Fshati Jubë ka qënë  ndalesa e rradhës për Vangjush Dakon kandidatin e majtë për Bashkinë e Durrësit,nga ku ka shprehur iniciativën dhe mbështetjen e tij lidhur me ndërtimin e rrugës që lidh fshatin me bregdetin.

“Zhvillojmë turizmin, mbështetur në një bujqësi modern,Asfalt, rrugë e drita në çdo lagje, në çdo rrugë, në çdo banesë”- premtoi nga ky fshat turistik Dako
Fjalën e tij me banorët e kësaj zone, kandidati i Aleancës për Shqipërine Europiane për e Durrësin, Dako, e ka nisur me një angazhim: ”Nisim menjëherë nga puna për ndërtimin e rrugës që lidh Jubën me bregun e detit,”
– u shpreh ai.

Dako ka prezantuar për bashkëbiseduesit projektin e tij për zhvillimin e Durrësit, dhe veçanërisht të Jubës, si pjesë e rëndësishme e zonës rurale dhe vijës bregdetare.
 
"Pasuri shumë e madhe që kemi është deti, dhe ju jeni shumë pranë tij e nuk keni një rrugë për të shkuar atje. Detin ta shikojmë si një burim fitimi, si një burim zhvillimi, si një mundësi për ndërtimin e resorteve turistike ku të mund të vijnë e të pushojnë turistë të shumtë,” – ka thënë Dako në takim me banorët.

Dako theksoi gjithashtu edhe rëndësinë e zhvillimit të turizmit të mbështetur nga një bujqësi moderne si pjesë e programit për zhvillimin ekonomik të zonës 

 “Është një mundësi për të ndërtuar hotele, për të ndërtuar struktura në dobi të turizmit, dhe sa më shumë turistë, aq më shumë vende pune, aq më shumë mundësi për të nxjerrë në treg produktet bujqësore bio nga arat tuaja. Juba është një nga zonat më të begata të Durrësit, Kalifornia e Shqipërisë. Juba ka toka shumë pjellore, ka mundësi shumë të mëdha që ne të zhvillojmë një bujqësi të përparuar me teknologji të lartë, por edhe me investime konkrete për këtë zonë” – u shpreh  Dako.
 
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)