Covid-Shkencëtarët: Disa njerëz janë imunë pa kontraktuar koronavirusin

Covid-Shkencëtarët: Disa njerëz janë imunë pa kontraktuar koronavirusin

Koronavirusi vazhdon të befasojë shkencëtarët, të cilët kanë punuar çdo ditë prej muajsh duke studiuar patogjenin dhe duke kërkuar mënyra për ta bërë atë më pak agresiv.

Në nxitimin e dëshpëruar për të gjetur një vaksinë efektive, shumë studiues po përpiqen të kuptojnë nëse Sars-Cov-2.

Zbulimi i një ekipi studiuesish nga Kalifornia, që i përkasin "Qendrës së sëmundjeve infektive dhe hulumtimit të vaksinave" në "Institutin La Jolla për imunologji", i ka lënë ekspertët plotësisht të habitur. Me sa duket, në fakt, ka individë që, megjithëse nuk kanë rënë në kontakt të drejtpërdrejtë me koronavirus, kanë një imunitet paraprak.

Duke studiuar efektet e Covid-19 në sistemin imunitar të njeriut, shkencëtarët kanë dokumentuar që trupi ynë është në gjendje të sigurojë një përgjigje të fortë imune ndaj patogjenit.

Pasi kontrolluan një grup prej 20 personash të rikuperuar nga koronavirusi, ata kanë treguar se në secilin rast sistemi imunitar ishte në gjendje të njohë dhe luftojë virusin. Prandaj, ky informacion do të eliminonte çdo dyshim në lidhje me aftësinë e vaksinës së ardhshme për të siguruar mbulim me antitrupa

"Nëse do të kishim parë vetëm përgjigje margjinale imune, do të shqetësoheshim," raporton doktor Alessandro Sette, i cili mori pjesë në hartimin e dokumentit të botuar më pas në revistën prestigjioze shkencore "Cell". "Ajo që ne shohim është një përgjigje shumë e fortë e qelizave T kundër proteinës ‘spike’. Këto rezultate janë me të vërtetë një lajm i mirë për zhvillimin e vaksinës."

Profesor Shane Crotty, tha gjithashtu se: Të gjitha përpjekjet për të parashikuar kandidatët më të mirë për vaksinën dhe për të përmirësuar masat e kontrollit pandemik varen nga të kuptuarit e reagimit imunitar ndaj koronavirusit. Shumë njerëz kishin frikë se Covid nuk do të linte ‘vend’ që ne të krijojmë imunitet, veçanërisht pas lajmeve se disa pacientëve ishin ri-infektuar, por tani ne e dimë se shumica e njerëzve kanë një përgjigje të fortë imunitare".

Falë studimeve të tyre, studiuesit zbuluan që, të paktën në subjektet nën ekzaminim (njerëz që kishin një kzhvillim normal të sëmundjes, pa u shtruar në spital), sistemi imunitar kishte prodhuar qeliza Cd4 T, thelbësore për zhvillimin e antitrupave.

Por zbulimet, siç u shprehën studiuesit, nuk mbarojnë këtu. Në grupin e ekzaminuar, në fakt ka subjekte që janë imunë, pavarësisht se nuk kanë rënë në kontakt me koronavirusin.

Gjatë studimit shkencëtarët kryen gjithashtu teste në mostrat e gjakut të mbledhura në periudhën midis viteve 2015 dhe 2018, shumë përpara se të fillonte qarkullimi i koronavirus. Në shumë raste, studiuesit kanë gjetur një reagim të fortë të qelizave T (përgjegjëse për reagimin imunitar) ndaj virusit, pra një lloj imuniteti paraprak. Gjithsesi në çdo rast, gjithçka mbetet akoma për tu verifikuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë