të mbyllura gjatë muajit shkurt, duke zhgënjyer të apasionuarit pas sporteve dimërorë. Kompanitë e vendpushimeve të skive, si dhe dyqanet e pajisjeve të këtij sektori, do të jenë në gjendje të kërkojnë ndihmë financiare nga qeveria.

Vaksina AstraZeneca, pas konfirmimit nga Agjencisë Evropiane të Barnave Ema,  mori dritën jeshile  në Itali nga agjencia kombëtare Aifa, e cila sidoqoftë rekomandoi administrimin e saj nën 55 vjeç.

Vendi po pret të dëgjojë për planin e ri të administrimit të vaksinës, në dritën e shkurtimeve të njoftuara nga kompanitë Moderna dhe Pfizer.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie