COVID-i i merr jetën Kasem Hysenbelliut, po kurohej prej javësh në Turqi! Meta: Lajm tronditës! Basha: Luftëtar i medias së lirë! Veliaj: Ditë e trishtë për gazetarinë

COVID-i i merr jetën Kasem Hysenbelliut, po kurohej prej javësh në Turqi! Meta: Lajm tronditës! Basha: Luftëtar i medias së lirë! Veliaj: Ditë e trishtë për gazetarinë

COVID-19 i ka marrë jetën presidentit të televizionit “Fax News” Kasem Hysenbelliu. Pas infektimit dhe rëndimit të gjendjes ai ishte dërguar në Turqi për kurim, por nuk mundit të fitonte dot betejën me këtë virus.

Kasem Hysenbelliu u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në Turqi, ku ishte duke u kuruar prej disa javësh.  Ai u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare.

Kasem Hysenbelliu themeloi dhe administroi TV Fax News që nga Tetori 2017, ndërsa më herët ka drejtuar News24, Panorama Group dhe Balkanweb.


Lajmi kryesor:

846 raste të reja dhe 19 viktima me COVID/ Humb jetën Kasem Hysenbelliu, po kurohej në Turqi! Virusi i merr jetën dhe ish drejtorit të shkollës së muzikës në Shkodër


Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:35
Ndarja nga jeta e Kasem Hysenbelliu, Balla: Lamtumirë miku im

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka shprehur ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të Presidentit të “Fax News”, Kasem Hysenbelliut. Përmes një statusi në Twitter, krahas fotos së Hysenbelliut, Balla shkruan: Lamtumirë miku im i mirë!

Ora 11:32
Ndarja nga jeta e Kasem Hysenbelliut, Veliaj: Ditë e trishtë për gazetarinë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka shprehur ngushëllimet familjes për ndarjen e parakohshme nga jeta si pasojë e Covid-19, të themeluesit të televizionit “Fax News”, Kasem Hysenbelliu.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Veliaj shkruan se Hysenbelliu ishte njeri me guxim, duke vlerësuar punën e tij në dy televizione të rëndësishme në vend.

“Kasëm Hysenbelliu investoi në median shqiptare me guximin e njeriut që e donte gazetarinë e mirë & për shumë vite administroi me sukses dy televizione. Sot ai u nda nga jeta – ditë e trishtë për gazetarinë & këdo që e njohu e punoi me të. Ngushëllime familjes! U prehtë në paqe!”, shkruan kryebashkiaku.

Ora 11:23
Ndarja nga jeta e Kasem Hysenbelliut, Basha: Kontributor dhe luftëtar i medias së lirë

Kreu i PD, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Presidentit të Fax News, Kasem Hysenbelliu nga COVID-19. Basha e ka cilësuar si luftëtar i medias së lirë.

“Jam i hidhëruar nga lajmi tronditës për ndarjen nga jeta të Kasem Hysenbelliut, një qytetar i angazhuar dhe luftëtar i medias së lirë. Ngushëllimet e mia më të ndjera familjes Hysenbelliu për këtë humbje të rëndë! Lutjet dhe mendimet e mia janë sot me ta, si dhe me miqtë, kolegët dhe ekipin e televizionit Fax Neës. Për ne që e kemi njohur personalisht, Kasemi do të mbetet shembulli i njeriut kurajoz, të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë dhe një përkrahës i të drejtës dhe të vërtetës. Ai do të kujtohet si një ndër kontributorët e spikatur në fushën e medias, themelues dhe president i televizionit Fax Neës, administrator i gazetës më të madhe në vend “Panorama” dhe i televizionit “Neës24″. Trishtimi dhe dhimbja janë të mëdha për këtë humbje tragjike. U prehtë në paqe!” shkruan Basha

Ora 11:22
Ndarja nga jeta e Kasem Hysenbelliut, Meta: Tronditës dhe i pabesueshëm lajmi

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Presidentit të “Fax News”, Kasem Hysenbelliu. Meta shprehet i tronditur nga lajmi, ndërsa thotë se në këto momente të vështira i gjendet pranë familjarëve.

"Tronditës dhe i pabesueshëm lajmi për humbjen e parakohshme nga jeta të Kasem Hysenbelliu, Presidentit të “Fax Neës”, kësaj media të lirë, të pavarur e dinjitoze.Në këto momente të vështira jam pranë nënës, bashkëshortes, fëmijëve, familjarëve, miqve, kolegëve e gazetarëve dhe ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të pazëvendësueshme.Solidaritet me të gjithë gazetarët e “Fax Neës” dhe Faxëeb.al, të cilët i inkurajoj të vazhdojnë misionin dhe ëndrrën e lënë përgjysmë nga Presidenti Hysenbelliu, për të ndërtuar një media të lirë, zëri i çdo qytetari në nevojë dhe çdo kauze sociale, zëdhënëse e pakompromis e opinionit publik.I paharruar kujtimi i Kasem Hysenbelliut!U prehsh në paqen e merituar!", shkruan Meta.

/B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë