“Universiteti i Durrësit është një aset shumë i rëndësishëm për bashkinë e Durrësit prandaj duhet bashkëpunim me studentët dhe ne do të investojmë për më tepër terrene sportive". Ka qenë kjo deklarata e Kandidatit të Aleancës për Shqipërinë Europiane, Vangjush Dako, në një takim me studentë të Universitetit “Aleksandër Moisiu”.

Gjithashtu, ai ka shpalosur në takim edhe vizionin për zhvillimin e Durrësit si dhe mundësitë e mëdha që hapen për thellimin e bashkëpunimit me ta.Kryebashkiaku i Durrësit ka deklaruar se pas ndërtimit të mjediseve të reja të Universitetit në zonën e Spitallës, "Bashkia ka tashmë gati projektin për ndërtimin e terreneve sportive në zonën universitare, duke i’u dhënë një mundësi reale studentëve që jo vetëm të studiojnë në kushte të përshtatshme, por edhe për ofrimin e mjediseve ku ata mund të argëtohen gjatë kohës së lirë"-u tha Dako studentëve.

“Kemi kontribuar që të mbështesim jo vetëm infrastrukturën, e cila është e domosdoshme për zhvillimin e mësimit dhe që ju të studioni në kushte bashkëkohore, por tashmë, ka ardhur momenti që ne të mbështesim dhe infrastrukturën tjetër, atë të terreneve sportive, mjediseve përreth Universitetit, që do të jetë një investim i drejpërdrejtë i Bashkisë së Durrësit”- u shpreh Dako

 Sipas kryebashkiakut Dako, me qëllim që rritja ekonomike dhe zhvillimi i qytetit të ecë me ritme të shpejta, kërkohet një brez i përgatitur duke u mbështetur te zhvillimi tekonologjik i avancuar

“Inovacioni është lokomotiva që mund të bëjë ndryshimin, vetëm nëpërmjet inovacionit ne mund të zbusim varfërinë, nëpërmjet punësimit”

Së fundmi kryebashkiaku Dako, ka shpalosur dhe një pjesë të programit të tij elektoral, duke e mbështetur atë në tre shtylla kryesore: toka bujqësore, toka industriale dhe deti. Këto komponentë janë një trinom ideal për rritjen ekonomike dhe punësimin e të rinjve. 

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)