Debati për bektashijtë: Naimi na nxorri nga errësira, ne po ia kthejmë me ligësi!

Debati për bektashijtë: Naimi na nxorri nga errësira, ne po ia kthejmë me ligësi!

Naim Frasheri

Naim Frashëri, idealet e të cilit për Rilindjen Kombëtare ia mësojmë brezit të ri në bankat e shkollës, ka pas thënë se “kusaria, ligësia, dhe sa te këqija janë, edhe gjithë marrëzia, padijen mëmë kanë.”

Është e trishtë se si si sot, në vendin të cilit Naim Frashëri i dedikoi jetën dhe veprën, fjalët e tij godasin më fort se kurrë, kësaj here pas një diskutimi publik absurd që ka përfshirë bektashijtë.

Naimi, i cilësuar si “krye-bektashiu i madh”, me të cilin krenohemi në librat e historisë, do të tmerrohej nga dallga e sotme e histerisë me të cilën po trajtohet besimi i tij nga analistë, gazetarë, gjithologë që nxitojnë të shpikin qëllime të fshehta mbi nismën për një entitet Sovran të Urdhrit të Bektashijve.

Naimi që u hapi shqiptarëve mendjen me forcën e penës së tij, do të lebetitej nga padija me të cilën po trajtohet nisma, dhe bashkë me nismën, edhe identiteti i bektashijve.

Naimi, që na mësoi dashurinë për atdheun, do të tmerrohej po të shihte se si atdheu, ai të cilit i ngjalli zemrën me vargjet e veta, po ndjek turravrapin e marrëzisë publike, pa tentuar për të kuptuar më parë se ç’do të thotë një entitet i pavarur i bektashijve dhe çfarë përfaqëson nisma për vetë komunitetin.

E gjithë mënyra se si po trajtohet në media kjo çështje, reflekton karakteristikën kryesore të diskutimit publik në Shqipëri, sipërfaqësoren që për lehtësi të komunikimit publik shitet si argument, padijen që sot me lirinë e kanaleve mediatike po shitet si e vërteta absolute.

Thënë kjo, teksa shumica vrapon të spekulojë se kush ishte ideatori, apo cfarë forcash të errëta qëndrojnë pas Baba Mondit, askush nuk tenton të kuptojë e sqarojë rëndësinë e një nisme të tillë, nismë e cila në fund të fundit nuk dëmton askënd, nuk cënon asgjë.

Të thuash se një entitet sovran i një komuniteti besimtarësh cënon sovranitetin e Shqipërisë, është po aq e ligë sa pretendimi se Baba Mondi është një kukull në duart e kriminelëve izraelitë.

Kush thotë se mbështetja për komunitetin e bektashijve i fut ata në konflikt me komunitetet e tjera fetare në vend, duhet të kujtojë Naimin, i cili promovonte rolin e bektashizmit në favor të civilizimit dhe progresit kur shkruante se:

“Bektashinjtë duan shpirtin e tyre dhe të tjerët mysliman e të krishterë, e shkojnë mirë e bukur me gjithë njerëzinë. Bektashiu e do njerëzinë, i ndih varfërisë, ka mëshirë e dhimbje është shpirtëmirë.”

Kush refuzon ta shohë me arsye të mprehtë këtë diskutim dhe që nuk duron dot të shohë ecurinë e procesit, thjesht po bie pre e ligësisë së padijes, asaj që ushqehet nga kolltuqet e ekraneve televizive.

Kjo lloj padijeje e marrëzie nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë për të cilën punuan, sakrifikuan, dhe shkruan vargje të tëra Naimi dhe gjithë rilindasit.

Nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë lidhje as me fenë dhe besimin, që na udhëzojnë për të kërkuar gjithmonë “dijen e dobishme dhe punët e mira”.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Feja: 25/09/2024 20:28

    Ka akoma njerez te shitur si Kajsi qe ka guximin te perdor emrin e Naimit per interesa personale qe flet hapur ky shkrim. Te pakten te studioje historine e vendit para se publikoj artikuj te tille.

    Përgjigju
  • Kasem Gahinji: 25/09/2024 15:53

    Veprimtaria pateiotike e letrare e Baimit Asnjehere nuk Ka qene e lidhue me Bektashizmin,myslymanizmin.Ka shkruar si shqiptar atdheedashes,Jo si beshiktashas.Keto dy gjerat duhen pare te ndara.Kusaria,vjedhja,poshtersia Jane pjese e moralità njerezore,nuk lidhjen e nxitjen nga feja.A Ka ndikim feja ne kete ceshtjen? Sigurisht sepse Jane pare si mekatet.Por burimin eshte morali njerezore qe Ka lindur para fese.Jane njerezit qe krijuan fene dhe e trajtuan si moral i shoqerise,si Shkolle edukimi moral.Por nuk mund te Themi qe feja eshte shpirtim ,themeli i patriotizmit.Aq me teper fete e huazuara, te imponuara.Lejtmotivi i patriotizmit nga rilindasit eshte permbledhur ne nje fjali:" Feja e shqiptarit eshte shqiptaria".Keni lexuar gje te thuhet se feja e shqiptarit eshte Bektashizmin?Sic Duket po' shkoni drejt kesaj shprehjeje.

    Përgjigju
  • Nebi: 25/09/2024 15:19

    Naimi, Samiu e Abdyli,po te ishin Shqiptare te mire duhet te luftonin per shpalljen e pavaresise para se perandoria otomane te binte, por pasi u çliruan Greku,Bulkgari,Rumuni e Serbii i ra ndermend Naimit se paska edhe Shqiperi,,, pas renies se peramdorise otomane ishin te tjere qe kontribuan per pavaresine,apo rilindjen.Keto tre livadhisnin perseri haremeve te stambollit e shkruanin poezi e poema.

    Përgjigju
  • Naimi: 25/09/2024 15:08

    Pikerisht ngaqe ka qene fetar do dilte sot ne mbrojtje te shtetit laik. Ndarja e shtetit nga feja garanton lirine e fese per te gjithe dhe mundeson bashkejetesen paqesore mes feve.

    Përgjigju
  • Pena: 25/09/2024 14:38

    Bravo Kajsiu! Paska akoma njerez racional Shqiperia!

    Përgjigju
    • Autori: 25/09/2024 20:31

      Ja ke fut kot Pena! Vetem racionalizem nuk ka, aneksim total ne baze interesi...

  • Tarasi: 25/09/2024 14:08

    Bravo Rama!

    Përgjigju
    • Tarasitit: 25/09/2024 20:22

      Bravo Rams per idiot*sirat qe flet ne publik. Sa para eshte ne loje per kete plan?!

  • Emigrant: 25/09/2024 13:06

    O Edi i kristaqit mos e kryaj me gjethe fiku .lere kete perralle me shtete islamike se nuk e ha njeri .or debil a e kupton cfar po ben .mjaf i thone mjaft

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja