TIRANE- Irani reagon për herë të parë pas dëbimit të dy diplomatëve iranianë nga Shqipëria. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Iran Abas Mousavi thotë se Shqipëria duhet të kthehet në rrugën e duhur, sepse ajo në të cilën është tani, nuk është e duhura.
Shqipëria ka bërë shumë gabime dhe ne ndjejmë se disa evente në vendin tonë kanë krijuar disa keqkuptime për Shqipërinë. Në sugjerojmë që ata mos ti lidhin mardhëniet tona të mira me një vend të tretë. Shqipëria duhet të kthehet në rrugën e duhur dhe ajo në të cilën është tani nuk është e duhura", mësohet të jetë shprehur ai.
Pesë ditë më parë, Shqipëria dëboi dy diplomatë iranianë në ambasadën në vendin tonë, duke i shpallur persona të padëshirueshëm. Diplomatët e dëbuar janë Mohamed Peimanemati, që ishte këshilltar i tretë i Ambasadës së Iranit në Tiranë dhe Seyed Ahmad Hosseini, atashe kulturor i Iranit në Shqipëri. Nga hetimet e shërbimit informativ shqiptar dhe Antiterrorit rezultoi se dy iranianët edhe pse me status diplomati kryenin veprimtari agjenturore duke ngritur grupe pune për të marrë informacione sekrete duke shkelur lignin. Vendimi u mor nga qeveria shqiptare, ndërsa u përshëndet edhe nga SHBA-ja.
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
24.5%
-
Keq
61.2%
-
Nuk e di
14.2%
Vota total: 1137
Lajme të tjera
-
Gaza/ Mbi 34 mijë palestinezë të vrarë e 77 mijë të plagosur që nga fillimi i luftës
26 Prill, 19:36
-
Dritëhijet e amnistisë! Vonesa prej magjistratëve dhe mungesa e listës zyrtare nga burgjet, ILD nis verifikimet
26 Prill, 19:35
-
FOTO/ Makina përmbys, aksidentohet ministri izraelit
26 Prill, 19:34
-
Lajmi se bashkëshorti i ministres goditi me thikë drejtorin, reagon Delina Ibrahimaj: Ja si qëndron e vërteta
26 Prill, 19:19
-
Jakin Marena: ‘Mistreci’ i vogël Albin, ‘vëllai’ i madh Rama dhe shqiptarët në RMV
26 Prill, 19:11
-
TEC në tokë bujqësore? Këshilli bashkiak i Roskovecit miraton planin që i hap rrugë ndërtimit, banorët kundërshtojnë
26 Prill, 19:08
-
Takimet me diasporën, Blendi Klosi: Fokusi tek rienergjizimi i PS! Nisim nga Athina më 12 maj
26 Prill, 19:00
-
Ndryshimet klimatike, ekspertja në 'Studio Live': Shqipëria preket më shumë se çdo vend i Europës
26 Prill, 18:41
-
Ambasadori i Rusisë në Tiranë largohet nga Shqipëria, ja kush e zëvendëson
26 Prill, 18:29
-
Franca dhe Gjermania arrijnë marrëveshje për “tanket e së ardhmes”
26 Prill, 18:03
-
Dritan Hila: Pse Micotaqis duhet ta pranojë dorën e shtrirë të Ramës!
26 Prill, 17:56
-
Bashkim me Qorin dhe Lapajn? Shabani paralajmëron koalicion të gjerë në 2025 me figurat e reja në politikë
26 Prill, 17:55