VLORË- Me urdhër të SPAK, forcat RENEA, FNSH dhe BKH kanë zbarkuar prej orëve të para të mëngjesit në qytetin e Vlorës, në zonën bregdetare të Orikumit për ekzekutimin e 7 urdhërarresteve të lëshuara pas zbërthimit të një sërë ngjarjesh kriminale. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Prokuroria e Posaçme i ka zbardhur ngjarjet kriminale fill pas arrestimit të Flodian Plakut, i njohur ndryshe si Poli Qorre. Ai është arrestuar në gusht 2025 i akuzuar për vrasjen e Gentian Beqirit dhe gjatë operacionit për arrestimin e tij SPAK ka sekuestruar disa celularë përmes së cilave ka bërë të mundur zbërthimin e disa bisedave që kanë çuar në zbardhjen e disa ngjarjeve kriminale.

Prej kohësh eksponentë të dyshuar kriminalë janë mbajtur nën vëzhgim duke ndërhyrë ditën e sotme në zonën e Ujit të Ftohtë ku është rrethuar një perimetër i gjerë i sigurisë. Po bëhen kontrolle në zonën e quajtur ‘7 pallatet Oslo’, e njohur ndryshe edhe si baza e Inez Hajrullës. Aksioni është bërë nga forcat RENEA dhe SPAK dhe më pas është lajmëruar policia e Vlorës, ndërsa për mbështetje është edhe Byroja Kombëtare e Hetimit.

RENEA ka bllokuar Unazën e Vlorës, rrugën paralele me Lungomaren. Prej orëve të para të mëngjesit, ka qenë në monitorim të zonës me dron. Rreth 40 efektivë janë ende në terren. 10 autoblindë kanë rrethuar një pallat.

Flodian Plaku akuzohet për vrasjen e ish-policit Gentian Bejtja në mars 2024, në Larushk të Fushë-Krujës. Krimi dyshohet se ndodhi me motive hakmarrjeje, si pasojë e luftës së për hakmarrje dhe rivalitet mes grupeve kriminale të Fushë-Krujës, Ervis Martinajt, Indrit Dokles dhe Durim Bamit.

Lajmi në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:21
Aksioni i SPAK në Vlorë, RENEA e BKH zbarkojnë te baza e Inez Hajrullës

Prej orëve të para të mëngjesit, me urdhër të SPAK po zhvillohet një operacion në Vlorë, në zonën bregdetare të Orikumit. Burime bëjnë me dije se kontrollet po ushtrohen në zonën e quajtur ‘7 pallatet Oslo’, e njohur ndryshe edhe si baza e Inez Hajrullës.