Teatri i ri, Artan Imami: S’më zë gjumi që do bëhet një teatër i ri modern, ja ç’na tha Ismail Kadare në ‘88

Aktori i njohur Artan Imami thekson se Tiranës i nevojitet një teatër i ri dhe modern, pasi kushtet aktuale janë skandaloze. I ftuar në studion e Report Tv, aktori Artan Imami foli lidhur me diskutimet e këtyre ditëve për Teatrin e Ri Kombëtar, duke vlerësuar projektin e paraqitur.

Mua nuk më zë gjumi nga qejfi se do të bëhet një teatër i ri modern, në vend të këtyre pamjeve të tmerrshme që janë në gjendje aktuale.

Aktori Artan Imami

Imami, kujtoi edhe një moment të vitit ’88, kur gjatë një takimi të një grupi artistësh me shkrimtarin e njohur Ismail Kadare, u shpreh shqetësimi për kushtet e vështira të teatrit.

Për mendimin tim aty në teatër po ndodh më në fund një ngjarje e gëzueshme pas dhjetëra e dhjetëra viteve të një situate emergjence, të një situate të turpshme të teatrit. Më vjen në mend një takimi i vitit ‘87 apo ‘88 me Ismail Kadarenë dhe ndërkohë që po bisedonim, në një nga studiot, dikush e pyet se si duket niveli i teatrit dhe ai ndërkohë i kishte ngulur sytë në një qoshe të tavanit që po binte suvaja edhe thotë: Po ja, ashtu si kjo godinë.

Aktori Artan Imami

Aktori i njohur komentoi edhe protestën e sindikatës së artistëve gjatë këtyre ditëve.

Në protestë përfshihen shumë sindikata, është sindikata e varur e asaj të përgjithshme të pavarur, është ajo e përgjithshme që është e varur dhe e pavarur, njerëzit që s’kanë emër thonë jam kryetari i tërërërë…

Aktori Artan Imami

Imami rrëfeu me shaka edhe një bisedë me një shitës i cili e kishte pyetur rreth protestës së disa artistëve për godinën e teatrit. Ja po bëja pazarin tek zarzavatet, dhe shitësi më tha: - Si shumë bërtisni o vlla! Atë teatrin e keni privat? Jo i thashë. Por çfarë keni o burrë që bërtisni kaq shumë sikur ju’a ka lënë baba, më tha. Pastaj shtoi: Se edhe unë kam qejf një teatër modern në këtë vend. Domethënë ty vetë si do të pëlqente të vije me batanije aty apo të kishe nga ato ventilatorët portativ...”, tha duke qeshur aktori i njohur i skenës së teatrit Artan Imami.

A i duhen Tiranës kaq shumë qendra arti?

Sa më shumë qendra  arti, aq më pak kafene dhe bare do kemi në Tiranë. 

Si ndikojnë kushtet e një godine tek spektatori?

Normale që duam kushte sa më komode, ka shumë gjëra të mira nëse godina është e re, si p.sh, nuk ka zhurma akustike.

A ka përpjekje të politikës për të politizuar teatrin?

Në momentin që politika fut hundët në skajshmëri asgjë e mirë nuk vjen. Në këtë çështje ku përplasen interesa të mëdha, ne si qytetarë duam të përfitojmë më shumë. Në momentin që do ulemi në tavolinë me ministren edhe kryebashkiakun , do jenë të detyruar të gjejnë një zgjidhje përfundimtare.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë