COVID-19 në Shqipëri/ Regjistrohen 695 raste të reja dhe 17 viktima në 24 orë! Humb jetën pedagogia në Vlorë e inxhinieri në Berat

COVID-19 në Shqipëri/ Regjistrohen 695 raste të reja dhe 17 viktima në 24 orë! Humb jetën pedagogia në Vlorë e inxhinieri në Berat

Ambulancat në Spitalin Infektiv

Ditën e sotme (7 dhjetor) u regjistruan 695 raste të reja me koronavirus nga 1,963 testime të kryera në 24 orët e fundit.

Fatkeqësisht, 17 qytetarë të tjerë kanë humbur betejën me virusin gjatë kësaj periudhe kohe duke e çuar bilancin total në 922 viktima.

463 qytetarë ndodhet të shtruar në 4 spitalet COVID, 37 në terapi intensive dhe 9 pacientë janë të intubuar.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit, 563 qytetarë janë shëruar duke e çuar numrin e përgjithshëm e atyre që kanë fituar betejën me COVID në 22,180 që nga fillimi i pandemisë.

Koronavirusi i ka marrë jetën pedagoges në Vlorë, Dafina Brokaj e cila ishte e shtruar prej disa ditësh në Tiranë për shkak se gjendja e saj shëndetësore ishte rënduar.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Në 24 orët e fundit paraqitet si vijon janë kryer 1.963 dhe kanë rezultuar pozitivë 695 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

281 raste në Tiranë, 65 në Elbasan, 59 në Fier, 51 në Lushnje, 36 në Lezhë, 35 në Durrës, 32 në Gjirokastër, 23 raste në Përmet, 18 në Pukë, 15 në Korçë, nga 12 raste në Vlorë, Berat, 9 në Mat, nga 6 raste në Has, Mallakastër, nga 5 raste në Krujë, Kukës, Delvinë, nga 4 raste në Dibër, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Devoll, Gramsh, Kuçovë, nga 1 rast në Shkodër, Tepelënë, Kolonjë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 563 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 22.180 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 463 pacientë, 37 në terapi intensive, 9 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 17 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID:

5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Elbasani, 2 qytetar nga Përmeti, 2 qytetare nga Fieri, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Prrenjasi, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Shijaku, të moshave 58-79 vjeç.

COVID-19 – Statistika (07 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore         695
Të shëruar ne 24 orë      563
Të shtruar në spitale       463
Humbje jete në 24 orë      17
Testime ditore              1.963
Testime totale           205.971
Raste pozitive            43.683
Raste të shëruara      22.180
Raste Aktive              20.581
Humbje jete                    922

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë     11041
Fier          1612
Durrës     1349
Korçë      1122
Vlorë      1037
Shkodër   903
Elbasan   872
Lezhë      740
Berat       701
Gjirokastër  518
Kukës     434
Dibër      252

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:38
Të intubuar prej ditësh në spitalin 'Shefqet Ndroqi', humbin jetën inxhinieri i Spitalit të Beratit, Alfred Lulaj dhe ai i OSSHE-së Armand Spathara

1607372847_inxhineret.jpg

Armand Spathara dhe Alfred Lulaj

2 inxhiniera në dy institucione të rëndësishme në qytetin e Beratit kanë humbur sot jetën, si pasojë e virusit të rrezikshëm COVID-19.

Inxhinieri i Spitalit Rajonal Berat, 55-vjeçari Alfred Lulaj dhe inxhinieri i OSHEE-së, 60-vjeçari Armand Spathara e kanë humbur betejën me COVID-19 në orët e para të mëngjesit të së Hënës.

Lulaj dhe Spathara ishin të shtruar prej 2 javësh në Spitalin "Shefqet Ndroqi" në Tiranë, ku ishin të intubuar.

Mësohet se askush prej dy inxhinierëve që humbën jetën nga COVID-19 nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese.

Ata ishin transportuar rreth 2 javë më parë nga Spitali i Beratit drejt spitalin "Shefqet Ndroqi" në Tiranë, në gjendje të rënduar. Pas disa ditësh në intubim, gjendje e tyre është përkeqësuar, ata kanë shfaqur komplikacione dhe kanë ndërruar jetë.

55-vjeçari Alfred Lulaj kishte 10-vjet që punonte si inxhinier në Spitalin Rajonal Berat,ndërkohë që 60-vjeçari Armand Spathara mbante mbi supe një karrierë prej më shumë se 20-vitesh në drejtorinë e OSHEE-së Berat, ku punonte si inxhinier në sekrorin e dispeçerisë. Pas vdekjes së tyre,kanë qënë të shumta mesazhet e ngushëllimit në rrjetet sociale nga miq e kolegë të dy inxhinierëve për familjarët e tyre.

 

Ora 20:37
COVID-19 në Berat/ Infektohen 4 mësuese, virusi prej 1 infermiere në repartin e pediatrisë në spitalin rajonal

1604490455_korona.jpg

Ditën e sotme në qytetin e Beratit u raportuan 12 raste të reja me koronavirus. Mësohet se ndër të infektuarit janë 4 mësuese në shkollat 9-vjeçare në këtë qytet.

Gjithashtu dhe një infermiere në repartin e pediatrisë në spitalin e Beratit ka rezultuar pozitive me COVID.

Rastet e konfirmuara:

-1 mësuese në shkollën 9-vjeçare "Thimi Tani".

-1 mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Bogdan.

-1 mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Velabisht.

-1 mësuese në shkollën private "Ylli i Mëngjesit".

-1 infermiere në Repartin e Pediatrisë në Spitalin e Beratit.

-1 personel administrate në Burgun e Beratit.

-1 polic në DPV Berat.

Ora 15:28
Ishte shtruar prej disa ditësh në spital, COVID i merr jetën pedagoges në Vlorë

1607351708_vlora001.jpg

VLORË- COVID-i i merr jetën pegadoges në Vlorë, Dafina Brokaj.

Report Tv mëson se Brokaj ishte e shtruar prej disa ditësh në Tiranë për shkak se gjendja e saj shëndetësore ishte rënduar.

Brokaj ka qenë pedagoge, ish- drejtoreshë e qytezës studenti në qytetin e Vlorës, teksa së fundmi kishte punuar në një shkollë jo-publike.

E.M./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës