Ambasadori i Italisë në vendin tonë, Alberto Cutillo ka deklaruar nga Shkodra se bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë në luftën kundër kanabisit është i mirë dhe se shpreson që ky bashkëpunim të vazhdojë.

Ambasadori italian tha se shpresonte që Shqipërisë t’i jepet drita jeshile për hapjen e negociatave.

“Shqipëria është në një vend negociatash, prej 2 vitesh ka hyrë në një faze të rëndësishme! Italia është një vend që beson thellësisht që Shqipëria mund të jetë pjesë e BE, por kjo arrihet në mënyrë unanime! Ne shpresojmë që përgjigjja të jetë pozitive! Megjithatë në fund te vitit 2017 është faza e vërtetë e negociatave .Shqipëria ka mundësi reale për të qene pjesë e BE por kjo kërkon kohën e saj”, u shpreh ai.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com