
Gjurmë të koronavirusit janë gjetur në ujin jo të pijshëm në kryeqytetin francez Paris. Sipas autoriteteve nuk ka rrezik se Covid mund të ketë penetruar edhe në ujin e pijshëm.
Sipas grupeve të punës ngritur pranë bashkisë gjurmë të vigla të Covid ishin gjetur në rrjetin e ujit jo të pijshëm, që përdoret në mënyrë të veçantë për larjen e rrugëve.
Mostrat e çuara në laborator treguan praninë e Covid në 4 nga 27 pikat e testuara.
Sipas autoriteteve të bashkisë Paris, uji i pijshëm, i cili varet nga një rrjet tjetër "krejtësisht i pavarur", nuk tregon asnjë gjurmë të virusit Covid "dhe" mund të konsumohet pa asnjë rrezik".
Lajmi kryesor:
454 viktima nga COVID-i në Itali, rriten të shëruarit, Gjermania hyn në fazën e dytë/ Universiteti Kembrixhit: Koronavirusi qarkullon në tre variante




