E majta dhe e djathta ishin sot shumë ngushtë në sondazhe dy javë nga zgjedhjet legjislative më 18 qershor.
Për herë të parë që prej nëntorit 2013, koalicioni qeveritar i të majtës ishte së bashku me aleatët në Parlament në krye të zgjedhjeve, sipas një sondazhi të realizuar nga "Voxmeter".
Në një tjetër sondazh, publikuar në të njëjtën ditë, opozita ruante gjithashtu avancimin e saj.
Sipas sondazhit të parë, blloku i majtë dhe i qendrës së majtë, dominuar nga social-demokratët e kryeministres, Helle Thorning-Schmidt do t'i fitojë me 50,5 për qind të votave kundër 49,1 për qind për opozitën e djathtë.
Ky sondazh, i publikuar nga agjencia e lajmeve, Ritzau, dëshmon një kthesë dramatike në opinionin publik.
Javën e kaluar, opozita u rendit në krye me 54,3 për qind të votave kundër 45,6 për qind për koalicionin qeveritar./
//atsh//