Datëlindja e një artisti dhe 
heshtja e mbetur pezull

Datëlindja e një artisti dhe <br />heshtja e mbetur pezull
(Në 60 vjetorin e lindjes së kompozitorit Skënder Doshlani)
 
Rrallë tepër rrallë ka ndodhur sidomos këto vitet e fundit, kur mjetet e informimit kanë marrë përmasa galopante nëpërmjet formave të ndryshme të komunikimit masiv,që meteorët e  ndriçuar në rrugën e mbyllur të tunelit errësirë plotë,të quajtur art kombëtar,të jenë fashitur nën lëkurën e tjetërsuar të vetëharrimit.
 
E njëri, njëri ndër krijuesit më të durueshëm, më pak zollumqarë, më të ndriturit, po edhe më të heshturit, të cilin e zbulova këto ditët e fundit, ka qenë, është dhe nuk do mbetet, Skënder Doshlani, kompozitori pa pompozitet, mendjendritur, pendëartë dhe zëmadh në zallamahinë e tranzicionit të stërgjatur shqiptar, në këtë tranzicion që nuk po dihet kur mbaron,ndërkohë kur ka mbi dyzet vjet që thurë dhe kompozon këngë, e paga e tij mujore është aq sa planifikohet të marrin një gjykatës në një ditë pas vettingut, me miratimin e reformës në drejtësi…
 
Skënder Doshlani, lindur 60 vjet më parë në Tropojë,ku akoma punon dhe jeton, i përket atij soji krijuesish që  kurrë nuk ankohet, që kurrë nuk nxjerr nga goja një fjalë apo gjysmë fjalë pa vend,por në mendjen e tij tjerr e bjerr motive këngësh të trevës së Tropojës, Kosovës, Çamërisë, Malit të Zi e Maqedonisë,kudo ku flitet shqip, thotë bashkëpunëtori  i tij i këtyre dekadave, koreografi i mirënjohur, Deli Metaliaj.
 
E vërtetë e paskam të zorshme  të shkruaj për njerëz dhe krijues të veçantë si Skënder Doshlani,i cili ka krijuar dhjetëra e dhjetëra këngë,shumë prej të cilave janë bërë hite të muzikës popullore kudo në trojet shqiptare. Ai me 25 gusht rrumbullakosi 60 vjet, e për një krijues të përkushtuat nuk janë pak.  Por kur bëhet fjalë për një krijues cilësor, siç është  Skënderi, kam ndjesinë se koha ka rrjedhur më shpejt nga ritmi i zakonshëm i saj. Për njerëz të tillë , jeta lipset të matet jo me vite, por me krijimtarinë që na dhurojnë. Krijimtaria e mikut tonë Skënder Doshlani e shtrirë në hapësirë dhe kohë të ndryshme, ka ardhur e begatë në lëmin e kompozimit.
 
skender deshlani
skender deshlani

skender deshlani
(Kompozitori Skënder Deshlani)

Lulzim Logu, kryetar i Shoqatës së Krijuesve të Tropojës, shprehet se Skënder Doshlani ka qenë në shumë turne artistik nëpër vende të ndryshme të botës,e kudo këngët e tij janë duartrokitur,se edhe këngëtarët kanë qenë të përzgjedhur, si Fatmira Breçani, Gëzim Nika, Shkurte Fejza,etj.

Arti është krijuar që të përjetohet e jo të kuptohet, citon Drajzeri.Ndaj nisur nga ky postulat, poezia dhe kënga vëçanarisht, duhet të përjetohen dhe të mbeten pjesë e lexuesit dhe e dëgjuesit.Shumë tekste të këngëve të kompozuara nga Skënderi,janë shkruar prej tij,pra ai është edh një kantautor i  sukseshëm shprehet  këngëtari Gjokë Mulaj.
 
Në bisedë me Skënderin, çka flet pak,tepër pak,kujton turnetë nëpër Europë dhe magjinë e artit të këngës. Në vitin 1989, vazhdon ai, ansambli “Dardania” ka bërë një turne në Zvicër.
 
Duke qenë se koncerti ynë u pëlqye shumë prej pjesëmarrëseve, kanë ndërhyrë nëpërmjet ambasadës tonë atje që të zgjatet turneu. Dhe ashtu ndodhi. Nuk thotë kot një filozof i madh,se më mirë të kesh një artist se dhjetë gjeneralë. Me gjeneralët mund të mos  humbasësh luftën,por me artistët  i fiton të gjitha betejat.
 
