Deamishel tregon kërcënimet që mori prej eksperiencës në Big Brother: Më kanë kërcënuar me jetë! Tre çuna më ndoqën, kërkonin sqarim

Deamishel tregon kërcënimet që mori prej eksperiencës në Big Brother: Më kanë kërcënuar me jetë! Tre çuna më ndoqën, kërkonin sqarim

Deamishel

Ish-banorja e Big Brother Vip, Dea Mishel ka zbuluar kërcënimet që ka marrë në rrjete sociale por jo vetëm. Ajo tregon se edhe prindërit janë kërcënuar me jetë pas nominimit që ajo bëri për treshen, Luiz Ejlli, Kiara Tito dhe Efi Thedhes.

Në ‘Wake up’ tregoi se në përfundim të eksperiencës në Big Brother, 3 persona e kanë ndjekur duke i thënë ‘hajde një çikë këtu ti’. Ajo arriti t’i shmangte vetëm pasi hipi në makinë.

"Po, unë kam marrë kërcënime ndoshta më shumë se të gjithë kur kam qenë brenda shtëpisë, në momentin e nominimit. Prindërit e mi kanë marrë kërcënime me jetë, ne të dimë shtëpinë, e dimë ku jeton, do vijmë të të vrasim.

Shkruanin në Instagramin tim për mua, nuk e di mbase logjika deri aty arrinte sa mendonin që unë mund t’i lexoja mesazhet brenda “Big-ut” se normalisht një njeri që thotë se ta di shtëpinë dhe do vij të të vras, nuk e di kujt po ia dërgonin ato mesazhe por që i dërgonin në rrjetet e mia sociale.

Jo vetëm kjo por më rastisi dhe një herë në rrugë që më ndoqën disa njerëz. Nuk ishte kërcënim i mirëfilltë që do të të bëjmë diçka. Më kanë ndjekur në këmbë dhe sikur kishin një muhabet të pasqaruar me mua, ‘hajde një çikë këtu ti’. Ishin meshkuj në të 30-at , ishin 2-3 nuk e di për çfarë do sqaroheshin me mua. Kishin pirë pak, hipa në makinë dhe ika me vrap", tha DeaMishel.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Ylber Ramadani vështirësi në frymëmarrje, shmang operacionin

Ylber Ramadani vështirësi në frymëmarrje, shmang operacionin