Dalipi lë Luftëtarin dy ditë para ndeshjes me Tiranën, bën fajtor Klodian Duron

Dalipi lë Luftëtarin dy ditë para ndeshjes me Tiranën, bën fajtor Klodian Duron

GJIROKASTËR-Dy ditë përpara ndeshjes përballë Tiranës, Luftëtari ka ndërruar trajner. Klevis Dalipi la drejtimin e skuadrës, e ndërsa klubi ka gjetur me shpejtësi, brenda ditës  zëvendësuesin. Në drejtimin e skuadrës gjirokastrite do të jetë ish-mesfushori i kombëtares, Klodian Duro, i cili mbante rolin e drejtuesit teknik në këtë skuadër. Në një prononim për Top Chanel, Dalipi tha se ka qenë pikërisht ndërhyrja e tepruar e Duros, që e ka bërë atë të largohet.

“Nuk më pëlqejnë ndërhyrjet, kjo është gjëja që më bën pesimist për të ardhmen. Sipas meje, pavarësisht të gjithë problemeve që kisha, formova një skuadër për t’u përballur denjësisht me një Tiranë të fortë e me shumë blerje, që në javën e parë. Më vjen për lojtarët, qytetin dhe skuadrën, sepse Luftëtari është një skuadër që do kalojë shumë trajnerë e lojtarë, kjo është diçka legjitime. Mund të marrin një trajner tjetër që mund të pranojë edhe kërkesat e tyre, por unë jam i parimit që drejtuesit sugjerojnë, dhe trajneri vendos, se si do luajë skuadra, apo edhe për listën e lojtarëve, që shumë herë paragjykohet.” – u shpreh Dalipi.

Largimi i trajnerit të Luftëtarit vetëm pak ditë para se të nis Superliga, është një histori që ripërsëritet herë pas herë në Kampionatin Shqiptar. Vetëm pak ditë më parë, Gerd Haxhiu u largua nga Flamurtari, vetëm 9 ditë pasi kishte firmosur kontratën.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda