COVID-19 në Francë/ Hyka për Report Tv: Në prag të festave lirojmë masat! Në janar presim një valë të tretë (VIDEO)

Në prag të festave të fundvitit, Franca pritet të lirojë masat izoluese në të gjithë territorin. Anila Hyka, anëtare e Këshillit Koordinues të Diasporës në Francë në një intervistë për Report Tv tha se kjo bëhet për shkak të qytetarëve që të takojnë familjarët e tyre.

Ajo u shpreh se gjatë ditëve të fundit është vënë re dhe një ulje e rasteve të të infektuarve dhe viktimave e cila ka çuar në rishqyrtimin e këtyre masave. Por ajo paralajmëron se nga janari mund të ketë një valë të tretë infektimesh ndaj dhe qeveria mund të japë një tjetër izolim.

"Situata ka disa ditë që ka marrë një kthesë pozitive gjë që duket dhe nga shifrat. Numri i të infektuarve ka rënë e cila tregon që piku i shifrave po vjen në ulje. Shihet tek numri i atyre që shërohen e cila është më e madhe se e atyre që shtrohen në spitale. Dhe numri i viktimave është më i ulët. Në mesazhet edhe mjekët edhe specialistët edhe qeveria përpiqen të jenë të kujesshëm. Janë optimistë sepse duket nga lehtësimi i masave. Janë liruar masat për bizneset. Nga data 15 është një heqje thuajse e plotë e vendit përveç disa prej tyre. Numrat do të vëzhgohen çdo ditë dhe masat janë dhënë me kujdesin që nëse shikohet një tendencë e një vale të tretë. Mendohet që nga janari mund të ketë një valë të tretë, është liruar dhjetori për t'i dhënë një fyrmëmarrje bizneseve dhe qytetarëve që të festojnë festat e fundvitit.

Sot për sot jemi të gjithë të mbyllur përveç disa bizneseve kryesore jetike dhe disa shërbime publike që lidhen me sigurinë, shëndetësinë si dhe institucionet arsimore. Ne që jemi në biznes, duhet të punojmë nga shtëpia një pjesë dhe mendohet që shtetrrethimi të lirohet pas datës 15. Nesër lirohet për disa bizneseve. Do të rrisin pak orarin e lëvizjes. Me rastet e festave dhe lirimit të masave, njerëzit do të dalin më shpesh dhe do të shkojnë drejt familjeve dhe të afërmve të tyre. Shteti u ka bërë apel qytetarëve që të eleminojnë takimet më shumë se 10 vetë, restoranteve dhe zonave  të biznesit u është kërkuar që hapësira e klientëve që vijnë të jetë më e madhe. Si shembull, në zonat komerciale është kërkuar një hapësirë më e madhe" - tha Hyka.

Ndërkohë përsa i përket vaksinës së koronavirusit, Hyka deklaroi se ajo do të jetë e gatshme brenda dhjetorit dhe të shpërndahet sipas një strategjie dhe një prioriteti nga ata që janë më të rrezikuar deri tek qytetarët e fundit.

"Është thënë që vaksina pritet të vijë që në dhjetor. Pritet të jetë vala e parë e vaksinës dhe do u bëhet personelit mjekësor dhe atyre që janë më të prekur. Pritet që në kohën në vijim të nxirret dhe urdhëri për vaksinën e COVID. Është me dëshirë dhe jo e detyruar. Si është shifra, sa duan dhe sa nuk duan ta bëjnë vaksinën nuk mund ta them se është akoma herët. Çdo gjë po bëhet në bashkërendim me BE. Po u miratua një vaksinë nga BE atëherë do të përdoret dhe nga shteti francez. Shqetësimi më i madh është që ne nuk po takohemi. Lëvizjet këtu janë 1 km rreth shtëpisë 1 orë në ditë. Disa punojnë nga shtëpia ndërsa disa të tjerë kanë humbur punën por që pagat mbulohen nga shteti. Francezët kanë pasur dhe revolta mbi këto masa kufizuese. Janë shqetësime të rënies së ekonomisë" - tha Hyka.

Në 24 orët e fundit në Francë u shënuan 12,459 raste dhe 396 viktima në 24 orët e fundit.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë