Covid-19, Washington Post: Kina ka përgjegjësi ligjore për dëmet pandemike që ka shkaktuar. Fshehu virusin! Bizneset ngrejnë padi

Në një shkrim të gazetarit Marc A. Thiessen, i botuar në prestigjozen amerikane The Washington Post thuhet se Kina ka përgjegjësi ligjore për dëmet pandemike që ka shkaktuar.

“Kostot e pandemisë vazhdojnë të shtohen. Qindra miliona amerikanë janë në bllokim dhe izolim. Rreth 16.8 milionë amerikanë kanë mbetur të papunë dhe rreth 30 mijë kanë vdekur, teksa numri i viktimave nga infeksioni vazhdon të rritet në mënyrë eksponenciale. Kongresi amerikan ka aprovuar tre fatura financiare me vlerë totale 2.3 trilion dollarë për emergjencën shëndetësore. Dikush duhet të paguaj për këto dëme të papara në histori”, - kështu shkruan Marc A. Thiessen duke shtuar se “regjimi komunist kinez duhet të fajësohet  dhe të mbajë ligjërisht përgjegjës për gënjeshtrën me dashje që i bëri botës për rrezikun e koronavirusit gjë e cila bëri që në mbarë botën të kishte miliona të prekur dhe deri tani mbi 137 mijë vdekje nga koronavirusi”.

Gazetari amerikan në shkrimin e tij thotë se “Tani e dimë se rasti i parë i covid-19 u shfaq në provincën Hubei në 17 nëntor. Nga mesi i dhjetorit, zyrtarët kinezë e dinin që virusi ishte në qarkullim pasi prej tij ndërkohë ishin infektuar edhe shumë mjekë. Por në vend që të alarmonin botën, ata u përpoqën ta mbulojnë atë dhe ndëshkuan mjekët që u përpoqën të ngrinin alarmin".

Më 14 Janar, Organizata Botërore e Shëndetit deklaroi në Twitter se "autoritetet kineze nuk kanë gjetur prova të qarta të transmetimit nga njeriu te njeriu". Më 15 janar, kreu i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Kinë deklaroi në televizionin shtetëror se "rreziku i transmetimit nga njeriu te njeriu është i ulët". Këto ishin gënjeshtra, dhe Pekini e dinte, ndërkohë që më shumë se 1700 punonjës në rradhët e bluzave të bardha ishin infektuar.

Ndërsa Kina gënjeu, ajo me qëllim pengoi përpjekjet e SHBA-së për t'u përgatitur për ardhjen e koronavirusit në brigjet e saj duke refuzuar të ndante informacion me Shtëpinë e Bardhë. Zyrtarët amerikanë u irrituan aq shumë sa, duke mënjanuar kanalet zyrtare diplomatike, i  kërkuan drejtorit të laboratorit të biokontrollit në Universitetin e Teksasit, i cili kishte një partneritet kërkimor me Institutin e Virologjisë në Wuhan, për të parë nëse ai mund të merrte mostra.

Sipas Washington Post, "Në fillim, laboratori në Wuhan u pajtua me kërkesën e Universitetit të Teksasit, por zyrtarët në Pekin ndërhynë në 24 janar dhe bllokuan çdo transferim informacioni nga laboratori për në SHBA.

Kjo ndërhyrje erdhi një ditë pasi Pekini vendosi përfundimisht bllokimin e vonuar të qytetit Wuhan, që do të thotë se edhe pasi zyrtarët kinezë më në fund pranuan publikisht pandeminë, ata ende po pengonin dhënien e informacionit për SHBA.

Por ndërkohë kjo fshehje e informacionit pati pasoja vdekjeprurëse. Një studim i Universitetit të Southampton zbuloi se nëse Pekini do të kishte vepruar tre javë më shpejt, numri i infeksioneve dhe vdekjeve nga Covid-19 mund të ishte zvogëluar me 95 përqind, gjë që do të kishte parandaluar një pandemic globale.

Por gënjeshtrat dhe pengimet e Kinës nuk mbarojnë këtu.

Sipas Marc A. Thiessen “Komuniteti i inteligjencës amerikane ka konkluduar se Pekini ka raportuar të dhëna jo të sakta mbi numrin e të infektuarve dhe viktimave, gjë e cila ka bërë që shkencëtarët amerikanë të mos kishin të dhëna të sakta që duhen për të kuptuar se si sillet virusi. Kjo është më shumë sesa neglizhencë; është dezinformim dhe pengim aktiv”.

Pse zyrtarët kinezë janë kaq të vendosur për të fshehur shpërthimin e epidemisë?

Ndoshta sepse, siç raportoi kohët e fundit David Ignatius, virusi mund të mos kishte origjinën organike në tregun e lagësht të Wuhan. Ai mund të kishte dale aksidentalisht nga një laborator në Wuhan, fare pranë tregut të kafshëve, mbase edhe përmes infeksionit të një punonjësi të laboratorit. Nëse po, kjo do të shtonte edhe një tjetër shtresë në fajin e Kinës.

Thiessen  thotë se “Kina është përgjegjëse për gënjeshtrat dhe pengesat e saj. Punonjësit  e kujdesit shëndetësor dhe shumë pronarë biznesesh në SHBA kohët e fundit kanë ngritur paditë e para kundër Partisë Komuniste Kineze. Kongresi duhet t'i ndihmojë ata dhe të tjerët duke hequr statukuon e imunitetit sovran të dhënë Kinës dhe duke lejuar individët dhe bizneset e dëmtuara nga veprimet e Kinës të padisin Pekinin zyrtar për dëmet. Viktimat duhet të kenë të drejtë të padisin Kinën për këto dëme jashtëzakonisht të mëdha”.

Ish zyrtari i Departamentit të Drejtësisë, David Rivkin është shprehur në lidhje me çështjen se Kina nuk do të jetë në gjendje të injorojë padi të tilla.

"Gjykimi mund të çojë në sekuestrimin e pasurive tregtare kineze, përfshirë çdo të ardhur nga eksportet kineze kudo në botë."

Sipas Rivkin  “Ne kemi gërvishtur vetëm sipërfaqen e bashkëveprimit të Kinës në këtë pandemi. Mënyra më e mirë për të zbuluar të vërtetën mund të jetë përmes sistemit juridik amerikan”.


Lajmi kryesor:

Covid-19, Italia regjistroi sot 525 viktima. Në SHBA mbi 30 mijë vdekje dhe 22 milionë të papunë. 007: Virusi mund të ketë dalë nga laboratori Wuhan


  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Shkodër, kamerat zbulojnë makinën që ndihmoi ekzekutorit të largohej! I ndërruan targat në aksin Shkodër-Tiranë

Atentati në Shkodër, kamerat zbulojnë makinën që ndihmoi ekzekutorit të largohej! I ndërruan targat në aksin Shkodër-Tiranë