'Akuza për bashkëpunim me Tiren'/ Gjykata liron nga burgu një nga infermieret dhe sanitaren e 'Shefqet Ndroqit'! 2 të tjerat mbeten në burg

Sidorela Çela infermjerja e dyshuar si bashkëpunëore e Tire Alldervishti dhe Sanitarja Rukije Hoxha nga spitali Covid2 u lanë të lira nga Gjykata e Apelit.

Ato u ndaluan fillimisht si pjesë e grupit të “Tires” të cilat kundrejt pagesave ofronin shërbimet në spitalin Shefqet Ndroqi për të shtruarit nga Covid.

Dhoma penale Tiranë kishte caktuar ndaj tyre masën e sigurisë 45 ditë arrest përfshi e dy infermjeret Mira Bushi dhe Sheqire Kocajn. Për Bushin dhe Kocajn masat e sigurisë nuk ndryshuan pasi anikimi i tyre ishte depozituar në mënyrë të pasaktë në Apel.

Avokatja Antoneta Sevdari pas masave reagoi duke e cilësuar vendimin e shkallës së parë si absurd. Prokuroria në seancën e Apelit ka qenë kundër lirimeve duke argumentuar se po kryen hetime dhe lirimi i tyre ndikon në mbledhjen e provave.

Më 10 shkurt ishte gjyqtarja Rexhina Merlika e cila caktoi ndaj 4 të dyshuarve masën e sigurisë 45 ditë burg, ndërsa si provë akuza solli në gjykatë edhe fshirjen e të gjitha bisedave në celular mes të ndaluarve dhe Tire Alldervishit.

Ndërkohë ato janë pezulluar nga detyra si pjesë e spitalit “Shefqet Ndroqi” deri në përfundim të hetimit penal nisur nga prokuroria e tiranës, për akuzën e vjedhjes me anë të mashtrimit, shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit.

Tre infermieret dhe sanitarja u arrestuan pas hetimeve të kryera nga prokuroria e Tiranës, ku sipas prokurorisë ishte e qartë se persona me detyrë infermiere apo sanitare ne Spitalin "Shefqet Ndroqi" kishin krijuar një skemë të mirëfilltë me qëllimin e vetëm kriminal që të përfitojnë sa më shume në kurriz të pacientëve të sëmurë me sëmundjen COVID 19 dhe familjarëve te tyre.

Tire Alldërvishi, sanitare e vjetër në spitalin “Shefqet Ndroqi” tashmë ndodhet pas hekurave, u vu në pranga pas denoncimit në media që bëri vajza e saj Liljana Kalemi. Vajza e pacientes tha se pagoi 8 milionë lekë të vjetra në kohë të ndryshme tek Tire Alldërvishin, me premtimin se do ia shpërndante bluzave të bardha për një kujdes më të mirë ndaj nënës së saj. Vetë sanitarja iu prezantua vajzës si infermiere, ndërsa mjekëve u tha se pacienten e kishte teze.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:26
Flet avokatja e infermieres dhe sanitares që u liruan nga burgu: Vendimi i gjykatës dilte në konkluzionin se nuk kishin bashkëpunuar me Tire Alldervishin (VIDEO)

Avokatja Antoneta Sevdari, e Sidorela Çelës, tha gjatë një prononcimi për mediat se Gjykata kishte vlerësuar të paligjshëm ndalimin e tyre, dhe sipas saj e gjente të drejtë lirimin e tyre nga ambientet e qelisë.

'Detyrim për t'u paraqitur e mbështesim vendimin e gjykatës. Prokurori nuk kishte evidentuar veprimin apo mos veprimin. Vetë vendimi i gjykatës dilte në konkluzionin se nuk kishin bashkëpunuar me Tire Alldervishin. Gjykata tha se prokuroria duhet të kishte konstatuar veprimet e paligjshme, dhe se në përgjime nuk kishte prova të mjaftueshme për të evidentuar bashkëpunimin mes personave. '- tha avoktja.

Ora 12:20
'Akuza për bashkëpunim me Tiren'/ Gjykata liron nga burgu infermieren dhe sanitaren e Shefqet Ndroqit

1614078743_1612796393RukijeHoxhaJTIRESIDORELACELA.jpg

Tire Alldervishi, Sidorela Çela dhe Rukije Hoxha

Gjykata liron nga burgu një infermie dhe një sanitare tek Shefqet Ndroqit. Gjykata ka vendosur detyrim paraqitje për Sidorela Cela dhe Rukije Hoxhën. Ndërkohë që për Mira Bushin dhe Sheqerie Koci gjykata ka vendosur mospranim ankimi.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI