Protesta e Berishës/ Gjikondi: Zero ndikim! Klosi: S'rrihen njerëzit të bëhet ai kryeministër! Baçi: E duam edhe pse 'Non Grata', Alibeaj bashkëpunon me Ramën

Debatet e Kuvendit ditën e sotme janë pasuar edhe në emisionin e Repolitix nga gazetari Denis Minga. Deklaratat e Ramës u panë si teatër nga deputeti i Rithemelimit Luan Baçi i cili e sheh si një bashkëpunim të dukshëm mazhorancën dhe opozitën e Alibeajt. Sipas tij, kreu i grupit parlamentar të PD-së, “zbaton” urdhrat e mazhorancës  në mënyrë që të një projekt të votohet në Kuvend nga të dyja palët. Duke e cilësuar si një lojë, Ba­çi u shpreh se ky bashkëpunim vjen si trashëgimi nga bashkëpunimi i hershëm i PS-së me PD-në që në kohën në selia blu timonin e partisë e kishte Lulzim Basha.

‘Rama bën punën e vetë, as ka sharë asgjë. Ai bën teatër. Në seanca të rëndësishme ai vjen provokon për të mos patur diskutime serioze. Është i qëllimshëm madje i përgatitur. Se i sulmon për të thënë kjo është opozita u jep frymë.  Nuk janë të interesuar të krijojnë diçka e mes tyre unë mendoj se ka bashkëpunim.

Në komisionin e veprimtari prodhuese dhe Alibeaj erdhi dhe ka propozuar një ndryshim për kodin rrugor, në fakt atë e ka bërë Balla. Dhe çfarë bëri, vjen Alibeaj me një propozim me 4-5 nene të tjera për t’ia bashkëngjitur projektit të Ballës. Në fakt ato janë në dobi të qytetarëve, por çfarë ishin këto? Balla këto shumë bukur mund t’i bënte vetë. Por që të justifikonte votën, i lë këtij 4-5 nene që të votohet. Tani kjo është shumë e dukshme është shumë e trashë si gjë.

Tani, me gjithë këto ofendime, si ky zotëri me ata deputetë do shkojë të votojë edhe pse kryeministri i thotë i pa fytyrë. Sa herë i duhen Ramës votat e opozitës, do t’i marrë sepse ky është një bashkëpunim që ka ardhur që prej kohës së Bashës.’- tha Baçi.

E pikërisht për këtë skepticizëm të vërshuar në akuza edhe pse të pa faktuara, aktivistja Brizida Gjikondi e sheh si pa ndikim protestën e Berishës. Është përçarja e thelluar në partinë demokratikë njëherësh fakti se dy kampet e demokratëve e shohin njëri-tjetrin si armik, elementi që thekson një revolucion shterpë të Partisë Demokratike.

‘S’është tregues. Këta nuk kanë frymë. Ne e dëgjuam në fillim të emisionit, ky zotëri po shante Alibeajn. Si mund të bësh revolucion kur mendon se shokun në krah e ke armik. Nuk ka asnjë ndikim, zero.’- tha Gjikondi.

Edhe për opinionistin, Fatos Klosi protesta e Berishës “nuk do të pijë ujë”. Madje edhe në rastin hipotetik, nëse ka shumë pjesëmarrje në protestë, sërish nuk ka asnjë gjë të veçantë për të cilën kjo protestë do t’i shërbejë vendit. E thënë ndryshe, protesta sipas Klosit pavarësisht “tymnajës” së madhe që mund të marrë ka qëllim personal. Berisha po e përdor protestën si një trampolinë për të ardhur në pushtet, sepse e cilëson tubimin si një mjet, duke harruar se në politikë nuk ka pse të ketë mjet revoltën.

‘Nuk shoh asgjë ndryshe janë po të njëjtit njerëz që bëjnë protesta se duan të vijnë në pushtet. Ne u kemi provuar të tërë. S’pres asgjë nga Berisha, ishte president në 92-shin tani pretendon pas 30 vitesh prapë për post. Protesta është mjeti i tij ndërkohë që në politikë në protesta nuk është mjeti.’- tha Klosi.

E për këtë në Repolitix pati një përplasje mendimesh. Deputeti Baçi shprehet se protestat janë ato që i duhen vendit dhe se revoltën ndaj pushtetit e kërkojnë vetë qytetarët.

Klosi: Nuk vihet në pushtet me protesta. Do rrihen njerëzit se do të bëhet kryeministër Berisha.

Baçi: Ti rron në këtë kohë por je jashtë realitetit. Qytetarët nuk dalin për atë dalin për hallet e tyre që janë me dhjetëra.

Klosi: E tregoi marsi sesa e duan kryeministër.

Baçi: I kërkojnë qytetarët protestat. Po ta shihni nëpër emisione kur paralajmëroi Berisha protesta në shtator dhe nuk u bë u sulmua edhe nga qytetarët se prisnin protesta.

I njëjti debat u pasua edhe me aktivisten Gjikondi e cila u shpreh se ‘Non Grata’ e Berishës është tregues i një politike të dështuar.

Nuk mendoj se do ketë mundësi Alibeaj do dalë dot me kandidat më vete. Rama kërkon opozitë false. Një veprim i vogël e bashkon PD, tërhiq ankimin e jashtëligjshëm.- tha Baçi

Gjikondi: Të gjithë non grata...

Baçi: Të lutëm zonjë ne nuk flasim këtu për një person

Gjikondi: Si i keni marrëdhëniet me Amerikën?

Baçi: E duam ne pavarësisht ‘Non Gratës’.

Gjikondi: S’mbaj mend të keni bërë ndonjëherë zgjedhje në PD.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:48
Dorëheqja e Grida Dumës, Gjikondi: S’bëri dot karrierë e gjeti vetën në televizion! Më shumë vlerësoj Vokshin

 

Për aktivisten Brizida Gijkondi, dorëheqja e Grida Dumës erdhi si pasojë e ambicies së kësaj të fundit, gjë që nuk e arrinte dot në Partinë Demokratike. Sipas saj, nuk pati asnjë lidhje me raportin e PD-së me SHBA-të dorëheqja e saj por thjesht për protagonizëm vetjak.

‘Ajo s’bëri dot karrierë si natyrë ambicioze që ka dhe e gjeti veten në televizion. Unë më shumë vlerësoj Vokshin sesa atë.’- tha Gjikondi.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • arqile: 10/11/2022 09:57

    Aman klosi gjikondi nga i gjeni keta pacavure lat nam .

    Përgjigju
  • Mala: 10/11/2022 09:00

    Nese nje person eshte i cmendur,duhet ta sheroni,jo te cmendeni te gjithe.Te veteizoloheni nga SHBA dhe demokracia dhe te riktheheni ne "torishten" e nje rrumpalle qe i nderron fjlet dh e mendimet cdo megjes e mbremje.Eshte njeri i cakarduar!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!