"Godinat e komunave dhe bashkive do të qëndrojnë të hapura, ku do të vazhdojnë të funksionojnë zyrat e gjendjes civile, njëkohësisht në këto godina do të krijojme qendra komunitare sociale për shtresat në nevojë, pleq, gra ose fëmijë”- i’u ka premtuar është drejtuar banorëve të Manzës kryebashkiau aktual i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako gjatë një takimi me to.

Kryebashkiaku Dako është ndalur si fillim në infrastrukturën e qytezës së Manzës, për të cilën tha se ajo ka nevojë për rikualifikim në shumë aspekte dhe për këtë arsye puna do të nisë që në vitin e parë të mandatit.

"Ne do të transferojmë këtu modelin e zhvillimit të Durrësit dhe për të vazhduar edhe këtu një gjë të tillë kërkojmë votën tuaj në 21 qershor. Jemi të bindur dhe të vendosur për të ndërtuar një infrastrukturë moderne, ashtu sic e meritoni, pasi ju jeni të gjithë njëlloj, për ne asnjë banor i Durrësit nuk ka dallim nga tjetri, - tha kandidati i Aleancës për Shqipërinë Evropiane 

Duke u ndalur më konkretisht Dako tha se si fillim në Manëz do të ndërtohet rruga te lagjia e Repartit dhe më pas të gjitha rrugicat e tjera që në vitin e parë të mandatit të ardhshëm.

“Në krahasim me fshatrat e tjerë të bashkisë së re të Durrësit, Manza është më e avantazhuar,- tha Dako, pasi ka shkollë të mesme, qendër shëndetësore, terrene sportive, por ne do ti modernizojmë më tej ato që të jenë në shërbim të qytetarëve dhe për rritjen e cilësië së jetës së tyre”. -u shpreh Dako përpara banorëve

Tre shtyllat kryesore të të zhvillimit tha Dako janë zhvillimi i bujqësisë turizmit dhe industrisë për sa më shumë vende pune.

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)