Debati në ‘Studio Live’, Elezi: I turpshëm sulmi Berisha-Meta ndaj Drejtësisë! Basha: Puna e SPAK me pikëpyetje! Bala: Deklaratat e Metës absurde, i dha mesazh dhe Kryemadhit!

Situata më e fundit e politikës në dyert e SPAK-ut, të dy kryetarëve të forcave politike Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë, ishte tema e diskutimeve sot (7 Janar), në panelin e emisionit ‘Studio Live” të Report TV, të gazetarit Arbër Hitaj.

Të ftuar kanë qenë Faik Basha, anëtar kryesie i Partisë së Lirisë, gazetari Anri Bala dhe në lidhje Skype ish-kreu i PD Kukës, Ibsen Elezi.

A po kërcënohet Prokuroria e Posaçme, dosjet e Metës dhe Berishës në SPAK, çfarë pritet të ndodhë më 2025, zgjedhjet e 11 Majit dhe vota e diasporës, ishin tematikat e tjera të debatuara dhe analizuara në studio.

Diskutimi më i fortë ishte për marrjen në pyetje për 2 orë e Metës për lobimin në SHBA.

Ilir Meta ka dhënë sot dëshminë e tij për 2 orë, për ato cfarë është pyetur dhe përgjigje për disa pyetje që i janë bërë SPAK-ut prej kohësh, me rëndësi për qytetarët shqiptarë dhe çështjet e vendit, si aferat korruptive, si korruptimi i McGonigalit dhe inceneartorët e Tiranës, Fierit dhe Elbasanit, që vijojnë të marrin para, nuk punojnë dhe janë inekzistentë dhe ka aferë. A po hetohet dosja McGonigal nga SPAK në Shqipëri, a është marrë në pyetje kryeministri Edi Rama, a janë hetuar pagesat e lekëve, se McGonigal u dënua në SHBA. Po kështu edhe rastin e kryebashkiakut të Tiranës, apo 8% në rastin e inceneratorët, pra ka disa pikëpyetje. Ka pikëpyetje mbi punën e SPAK-ut Meta është parë qartazi nga të gjithë qytetarët edhe me filmime nga ministri i Brendshëm, me një rrëmbim tipik mafioz, pa urdhër arresti, pa uniformadalluese, pa mundësinë për një avokat, të gjitha ditën për diell. Gjendja e Metës është shumë e mirë, vijon betejën juridike. Ka procedura dhe rregullore për metodën e arrestimit. CEZ-DIA ishte hetuar dhe mbyllur, por u rihap me urdhër të McGonigalit. Vetëm Rama i ka shpëtuar hekurave. Protestat nuk janë kundër institucioneve, por ndaj individëve të caktuar, sepse SPAK ka kohë që po degradon”, u shpreh Faik Basha.

Por nuk ka qenë i këtij mendimi gazetari Anri Bala. Ai u shpreh dakord për faktin se arrestimi i Metës nuk ishte i duhuri, por kritikoi ashpër sjelljen e kreut të PL me drejtësinë, duke ndjekur rrugën e Berishës.

“Unë nuk kam qenë as për arrestimin dhe as për formën e arrestimit të Metës. S’ka formë arresti, Policia dha një shpjegim se pati rezistencë. Por nuk janë hallet e Ilir Metës këto. Gjykata e ka mbyllur këtë çështje dhe opinioni publik është shprehur për këtë. Atë që unë nuk jam dakord me zotin Meta është pjesa e heshtjes i bën nder në përballje me sistemin, pavarësisht protestës para SPAK, sepse mendon se procesi është i kompromentuar. Në rastin e Metës duhen parë provat e SPAK, a ka prova për ta mbajtur tani në burg dhe ta lirosh nesër është e rëndë. Unë jam kundër retorikës që ka përdorur zoti Meta. Deklarata ishte e çuditshme, retorikë e habitshme dhe absurde kur thotë do shkoj unë t’i marrë në pyetje ata, madje tha edhe se i pyeti. Minimale atij s’i takon fare të marrë në pyetje prokurorët e SPAK. Ai është thjesht person i arrestuar me burg, s’ka të drejtë të pyesi prokurorët. As Mcgonigali, as gruaja e dhe foto e Ramës nuk janë çështjet e Metës këto”, u shpreh ai.

Bala gjithashtu nënvizoi edhe gjuhën me kode të Metës, të drejtuara edhe Monika Kryemadhit, por edhe me të njëjtën strategji si Berisha.

