DURRES - Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako është takuar me gratë e Sukthit, ku shpalosi platformën e tij lidhur me rolin e gruas në politikë dhe në jetën sociale. Më tej, duke ju rikthyer problematikës së fshatit, kandidati i mazhorancës për Durrësin, është zotuar se deri në fund të vitit të ardhshëm, do të legalizohen të gjitha pronat e patundshme në Sukth.
“Shumë shpejt nis regjistrimi i tokave dhe në muajt janar dhe shkurt procesi i azhornimit do të ketë përfunduar. Pas këtij procesi do të nisë legalizimi i çdo pasurie në këtë zonë. Ky është një zotim i përbashkët i yni në bashkëpunim me Qeverinë. Deri në fund të vitit 2016, Sukthi do të jetë tërësisht i legalizuar,” ka thënë Dako.

Në vazhdim të takimit me gratë e Sukthit, Dako ka kritikuar opozitën se nuk ka bërë asgjë për këtë zonë edhe pse qëndroi për një kohë të gjatë në pushtet.
Më pas, ai shtjelloi vizionin e tij për zhvillimin e Sukthit.
“Hidhini një sy Durrësit, dhe do të shihni se si është transformuar çdo gjë atje. Përvojën tonë në Durrës do ta sjellim këtu. Veç Sukthit edhe Ishmi, Manza, Rrashbulli dhe Katundi i Ri, do të njohin transformime të mëdha”, - përfundoi Dako.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO