Covid-19, Ursula von der Leyen: Europa duhet t’i kërkojë falje Italisë (VIDEO)

"Është e vërtetë që shumë munguan kur Italia kishte nevojë për ndihmë në fillim të pandemisë. Kjo është e vërteta, Unioni tani duhet t’i kërkojë Italisë dhe po e bën. Por një falje është e vlefshme vetëm nëse ajo ndryshon sjelljen. U desh shumë kohë që të gjithë të kuptojnë se ne duhet të mbrojmë njëri-tjetrin. Tani zemra e BE rreh për solidaritetin dhe qëndron krah atyre që duhe ndihmuar më shumë”

Në vendin më solemn, salla e Parlamentit Europian, Ursula von der Leyen gjeti fjalë për të shtyrë të gjitha qeveritë e kontinentit drejt solidaritetit.

Presidentja gjermane e Komisionit foli për egoizmin e atyre partnerëve, të cilët në fillim të krizës shëndetësore nuk e ndihmuan Italinë e goditur fort nga Covid 19 por edhe tha se për të mos dështuar përsëri duhet edhe solidaritet ekonomik.

Saktësisht një javë më parë krerët e shteteve dhe qeverive përmeës një video konference diskutuan kërkesat e disa vendeve mesdhetare, Francës, Italis dhe Spanjës  për të lëshuar Obligacione Rimëkëmbjeje të afta për të parandaluar recesionin shkatërrues ekonomik nga koronavirusi që penalizon kombet edhe për shkak të borxhit të madh publik.

Pak ditë më parë Ministrat e financave të BE kanë gjetur gjuhën për një marrëveshje të përbashkët në lidhje me një paketë financare prej 500 miliardë euro për të mbështetur sistemin shëndetësor, ruajtjen e vendeve të punës, likuiditetet për bizneset dhe fondin për një plan ringjalljeje ekonomike në situatën pandemike.

Hipoteza e eurobonove, ose koronabondave, siç janë thirrur edhe në këto ditë krize prej koronavirusit, nuk është gjithsesi e përjashtuar plotësisht për të financuar Planin e Rimëkëmbjes pavarësisht se Holanda dhe Gjermania janë shprehur kundër.

Qeveria Holandeze ka kërkuar që ndihma finaciare në suazën e eurobondit të jepet me kushte kurse Kancelarja Merkel deklaroi se ekzistojnë mekanizma të tjerë ndihmues pa prekur rregullat e Mekanizmit Europian të Stabilitetit.

Ndërkohë Ursula von der Leyen  së bashku me kreun e Këshillit Europian, belgun Charles Michel, po punon për të provuar të nxisë një marrëveshje midis udhëheqësve të shteteve të BE për eurobonondet.

"Askush nuk duhet të fajësohet për këtë krizë", tha von der Leyen si për të pastruar fushën e akuzave që vendet e Mesdheut kanë për nordikët dhe anasjelltas

"Pandemia është simetrike, por tronditja ekonomike asimetrike”- u shpreh Presidentja gjermane e Komisionit e cila dje tha se "Europës i duhet një plan Marshall për të dalë nga kriza e koronavirusit”, dhe se “investimet publike dhe private janë të nevojshme."

Plani i von der Leyen përqendrohet në buxhetin e BE-së për vitet 2021-2027. Ajo planifikon të paraqesë një propozim të ri deri në fund të prillit për ta zgjeruar buxhetin.

Parashikohet që Komisioni do të emetojë eurobonde, të mbledhë para në treg dhe t'i shpërndajë ato te qeveritë europiane, një mënyrë për të përmbushur kënaqësitë e Gjermanisë, Hollandës, Austrisë, Finlandsn dhe Danimarkës, të cilat kanë kërkuar garanci nga Brukseli se paratë nuk do të harxhohen kot nga Jugorët.


Lajmi kryesor:

Covid-19, Italia regjistroi sot 525 viktima. Në SHBA mbi 30 mijë vdekje dhe 22 milionë të papunë. 007: Virusi mund të ketë dalë nga laboratori Wuhan


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Sërish zjarr në grumbullimin e mbetjeve në Vlorë! Era favorizon përhapjen e flakëve

Sërish zjarr në grumbullimin e mbetjeve në Vlorë! Era favorizon përhapjen e flakëve