De Biasi merr titullin 'Nderi i Kombit'
Dekorimi, FSHF gafë me Ylli Shehun

De Biasi merr titullin 'Nderi i Kombit'<br />Dekorimi, FSHF gafë me Ylli Shehun
TIRANË - Trajneri i kombëtares Gianni De Biasi është vlerësuar nga Federata Shqiptare e Futbollit me çmimim më të madh, “Nderi i Kombit në Futboll”. Veç trajnerit italian ky vlerësim i lartë iu bë edhe një prej legjendave të futbollit shqiptar të madhit Refik Resmja. “Jam më i emocionuar se zakonisht, për këtë çmim të rëndësishëm, që nuk është vetëm i imi, por edhe i lojtarëve, stafit dhe federatës me në krye presidentin Duka.

Shpresoj që në Francë të bëjmë diçka edhe më të rëndësishme. Nuk do të jetë e lehtë, por do të provojmë”, tha trajneri De Biasi, nën drejtimin e të cilit kombëtarja jonë arrit kualifikimin historik për në Euro 2016. Po kështu Sabien Lilaj i Skënderbeut është shpallur si futbollisti më i mirë i vitit që kaloi nga. Këto vlerësime janë bërë dje nga Asambleja e Zakonshme e Peergjithshme e institucionit drejtues të futbollit shqiptar.

Po kështu FSHF ka dhënë dje disa vlerësime tee reendeesishme për disa figura qee kanee kontribuar nee futbolli shqiptar. Çmime të tjera, të dhëna nga FSHF-ja në Asamblenë e Zakonshme kanë marrë edhe: Mikel Janku (Nderi i Futbollit Shqiptar), Sokol Kushta (Nderi i Futbollit Shqiptar), Shkëlqim Muça (Legjenda e Futbollit Shqiptar), Ylli Shehu (Legjenda e Futbollit Shqiptar), Andrea Marko (Titull Mirënjohjeje), Krenar Alimehmeti (Titull Mirënjohjeje).

Gafa me Dekorimin
Gjatë ceremonisë, FSHF ka dekoruar me titullin “Legjenda e Futbollit Shqiptar” ish-lojtarin e njohur të Partizanit dhe ekipit kombëtar, Ylli Shehu. Por në pllakatë FSHF ka bërë një gabim, pasi e kishte cilësuar si sulmues të Tiranës, rivalëve të përjetshëm të të kuqve. Megjithatë ish-lojtari përmes një statusi në Facebook shprehet se “Titulli ngelet, kurse fjalët në pllakat korrigjohen”.
Ylli Shehu
Ylli Shehu

Trukimet
Lufta kundër paracaktimit të rezultateve dhe të ardhurat rekord për vitin 2015. Këto ishin pikat kryesore të Asamblesë të Përgjithshme të Zakonshme në Federatën Shqiptare të Futbollit. Theksi te beteja kundër trukimeve u vu nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka, që saktësoi se në krahasim me një vit më parë, dyshimet për trukime janë 100 herë më pak. “Duhet të evitojmë hedhjen e baltës edhe nga vetë protagonistët e lojës, pasi kjo dëmton imazhin e produktit tonë të përbashkët.

Në vitin 2015 realizuam shumë investime, me stadiumin në Shkodër dhe punimet që pritet të nisin për Arenën Kombëtare në Tiranë. Por, më e rëndësishme është beteja jonë kundër trukimeve. Në krahasim me një vit më parë, dyshimet për trukime janë 100 herë më të vogla”. Beteja për një futboll të pastër u komentua edhe nga kreu i Komisionit të Etikës, Fatmir Braka, që saktësoi se mbi 30 për qind e rasteve të hetuara janë regjistruar edhe për procedim penal.

“Gjatë këtij viti Komisioni i Etikës ka marrë në shqyrtim disa raste të trukimit të ndeshjeve, duke ndëshkuar lojtarët dhe ekipet që kanë ndikuar në influencimin e rezultateve të ndeshjeve. Vlen të theksohet se në më shumë se 30 për qind të rasteve të hetuara nga Komisioni është bërë evidentimi i natyrës së shkeljes dhe është regjistruar procedim penal”. Gjatë Asamblesë së FSHF-së u votua për mandatin 2-vjeçar të Komisionit të Etikës, ku Fatmir Braka, Bejkush Birçe, Ardian Leka dhe Bashkim Koka u konfirmuan, ndërsa anëtari më i ri do të jetë ish-nëndrejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj.


Redaksia Online
(E.Ç./shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj