TIRANE-Kryetari i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi paraditen e sotme një mbledhje në selinë blu me kryetarët e degëve për menaxhimin e situatës së COVID-it nga qeveria dhe aksionin opozitar.

23 prill lideri demokrat mblodhi aleatët, ndërkohë që dy ditë më pas, në datë 25 po të muajit të kaluar ai zhvilloi një takim me strukturat duke u kërkuar që të dalin në terren.

"Kjo është koha ku ne të jemi në terren, aty ku është vuajtja", u tha Basha strukturave të Partisë Demokratike. Tashmë pritet për t'u parë nëse do të ketë ndonjë vendim konkret për aksionin pas diskutimit me kryetarët e degëve.