E ndërkohë Skënder Doshlani çdo ditë hedh mbi pentagram nota muzikore, duke nxjerrë melodi me sakrilegj evokues, e ai në studion e tij të thjeshtë përzien kreshnikët me zanat, Valbonën me rudinat majë bjeshkëve, Jakup Ferrin me  Mic Sokolin  duke ndërruar kutinë  në një pushim në Qafën e Morinës, për të ra deri në Gjakovë,në Çabrat e po pvetin për Bajram Currin.
 
Kulla e tij në lagjen “Partizani” deri vonë mban dritat ndezur e fantazia e krijuesit ,mjeshtrit dhe kompozitorit Skënder Doshlani tjerr e bluan historinë për ta hedhur në këngë e vargje,në motivet e vendlindjes së tij.
 
“Kokat më të fuqishme të botës ,shpesh janë ato nga të cilat bota e zëshme dëgjon më së paku”,thotë Uordsvorti.
 
Pa e tepruar assesi, dëshiroj të citoj  disa vlera që kanë  pikasur jetën 60 vjeçare dhe karrierën 40 vjeçare të Skënderit.
 
Mprehtësia, zgjuarsia, logjika e shëndoshë, thjeshtësia dhe përkushtimi, janë disa nga “ medaljet” që i rrinë varur dhe hijeshojnë portretin e tij.
 
I palodhur në punë, një njeri që din vetëm të punojë, një krijues, të cilit i pjell mendja vetëm për gjëra të mira, Skënder Doshlani, në përfundimet që nxjerr, dëfton udhën nga duhet shkuar, duke pasur udhërrëfyes familjen e tij të shenjtë, bashkëshorten Shpresa dhe dy fëmijët,djalin në perëndim dhe vajzën mbaruar studimet e larta, e aktualisht e papunë. Puna që del nga ajo mendje, flet vetë e nuk ka nevojë për reklamë. Nuk e pamë kurrë ne  miqtë e tij, të kapardisej  me ato kompozime  që prodhonte koka e tij.
 
Skënderi  është kundërshtar i pompozitetit, glorifikimit dhe pseudo madhështisë,duke u bërë miq me të gjithë,se di të afrohet e të ndihmojë,të orientojë, pse jo dhe të mësojë, si ta paraqesësh realitetin siç vjen, pa zbukurime e shtrembërime.
 
Ai është një talent dhe kapacitet, e njëherazi një institucion i veçantë. Ai di të flasë nga pozicione elitare, me fjalë të zgjedhura, me “ maja”  të krijimtarisë letrare-artistike si dhe ulet e kuvendon “vënçe” me fshatarë nga krahina të thella,çobanë që kanë zbritur nga bjeshkët,etj.
 
Ai frymëzohet prej tyre dhe “blen” nga ata që e kanë mençurinë të kapshme kryefjalë.
 
Skënder Doshlani ka në fondin e artë të krijimtarisë së tij këngë hit, siç është kënga “Baladë për Jakup Ferrin”,me tekst të Marash Mëhillit dhe kompozuar prej tij variantin fillestar,me vargjet perla të krijimtarisë popullore si:
Si dori i lashtë prej çetash,
Ai po vjen me vrap prej malit ;
As ujëvarat e Valbonës ,
Nuk ia lajnë rrëketë e gjakut.
 
O Jakup Ferri, more ku je?
Thërrasin malet me piskamë,
Tridhjetë krena i ke pre,
Me shtatë plagë po rrin në kambë!
 
Rrin mbështetun mbi një mal,
Rrjedh lumi valë e i gjatë,
Eu, tuj luftu’ o për vatan,
Jakup Ferri me bajrak.
 
Këngët “Pyet Kosova” me tekst dhe muzikë të Skënder Doshlanit dh kënduar nga këngëtarja e njohur kosovare, Shkurte Fejza,apo këngët “Kjo dashnia kjoftë mallkue” dhe “Nuk di pse jetoj” me tekst e muzikë të Skënderit  dhe kënduar nga këngëtarja tropojane Ermira Ponari, mbeten gjatë në kujtesën e popullit artist.
 
Vargje të tilla: ”Sikur nata të  bahet ditë,
Jo me mbetë ty duke të pritë,
Jo unë veç  ty o shpirt,
Ku asht shpresa që ma ke dhanë,
Ku janë fjalet që m’i ki thane,
O  veç  vdekja me na nda…,
 
Janë margaritarë të bukur varur në djepin e eposit të kreshnikëve,ku Skënder Doshlani ka gjetur përjetësisht muzën dhe frymëzimin e tij të pandalur.
Datëlindja dhe heshtja e mbetur pezuall,janë një ogur për organet kompetente që Skënder Doshlani të vlerësohet. 
 
Gjon Neçaj
Dardani, më 25 gusht 2016

Redaksia Online
Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë