Pas sharjeve që aktori Roberto De Niro hodhi ndaj kandaidatit republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka reaguar kolegu i tij, John Voight. Baba i Angelina Jolie i ka quajtur të shpifura fjalët që De Niro ka thënë për Trump.

Voight është shprehur se Trump ka punuar shumë më fortë se kushdo tjetër gjatë vitit të kaluar, duke u përpjekur që t’i japë mesazhin e duhur popullit amerikan.

Roberto De Niro, përmes një video e ka quajtur Donald Trump ‘’qen, derr, dhe mashtrues’’ dhe ka shprehur dëshirën për ta përshtyrë në fytyrë. 

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com