1769505616_nikopeleshi.jpg

Në Konferencën e Kryetarëve po diskutohet kërkesa e PS për zhbërjen e formulës së Komisionit për Reformën Territoriale. PD e ka zhvendosur fokusin te çështja e Belinda Ballukut, duke kërkuar mbledhjen e Këshillit të Mandateve.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka thënë se me kërkesë të anëtarëve të PS, Këshilli i Mandateve nuk do të mblidhet pa u shprehur Gjykata Kushtetuese. Kjo kërkesë thotë Peleshi, do të respektohet pasi nuk përbën asnjë shkelje në rregullore, ashtu siç janë respektuar qëndrimet e të gjithave palëve.

“Këshilli ka vepruar dhe do të veprojë në çdo rast duke pasur vijë të kuqe Kushtetutën, ligjin dhe rregulloren.

Në respekt të Kushtetutës, mbledhja e Këshillit është thirrur menjëherë. Në respekt të rregullores, është respektuar qëndrimi i të gjitha palëve/anëtarëve në Këshill. Deputetët e maxhorancës kanë kërkuar që në procesin e shqyrtimit të kërkesës të merret edhe vendimi i GJK-së.

Unë, si kryetar i Këshillit, jam i detyruar të mos injoroj asnjë qëndrim dhe kërkesë, për sa kohë që nuk shkel Kushtetutën, ligjin dhe rregulloren. Ju kujtoj se jemi brenda afatit 3-mujor që përcakton rregullorja për marrjen e vendimit për pranimin ose rrëzimin e kërkesës”, tha Peleshi.


Lajmi kryesor:

PS kërkon të zhbëjë ‘formulën’ për Territorialen, kusht PD-së: Nëse nuk vini të hënën do miratojmë ndryshimet, marrim shumicën e anëtarëve dhe drejtimin e Komisionit