Ambasdori i Italisë në Tiranë, Alberto Cutillo tha se opozita jashtë parlamentit duhet të gjejë brenda saj rrugën për zgjidhjen e krizës politike
“Manifestimet e fundit kanë treguar se mund të manifestohet në mënyrë paqësore. Parlamenti sot ka një opozitë të re, që është legjitime, por e dimë të gjithë që opozita, në kuptimin e udhëheqësve kryesor të forcave të opozitës, është jashtë parlamentit. Duhet mbajtur një dialog I hapur me të gjithë. Opozita duhet të gjej në brendësi të saj zgjidhjet, të cilat I japin mundësinë e zgjidhjes së krizës”, - tha ambasadori Cutillo.
Megjithëse e njeh opozitën jashtë parlamentit, ambasadori i Italisë thotë se zgjedhjet lokale pa të mbeten të vlefshme.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
“Për mua këto zgjedhje janë legjitime. Zgjedhja për të mos marrë pjesë është një zgjedhje personale, që duhet respektuar, por që nuk i bën të pavlefshme këto zgjedhje. Nga kjo situatë demokracia nuk del e ekzaltuar, por as e poshtëruar, - tha ambasadori Cutillo në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)