Dakordësia/ Baçi: Rama na thoshte ju nuk ekzistoni, u dorëzua! Qefalia: Mazhoranca i ka numrat, latë një vend në komision për të tërhequr Bashën

 

Deputeti i Rithemelimit Luan Baçi në “Repolitix” në Report Tv tha se dakordësia mes PS dhe mazhorancës për ngritjen e dy komisioneve hetimore për ti dhënë fund kaosit në Kuvend erdhi për shkak se sipas tij u dorëzua PS.

“S’ka dashuri, ka dorëzim të mazhorancës nga protesta e opozitës. S’kishte ku të vente më. A ka qenë Rama ai që ka thënë ju nuk ekzistoni, nuk ju njoh, ju nuk jeni. Përgjigjen duhet ta japë mazhoranca”, tha Baçi.

Përgjigje mori nga deputeti i PS Xhemal Qefalia.

“Mazhoranca s’ka arsye pse të dorëzohet sepse i ka të gjitha numrat. Këto pretenduan se te ky komisioni do lejnë një vend bosh për të tërhequr Bashën. Përdorën taktikë për të tërhequr Bashën.”

 


Lajmi kryesor:

'Repolitix'/ Qefalia: PS është për lista të hapura! Baçi: Në zgjedhje hyjmë edhe me këtë sistem, ne e mundim PS


B.K/N.Xh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

'Ndaj Partizanit vetëm tri pikë', Ergim Fagu: Duam të kthejmë buzëqeshjen te tifozët e Tiranës

'Ndaj Partizanit vetëm tri pikë', Ergim Fagu: Duam të kthejmë buzëqeshjen te tifozët e Tiranës