Kombëtarja shqiptare e futsallit për herë të parë do të luajë në raundin eliminator të grupeve të Europianit ku shorti e ka vendosur përballë Kroacisë, Ukrainës dhe Danimarkës. Në prag të dy ndeshjeve të parë trajneri Erind Resulli thotë se i vjen keq që skuadra do të jetë thuajse e përgjymsuar për shkak të pasoja të COVID.
“Na mungojnë katër lojtarë kryesor: Që është kapiteni skuadrës, Roald Hajdini, ka marrë testin pozitv. Nadiz Alibegun që ka dëmtim në gju, Kemal Gashin, që është pozitiv, por edhe Julio Cesar i cili me datë 18 ka marrë testin pozitiv.”
I pyetur se kush është objektivi i kombëtares në grupet eliminatore Resuli përgjigjet:
“Në grup janë dy ekipe me nivel shumë të lartë (Ukrainë dhe Kroacia). Ukrainë madje ka fituar kampionatin Europian. E para është të përfaqësohemi mirë, të tregojmë vlerat tona dhe që nuk kemi ardhur kot këtu. Pastaj kjo lojë është e çuditshme dhe ka shumë të papritura.”
Ndeshja e parë e Kombëtares do të jetë kundër Kroacisë me 27 janar në transfertë, ndërsa përballja tjetër me Ukrainën më 31 janar në Shqipëri.
Çfare eshte "futsallit"o "Gazetar", se jeni ba si Zoti naruajt
PërgjigjuCalcetto