Debati në Report Tv/ Berisha mësyu në selinë e PD, anëtar i Komisionit të Rithemelimit: Të gjitha mbledhjet atje do i mbajmë! Boçi: Kërkojmë zgjedhje, jo 'zbrit ti të hipi unë'

Një situatë e pazakontë u krijua dje në selinë e PD, ku Sali Berisha dhe mbështetësit e tij shkuan dhe organizuan mbledhjen e Komisionit të Rithemelimit, vetëm pak metra larg mbledhjes që po zhvillonte Lulzim Basha me grupin e punës për zgjedhjet në FRPD. E duket se një situatë e tillë do të përsëritet, pasi Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Genc Deromemaj tha në Report Tv se të gjitha mbledhjet do të zhvillohen pikërisht në selinë blu.

"Mbledhjet e Komisionit të Themelimit do zhvillohen të gjitha në selinë e PD, pa përjashtim", tha ai.

Deromemaj nuk la pa komentuar as deklaratën e Bashës ditën e djeshme, duke thënë se ai 'nxori fytyrën e tij të vërtetë' dhe se është një njeri tërë mllef dhe ligësi.

"Dje për ne ishte një gjë normale të shkonim në shtëpinë tonë dhe të tregonim përgjegjshmëri për detyrat e ngarkuara nga Kuvendi. Basha bëri një konferencë për shtyp të turpshme. Basha tregoi dje se cili është vërtetë, një njeri tërë mllef, ligësi. Një njeri që ka bashkëjetuar me ne, na paska përdorur dhe sipas tij ne qenkemi llumi, të paaftët, 1 mijë e 1 të zeza. Tregoi fytyrën e vet të vërtetë. Basha nuk ka të drejtë të ndërmarrë asnjë nisëm. Për referendumin e 18 dhjetorit, brenda ditës së nesërme, anëtarësia e PD do lajmërohet për vendin he orën e zhvillimit. I ftoj demokratët të reflektojnë dhe të na bashkohen në këtë rithemelim të nevojshëm të PD. Delegatët e PD e shprehen qartë se do të ketë garë në PD, për çfarëdo pozicion. Do të jetë një garë serioze, transparente, nëse Berisha do të jetë në garë e do jetë fitues, nuk ka asnjë problem", u shpreh ai.

Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, i cili ishte i pranishëm në Kuvendin e11 dhjetorit të thirrur nga Berisha, u shpreh se ajo që kërkohet është zhvillimi i zgjedhjeve në PD. Sipas Boçit, Basha është një kryetar i larguar, teksa thekson se pretendimet e Berishës nuk janë 'zbrit ti të hipi unë', por mbajtja e zgjedhjeve të rregullta.

"Kuvendi i 11 dhjetorit ka qenë një Kuvend i thirrur nga delegatët e PD në zbatim të së drejtës së tyre. Për të arritur te Kuvendi nuk ishe një rrufe në qiell të pastër pasi anëtarësia dhe delegatët kanë qenë të zhgënjyer nga drejtimi i PD. Lidershipi i PD dështoi në dhënien enjë frymëzimi të ri për anëtarësinë e PD duke mos dalë me teza bindëse, por u nxitua të mbyllte çështjen e zgjedhjeve. U tentua një marrëveshje me maxhorancën për reformën zgjedhore dhe atë territoriale por patën kondensimet e veta. Për mua Basha është një kryetar i larguar, i sfiduar sepse mund të hyjë në garë të hapur për t'u rikthyer. Duhet t'i thërrasim arsyes sepse jemi brenda një procesi, mos e marrim që fatet personale nuk mund të ndikojnë të ardhmen politike të një partie që është aset kombëtar. Kërkohet bërja e zgjedhjeve në PD, nuk është zbrit ti të hipi unë. Berisha ka thënë se do të jetë një nga kandidatët, ka dhe të tjerë. Është krizë besimi në PD, pse fshihen pas emrave, pas termave gjigantë, Amerika anti-amerikan. Kjo situatë do shpërthente një ditë në PD, Berisha e përshpejtoi. Referendumi ratifikon vendimet e Kuvendit", u shpreh Boçi.

I pyetur nëse e pret një shkarkim nga Basha, pasi ka shprehur mbështetjen ndaj Berishës, Boçi i cili theu herësin në zgjedhjet e 25 prillit, u shpreh se për ta bërë këtë, kryedemokrati duhet të shkarkojë fillimisht "11 mijë votuesit e mi që më votuan dhe më futën në parlament".

Një koment Boçi e pati edhe për arrestimin sot të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Kokës, ku u shpreh me rezerva se SPAK është ndikuar nga Rama.

"Duket se SPAK është ndikuar sepse e lidh ngjarjen shumë thjeshtë. Rama kishte dijeni që i kërkoi dorëheqjen nga mandati i deputetit. I bie që Rama e di se çfarë do të ndodhë në raport me bashkëpunëtorët e tij dhe përdor këto metoda që vetë të dalë i larë. Nëse veprimi i SPAK është i palidhur nga këto elementë, përshëndetet, nëse nuk ka linkun e ndikimit politik", theksoi ai.

Lefter Koka u vu në pranga sot nga SPAK për dosjen e shumëpërfolur politikisht, atë të inceneratorit në Elbasan. Ai akuzohet për shpërdorim të detyrës, pastrim të parave dhe korrupsion, tre akuza të rënda me të cilat ish-ministri tashmë do nisë betejën e tij me drejtësinë.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës