‘Dea Mishel dhe Shpati janë puthur në buzë’, çfarë po kurdisin banorët e Big Brother

‘Dea Mishel dhe Shpati janë puthur në buzë’, çfarë po kurdisin banorët e Big Brother

Banorët e Big Brother kanë filluar të mendojnë se DeaMishel dhe Shpat Kërleshi janë çifti më i ri brenda shtëpisë. Por çfarë i bëri banorët të mendojnë kështu?

DeaMishel, Shpati dhe Jori Delli iu kanë ngritur një kurth banorëve. Ata thurën një plan, sipas të cilit do i bënin banorët të besojnë se mes Shpatit dhe Deas ka ndodhur një puthje në buzë.

Jori ishte ajo që “shpërndau” lajmin fillimisht te Armaldo dhe më pas ai e shpërndau në të gjithë shtëpinë.

Jori: Ku u futa unë ata ishin duke u puthur. Unë bëra sikur nuk i pashë.

Armaldo: Po, a e ka puthur atë? Janë puthur? Ky është lajmi, nuk ka rëndësi se si.

Olta: Janë puthur vërtet? Po jo me gjuhë.

Armaldo: Po jo moj se nuk puthen ashtu që në fillim.

Jori: Ishte një gjë e ëmbël, se ai e kishte dorën kështu (vë dorën te beli i Oltës), dhe ishte shumë e ëmbël.

Armaldo: Do ju tregojmë të tjerëve? Plasën çokollatat edhe andej

Jori: Shkova te dhoma e rrëfimit me Dean edhe thashë, shpjegova. Mora Shpatin dhe ishim të tre te krevati dhe thashë që do bëj dush. U ktheva prapë dhe po i lexonte Dea një poezi dhe janë puthur

Armaldo: Janë puthur buzë më buzë. Një çift i ri në shtëpinë e “Big Brother”

Jori: Ishte shumë në vështirësi.

Kristi: Ishte puthje pasiononte?

Armaldo: Çift i ri në shtëpi!

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave