Analisti Frrok Çupi tha se Meta është në panik dhe i tmerruar dhe këtë nervozizëm më së shumti e ka me ndërkombëtarët, me Amerikën dhe kjo vihet re në deklarata e tij agresive ndaj tyre. Në emisionin "Repolitix", Frrok Çupi tha se problemi kryesor i Metës është reforma në drejtësi dhe si Rama dhe Basha e dinë shumë mirë që Ilir Meta do të jetë targeti i parë i kësaj reforme. Për këtë tha Çupi të dy si PS dhe PD, kanë lirinë dhe guximin të jenë kundër tij pais e dinë se çdo të ndodh në të ardhmen me Ilir Metën dhe kjo ka bërë që presidenti të nervozohet edhe më shumë.
"Si Lulzim Basha dhe Edi Rama e dinë që targeti i parë i funksionarëve të lartë prej drejtësisë së re është Ilir Meta dhe në këto rrethana kanë guximin dhe kurajën që vërtet të jenë të dy kundër tij. Nesër që të dy e dinë se çfarë do të jetë Ilir Meta. Iliri ka të drejtë që është në panik pasi ka probleme shumë të mëdha me drejtësinë, me Amerikën. Ne ndodhemi në një moment kur roli i SHBA është më i rëndësishëm se asnjëherë më parë, si për drejtësinë dhe për arsye rajonale", tha Çupi.
Reforma në drejtësi është një nga më të vlerësuarat nga ndërkombëtarët dhe SHBA duke u shprehur se ajo ka bërë përparim. Po sa më shumë lavdërohet reforma në drejtësi nga ndërkombëtarët, aq më shumë tërbohet Ilir Meta duke dalë më deklarata kërcënuese. Kjo u vu re edhe në vlerësimin që DASH i bëri Ardian Dvoranit si një nga 12 personalitetit që ka luftuar korrupsionin, armiku i përbetuar i Ilir Metës. Madje ky vlerësim u lexua edhe si mesazh duke shënjestruar Ilir Metën, i cili e komentoi me togfjalëshin "mafie ndërkombëtare"
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
24.4%
-
Keq
61.8%
-
Nuk e di
13.8%
Vota total: 938
Lajme të tjera
-
Studentët e Universitetit Stanford vizitë në Tiranë, takohen me Ramën
26 Prill, 16:15
-
Spastrimi nga ‘tradhtarët’ e nepotizmi, nesër konventa ‘kuqezi’ e PL! Sulme ndaj SPAK e ‘vizitë’ te Berisha
26 Prill, 15:05
-
Vota e diasporës dhe problematikat e emigrantëve, Basha takim me bashkatdhetarët në Itali
26 Prill, 15:02
-
Rithemelimi kërkoi interpelancë për emisionin në Rai 3, Rama: S’ka urgjencë për autorët e kësaj shfaqje të shëmtuar! Gatuajnë shpifje e ua japin të huajve si akuza
26 Prill, 13:08
-
Emisioni në Rai 3, Rama për 'Corriere': I neveritshëm, paragjykime për Shqipërinë! Ndërhyra për të mbrojtur imazhin e vendit tim
26 Prill, 10:22
-
Ilir Meta arrestohet në fundjavë?
26 Prill, 08:42
-
Expo-Albania, ja si do të jetë kompleksi për organizimin e panaireve, Rama: Xhevahir i koleksionit të arkitektëve bashkëkohorë (VIDEO)
26 Prill, 08:18
-
Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës
25 Prill, 22:50
-
Kryeministri spanjoll mendon dorëheqjen ndërsa bashkëshortja akuzohet për korrupsion, Rama: Mos u dorëzo, e vërteta do mbizotërojë
25 Prill, 22:29
-
INTERVISTA/ Ilir Meta në ‘Frontline’: Nëse ka urdhër-arresti, nuk arratisem! Dumani, kapter i Rilindjes! Tarallakut i çoj para SPAK dyfishin e 2 marsit
25 Prill, 20:54
-
Akuzat e Bardhit për Olsi Ramën, Kryeministri: Kallëzim s’paska bërë thotë SPAK-u, u shiti 'sapunin për djathë' italianëve! S’duhet të jetë burrë, do dalë cullak
25 Prill, 19:07
-
'Emisioni ‘Report’ i Rai 3 na përdori për të sulmuar Melonin' Rama në kryefaqet e mediave italiane: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë
25 Prill, 18:50
Te drejte keni ju o shoku Çupi por a do te jete e afert dita kur populli te shikoj perpara drejtesise e ne biruce keto jashteqitje te Shqiperise si like, mona surrat kali, salqeni, lulka e te gjithe keta pseudo politikan qe kane 30 vjet qe kane marre peng e kane shkaterruar Shqiperine. A do te jete i forte SPAK qe ti sekuestroj gjithe pasurite ketyre injoranteve dhe familjeve te tyre. Nese arrihet atehere mund te mendojme qe Shqiperia do te ndryshoj. Ne 25 prill o popull SHQIPERIA E SHQIPETAREVE dhe jo e like injoranti, mona surrat kali, salqeni, lulka e te tjere
PërgjigjuFjala jote o Cupi ne vesh te Petendise dhe SPAKUT
PërgjigjuPra target i SPAK eshte nje si puna Metes qe nuk ka as pergjegjesi gjate kohes si President. E rralle kjo. Mbase edhe Basha apo Berisha mund te jene targete, patjeter. Vetem se ka.nje kontradite. Keto organe jane ndertuar te luftojne korrupsionin dhe korrupsion prodhon ekzekutivi dhe ekzekutivi eshte keshilli i ministrave qe vendos dhe Kryeministri qe koncepton, ideon dhe propozon. Sikur targeti real nuk perkon me ate material.
Përgjigju