Replikat/Basha: Iu dhe Avdylajve leje për të ndërtuar restorant Pistën. Dako: Peshk që qelb dynjanë, padi të hënën!
Lulzim Basha, kryetar i PD dhe Vangjush Dako, kryebashkiak i Durresit
TIRANË- Partia Demokratike vazhdon akuzat drejtuar kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako. Në një postim të fundit në Facebook, kryetari i PD, Lulzim Basha ka publikuar një video, ku thuhet se Dako iu ka dhënë grupit të arrestuar të Avdylajve, leje për të ndërtuar restorant “Pista” në Durrës.
Sipas kryetarit të PD, ‘dosja 399’ sapo ka nisur të përgjohet. Kryedemokrati kërkon që Dako të futet në burg.
“Dosja 339 sapo ka nisur të zbulohet. Vangjush Dako e ka vendin në burg”- shkruan Basha.
Ora 19:40/ ‘Peshk që qelb dynjanë’, Dako i përgjigjet Bashës: S’kam dhënë asnjë leje, ti shtove katin në pallatin ku jeton. Të hënën, padi tjetër
Kryetari i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako i ka kthyer përgjigje kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas videos që ky i fundit publikoi ditën e sotme. Në një reagim në Facebook, Dako thotë se nuk iu ka dhënë kurrë leje grupit të Avdylajve për të ndërtuar restorant në Durrës. Ai akuzon kryedemokratin se ka dhënë një leje për veten e tij, për të bërë një shtesë kati në pallat. Në fund, Dako e paralajmëron Bashën me një padi për shpifje ditën e hënë.
Reagimi i plotë:
O Lulzim o toçi i Saliut! Shpifja jote me video sot do shkojë në gjyq dhe për këtë ti do tundësh lekët nga thesi që kunati e mban dhe ti e mbush! Unë s'kam dhënë asnjë leje si ajo që mashtron ti dhe prandaj ti nuk e nxjerr lejen, po shpif! Kurse ti i ke dhënë leje vetes tënde për shtesë kati mbi pallat në kundërshtim me çdo ligj. Je shumë peshk o toç dhe je peshk rezervati që mirë nuk hahesh po po qelb dynjanë. Të hënën depozitoj padinë për shpifjen tënde të re. Toç!
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.7%
-
Të gabuar
81.9%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3689
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Paralajmërimi i Bashës për opozitën: Koha na dha të drejtë, pazari Rama-Berisha për të mbrojtur pandëshkueshmërinë, ishte mesazh kundër SPAK
21 Dhjetor, 16:57
-
Basha publikon videon e Berishës: Dikur na akuzonte ne, por sot pranoi pazarin me Ramën
20 Dhjetor, 18:11
-
Basha: Siguria e Kosovës, pjesë e pandarë e sigurisë sonë kombëtare
20 Dhjetor, 13:38
-
Ylli Pata: Opozita rikthehet vetëm nëse bën 'Kongresin e 10' për të dënuar Sali Berishën!
19 Dhjetor, 17:59
-
Shqipëria e Kosova nesër mbledhje të përbashkët të dy Kuvendeve, ‘përjashtohen’ Berisha e Basha! Lista e deputetëve pjesëmarrës
19 Dhjetor, 14:16
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor, 09:16
-
Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve/ Basha: Të lëmë pas korrupsionin dhe keqqeverisjen, në 11 maj bëhuni pjesë e ndryshimit
18 Dhjetor, 16:22
-
Basha: T’i japim fund tangos personale, kush voton Berishën merr dhe Ramën në paketë dhe anasjelltas! Jo interesave të Trekëndëshit të Bermudës
18 Dhjetor, 12:53
-
SHBA mesazh të prerë për Berishën/ Basha në 'Studio Live' tregon 2 grupet që i shkojnë pas kryetarit PD! Përpiqet të mashtrojë militantët, ndërkohë ka aleancë me Ramën
17 Dhjetor, 18:37
-
S'ka asnjë shpresë për Berishën, SHBA 164 sanksione në Ballkanin Perëndimor! Askujt nuk iu hoq non grata
17 Dhjetor, 13:06
-
Lirimi i Berishës shkon në Apel, Elezi: Non-grata nuk ishte inat personal! Minimin e demokracisë po e shohim! Gaba: Pas arrestimit të Metës, po intensifikohen përpjekjet anti-SPAK
16 Dhjetor, 18:41
-
Ylli Pata: Shkaku real i bllokimit të primareve dhe zgjedhjeve brenda PD
15 Dhjetor, 22:55
O Gjushi ti je qelbur aq shume sa ke qelbur gjithe durresin. Mos bej si i ndershem se je nga koka deri te kembet i perzier me te fortit e durresit. Legen burre
PërgjigjuGjushDako bej veprimin qe beri XHAFAJ n q s ke pak moral ndershmerije Se nga ato qe po degjojme TI QENKE VERTETE KRIMINEL I DURRSAKEVE
Përgjigjuo Lefteri o burre zojne, ju jeni Durrsak ?? Hahaha