Çupi në Report Tv: Koalicioni i PD me partitë e vogla, asfikson demokracinë! Meta vulgar dhe pervers, SHBA e shqetësuar nga marrëzia e tij

Analisti Frrok Çupi në një intervistë për Report Tv e ka cilësuar koalicionin e PD me partitë e vogla “PD-Alenaca për ndryshim” si një punë guaskë që do të rezultojë e humbur, pasi sipas tij Basha është rikthyer tek e shkuara pa sjell asgjë të re, por thjeshtë do të tregojë se po punon. Bashkimin e partive të vogla me PD, Çupi e shikon si humbje të ngjyrime politike dhe përfaqësi të tyre, pasi sot ka vetëm një kryetar partie që i është bashkuar listës së Bashës dhe jo më një parti të mirfilltë.

“Duket sikur PD po mbledh shumë aleatë, është një akt që i jep mundësi Bashës që të thotë ja unë po punojë, por është një punë guaskë, është një akt politik që shkon tek e shkuara tek një lloj tradite e humbur dhe mbi të gjitha është një akt që po asfikson demokracinë. Duke mbledhur kryetarët e partive të vogla, kanë humbur ngjyrimet politke, sot nuk ke më PAA, PDK etj., ka vetëm një kryetar të këtyre partive, por jo një parti. Kanë rënë ngjyrimet demokratike dhe ka rënë përfaqësimi, nuk përfaqësohen me”, tha Çupi.

Në lidhje me akuzat e Kryeministrit Rama ndaj Presidentit Meta se po bën fushatë natën, analisti Frrok Çupi tha se Meta është një kërcënim për të gjithë, pasi marrëzia e tij nuk njeh limite.

Çupi tha se Meta është i vetmi president në botë që bën fushatë dhe godet republikën e tij, ndërsa shtoi se ai jo që nuk është në mbrojtje të Kushtetutës por veprimet e tij janë vulgare dhe perverse. Çupi madje shtoi se edhe SHBA është e shqetësuar nga veprimet e Ilir Metës, pasi ka frikë se ai mund të shkaktojë trazira njësojë si më parë gjatë zgjedhjeve të 25 prillit, ose pas tyre.

“Është një goditje mbi republikën, është i vetmi president në botë që bën fushatë politike dhe godet pemën ku është ulur, republikën e tij, është i vetmi president në botë që gjatë natës dhe në mënyrë të fshehtë vepron në thyerje të kushtetutës dhe pastaj shfaqet si mbrojtësi i saj. Ne jemi një komb që nuk e meritojmë atë si president, ne jemi një komb me probleme të mëdha, por i ndritur dhe atë nuk e meritojmë dhe fajtore për këtë është e gjithë politika, manovrat brenda saj që na vunë në krye një president që nëse nuk është antikushtetuese është vulgar, injorant, pervers, është një president me perversitete shumë të mëdha. Ai mund të bëjë atë që nuk bëhet dhe SHBA është shumë e shqetësuar për këtë gjë. Pjesë e frikës se SHBA është marrëzia e Metës, që mund të ndodh më 25 apo 26 prill dhe të shkaktojë trazira ashtu si në 2 mars apo duke ndryshuar datën e zgjedhjeve”, tha Çupi.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LORA: 01/03/2021 18:36

    Inkriminimi dhe perversiteti i atij me bllok ne dore eshte i dokumentuar me rekorde transparente. Ndeshkimi nuk po duket gjekundi.

    Përgjigju
  • Sifi: 01/03/2021 18:25

    Kur shteti eshte i forte, nuk ka njeri qe e demton qofte dhe president .Kushtetuta eshte libri i shenjte i cdo shteti demokratik

    Përgjigju
  • Eri: 01/03/2021 18:23

    Sa te zgjuar jane keta opinionistet e qeverise. Opozita nuk ben dhe nuk dujet sipas tyre. Vetem PS. Sa shume qe e dashkan Partine shtet mor vlla! Kot kemi share Enverin. Ai nga halli e paska bere partine shtet se opozita ishte kot. Bravo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit