Debati për këngëtarin serb, Ballist Morina: Mirë se vjen zotri Goran Bregoviç! S'ka nxitur urrejtjen ndaj shqiptarëve, ka realizuar edhe një këngë në shqip

Debati për këngëtarin serb, Ballist Morina: Mirë se vjen zotri Goran Bregoviç! S'ka nxitur urrejtjen ndaj shqiptarëve, ka realizuar edhe një këngë në shqip

Ballist Morina

Ardhja e këngëtarit serb në Korçë, Goran Bregoviç, ka ngjallur jo pak debat mes artistëve shqiptarë, ku disa nuk janë dakord që ai të këndojë në festival, me pretendimin se në kohën e luftës së Kosovës, ka nxitur thirrje anti-shqiptare.

Ballist Morina, shqiptari që ngriti dronin në ndeshjen Serbi-Shqipëri në vitin 2016 i ka dalë në mbrojtje këngëtarit serb Goran Bregoviç. Me një postim në Facebook, Morina shprehet se Bregoviç jo vetëm që nuk ka nxitur urrejtjen ndaj shqiptarëve, por ka kënduar edhe një këngë në shqip.

"Lidhur me pjesëmarrjen e këngëtarit Goran Bregoviç në festën e birrës së Korçës dhe strumentalizimit të panevojshëm të këtij rasti. Nuk më rezulton askund qe ky njeri t'u ketë kënduar të ashtuquajturve “Tigra t’arkanit” ,”çetnikëve” (ashtu si pretendohet) apo me këngët e tij dhe me ndikimin e tij të ketë nxitur urrejtje nga ana serbëve kundrejt shqiptarëve,përkundrazi në vitin 1983 si rrok-band “Bjele Dugme” ka realizuar një këngë në gjuhë shqipe Rroka Mandolinën (Kosovska) dhe që ka pasur sukses të jashtëzakonshëm. Unë personalisht do i isha ZOTIT falënderues nëse të gjithë serbët do ishin si Goran Bregoviç dhe do kisha qenë shumë i disponuar për një miqësi shqiptaro – serbe", thotë ai.

Debatin ai e kosideron 'pluhur për diçka që nuk përfaqëson rrezik', ndërsa shton se e gjithë çështja është krijuar nga qeveria e Kosovës, për të shmangur vëmendjen nga problemet e vendit.

"Përshtypja ime qëndron se këtu po çohet pluhur për njiëdiçka qe nuk përfaqëson rrezik, por për t’mbuluar një diçka që përfaqëson shumë rrezik, vendimet antikombtare te kryeministrit të vëndit dhe përçarja kombtare qe po shkakton me kto vendime, pra shkputje vëmendje nga ngjarje me peshë. Shprehë kundershti kur shoh disa personalitete të estradës dhe grupime tifozësh jo vetëm që jane të ndikuar nga lajme të rreme por edhe kërcënojnë me dhunë për pjesëmarrjen e këtij këngëtari ndërsa kur bëhët fjalë për gjëra reale nuk e shprehin asnji reagim.Mirë se vjen zotri Goran Bregoviç!", thekson ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatmiri: 08/08/2021 22:04

    Bravo, qenke djale me mend...

    Përgjigju
  • andon: 07/08/2021 12:17

    fole ti , kot me te pyet cfar shkolle ke mbaru se jep sh mend , rri urte aty sillu mir se nuk jan pune per ty .

    Përgjigju
    • Bilali: 07/08/2021 18:17

      O andon po ti ca shkolle ke mbaru meqe qekan pune per ty?

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Përfiton nga amnistia penale, lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj: Uroj, askush të mos e provojë qelinë

Përfiton nga amnistia penale, lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj: Uroj, askush të mos e provojë qelinë