“Shprehja ‘unë fola dhe gruaja nuk foli’, la të kuptohet për Monika Kryemadhin. Meta i dha mesazh Kryemadhit nga SPAK. Meta i ka bërë bisht drejtësisë. Puna e SPAK mbështetet nga 90% e shqiptarëve dhe i shërben shtetit. Meta ka pasur të gjitha funksionet, ka qenë ‘kingmaker’ me të gjithë ka qenë, me Berishën, Me Bashën, me Ramën. Pa ardhur SPAK-u këtu është bërë kasapanë me drejtësinë, çfarë nuk është bërë. Pronarët janë bërë ish-pronarë dhe anasjelltas, janë bërë vrasje për prona, këtu nuk është bërë drejtësi. Kur e ka denoncuar Meta drejtësinë? Kur flinte me Ramën, Berishën apo Bashën?”, tha Bala.

Kurse ish-kreu i PD Kukës, Ibsen Elezi nuk kurseu akuzat ndaj Metës dhe Berishës, duke i bërë shkaktarë të situatës ku ndodhet vendi, por i konsideroi edhe si “patericat më të mëdha të Ramës” sot, në luftën kundër SPAK.

“Elementët teknik të loodhin, ne duhet të flasim për makroargumente. Unë e shoh në qëndrimin e politikanit dhe kam qenë kundër tij që në 2009 për bashkëpunim me PD. Ju e dini historinë e famshme të videos së Metës, edhe të 2013 me shihni gomat e makinës për të siguruar vota e sjellë Ramën në pushtet. Bashkëpunim i turpshëm me Ramën më 2013 me 1 mln shuplaka, ku 200 mijë vota ishin të vjedhura. Figura e Metës është me 100 zigzage, si akuzat ndaj Berishës për Zenin, apo me kod mafioz me Berishën, prishja me Ramën, pastaj diskreditimi si president me thirrje për protesta për të mbrojtur Kushtetutën, ose pastrimi i partisë LSI-së nga disa figura, e kuptoni se çfarë figure është ai?! Unë çuditem se si disa njerëz dalin dhe e mbrojnë. Bleu votat e PD në 2013 për Ramën”, tha ai.

Teksa në studio lindi edhe një debat i fortë në distancë, kur Elezi akuzoi ish-LSI-në dhe mori përgjigje nga anëtari i saj, Basha.

“Mua s’më ka dhënë çelësin e të vërtetës, por po jap prova. Ka sjell kandidatë nga Gjirokastra në Kukës për të blerë vota. Unë e kam denoncuar gjithmonë figurën e Metës. Por edhe të tjerët, që janë në hall të madh, si Rama, Berisha, kanë hallin e SPAK. Ramës s’i kanë lënë port pa goditur nga zv.kryeministri. Tani ata janë paterica nuk kanë luftën me njëri-tjetrin, ata janë në proces me drejtësinë. Është e turpshme që mbrohen duke sulmuar drejtësinë në emër të politikës, duke thënë se po na sulmojmë se jemi opozitë. Jo vetëm kaq, por bëjnë edhe protesta te SPAK. Është e pamoralshme, është absurde, e turpshme. Në thelb tregon se këta janë të gjithë bashkë, po sulmojnë armikun e Ramës që heton qeverinë. Meta komunikoi me kode mafioze me Berishën ndaj SPAK”, tha ish-kreu i PD në Kukës.

Teksa Basha e akuzoi si 'mbështetës të Ramës', Elezi iu përgjigj se ai i ka sulmuar të gjithë liderët e partive të mëdha prej vitesh dhe është fraksion politik brenda PD, duke ia thënë mendimin kundër në sy Berishës, sikurse edhe për kundërshtimin e aleancës me Metën që më 2009.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:32
‘Studio Live’ për zgjedhjet, Elezi: PL s’mund ta luftojë korrupsionin, Berisha-Meta paterica të Ramës! Bala: Berisha ka humbur vota! Basha: Sipas sondazheve, opozita fiton me 65%

Si do shkojnë zgjedhjet e 11 Majit 2025, cilat forca do triumfojnë dhe a do të ndikojë puna e SPAK te situata politike këtë vit.

Këto ishin disa nga temat e tjera të diskutuara në panelin e “Studio Live” mbrëmjen e sotme.

Më i ashpër ka qenë ish-kreu i PD, Ibsen Elezi, që teksa quan dyshen Berisha-Meta si “paterica të Ramës”, thekson se të tre kanë aktualisht vetëm hallin të ruajnë pasuritë, lirinë dhe pushtetin. Kjo, pas halleve dhe telasheve që u ka hapur SPAK-u.

“Problemi i përbahkët i kësaj kupole politike, Berisha-Rama-Meta apo dhe Basha, mënyra si e fokusojnë retorikën, që është kundra njëri-tjetrit, por me një kod. I bëhet presion Ramës se ai ka kapur SPAK. Retorika e tyre ka të bëjë për të qenë në politikë, për të qenë faktor në këtë politikë. Psh. Berisha partinë e ka tani me figura që nuk kanë vlerë, por ku edhe ata pritet të goditen nga SPAK. Ka autokraci në atë parti, kanë modelin e autokracisë, vendosin gjithçka vetë. Rama ka ndërtuar kupolë politike dhe ekonomike, ku janë zhytur edhe Berisha e Meta. Por opozita nuk hedh dritë, sepse zbulon dhe veten. Ia kam thënë Berishës që në përballje me të se nuk e lufton dot qeverinë dhe oligarkët se i ke deputetët pjesë. Pastrohen miliarda euro në vit, 3,8 miliardë, janë të ndërtuara marrëdhëniet në kompleksitet, sa paratë e këtyre mund të jenë në bankat e nivelit të dytë. Edhe SPAK nuk e nxjerr dot këtë skemë komplekse”, u shpreh Elezi.

Këtu ai mori kundërshti nga Faik Basha prej studios, që theksoi se SPAK ka dështuar, sepse nuk hetoka dot çështje të mëdha, si pastrimi i parave nga politikanët. 

“Ne s’na duhet SPAK që ka frikë”, u shpreh ai, duke hyrë në një debat të ashpër me Elezin, i cili e quajti edhe si “zhurmaxhi të Metës”.

“Unë përfaqsësoj një fraksion që ka 3400 vota që i ka marrë në atë parti. Unë kam vota brenda në parti aq. Meta më 2013 i vodhi votat e PD! Zhurmaxhiu i Metës... (i drejtohet Faik Bashës). Këta e kanë kryetarin me çrregullime mendore, mjafton të shikoni edhe videot e sjelljeve të tij, (vijon debatin në distancë me Bashën). Që të mos e kthejmë personale, LSI (PL) nuk mund të jetë pjesë e luftës ndaj korrupsionit. Ilir Meta dhe Sali Berisha janë paterica më e madhe e Edi Ramës. Të flasësh kundër këtij SPAK-u që e ka degjeneruar Edi Ramën e ka lënë vetëm me kaptera, ia ka akuzu gjithë gjeneralët, ky është turp”, tha Elezi ndër të tjera.

Kurse gazetari Anri Bala u shpreh se nuk është aspak optimist për situatën e opozitës aktuale dhe të vetmen shpresë e sheh tek bashkimi në zgjedhje. Por edhe në këtë rast, momenti është shumë i vonë për të arritur diçka.

“Nëse PD është vjedhur është vjedhur Lulzim Basha, jo Sali Berisha (më 2021). Kur Berisha ankohet, e ka për votat e Bashës më 2021, se vetë ka qenë kandidat për deputet. Sot Berisha, Meta dhe Rama, të gjithë energjinë e kanë për të ruajtur lirinë, pasurinë dhe karrigen e pushtetit. Tani që ka hyrë SPAK ata kanë prioritete të tjera. Pra përfshi edhe Ramën, beteja e tyre është për të ruajtur lirinë dhe pasurinë. Berisha bëri një vit luftë me SPAK dhe aktualisht ndodhet në të njëjtën pikë ku ishte në fillim. Mendoj se Berisha ka humbje në vota në Partinë Demokratike. Unë mendoj se opozita nuk ka mundësi tjetër përveç bashkimit. Besoj se e kanë të pamundur edhe po të bashkohen, për shkak të retorikës, strategjisë, gjuhës së përdorur. Demokratët e kanë ngrënë turpin me bukë me LSI-në, në koalicionin që Berisha bëri”, tha Bala. 

Por u kundërshtua nga anëtari i kryesisë së Partisë së Lirisë, Faik Basha, i cili tha se sondazhet tregojnë se opozita i fiton zgjedhjet me 65%.

“Rama rekruton nga opozita, si Lulin dhe të tjerët. Berishën e izoluan 11 muaj dhe tani ai është i lirë. Sepse elementë brenda drejtësisë përdoren për të goditur opozitën dhe njerëzit e saj. Qëllimi për zgjedhjet parlamentare është për të goditur fortë sistemin. Meta ligjërisht nuk pengohet të kandidojë, por e pengon fizikisht për të qenë në fushatë, për deputet apo për kryeministër, jo se nuk kandidon dot. Ne duhet të bashkohemi, në një listë, në një front. A ka çuar Rama në 12 vjet ndonjë zyrtar në SPAK? Sondazhet e brendshme dalin që 65% fiton opozita më 2025”, tha ndër të tjera ai. 

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nora: 08/01/2025 09:05

    Mjaft me lufte klasash ibsen nese kan bere gabime ndaj popullit te vet oervjigjen para zotit Duam vetem Pawje paqje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 13:30

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?



×

Lajmi i fundit

Ulet me 1 lek çmimi i energjisë për mbi 1 milion familje! SHEMBUJ se sa do kurseni nga fatura në muaj

Ulet me 1 lek çmimi i energjisë për mbi 1 milion familje! SHEMBUJ se sa do kurseni nga fatura në muaj