Dëgjoni Zamira Durdën, pastaj dëgjoni mësuesen e Sali Berishës
Zamira Durda pas procesit te radhes per Gerdecin
Zamira Durda, nëna e Edison Durdës që humbi jetën vetëm 7 vjeç në shpërthimin e bazës së demontitmit të municioneve në Gërdec, po ndjek seancat gjyqësore për të marrë drejtësi për vogëlushin e saj. Është e lodhur, e zhgënjyer, por nuk është e dorëzuar. Dëgjoni intervistën e saj në Report TV pas seancës gjyqësore: Nuk shan, nuk mallkon, nuk ulëret edhe pse do ta kishte të gjithë të drejtën, dhe të gjitha arsyet. Flet për Fatmir Mediun, ish-Ministrin e Mbrojtjes së kohës, duke iu drejtuar me Zoti Mediu. Zamira Durda po pret, me durimin që vetëm një nënë shqiptare mund të ketë dhe besimin e pamatë në Shtet dhe Drejtësi.
Dëgjoni dhe ridëgjoni fjalimin e një mësueseje. D.H. në mitingun bërë nga Partia Demokratike e Sali Berishës para qeverisë, në bulevardin kryesor në kryeqytet. Recitimi dhe fjalimi i saj është makabër: Flet për vdekje, varre, skllavëri, mort. Sytë zgurdullohen, zëri forcohet, kërcënimet të drithërojnë.
Janë dy gra shqiptare, totalisht të ndryshme, totalisht me fate dhe dhimbje që nuk përkojnë me njëra-tjetrën. Por cila është në të vërtetë gruaja që na përfaqëson me gjithë ekstremin e fatkeqësisë që prej famëkeqit mars 2008.
Hallet, fatkeqësitë, sëmundjet, janë të pashmangshme për çdo qënie njerëzore, gjatë gjithë rrugëtimit personal. E ndryshme është vetëm mënyra se si njerëzit dinë t’i përballojnë. Fakti që disa politikanë shqiptarë, më në fund, pas 30 vitesh përfitime, po preken në pasuritë e pamata që kanë vënë duke përfituar nga pushteti i tyre, nuk do të thotë që të mobilizojnë veç vetes, edhe njerëz të thjeshtë, qofshin këta mësues, qytetarë të profesioneve të ndryshme, të recitojnë vakëfe makabre në Bulevard. Nuk mund të bëhet ndryshimi i listës së imobiliarëve të tyre, apo kapja e ndonjë llogarie bankare të tepërt brenda apo offshore, zija publike e gjithë shqiptarëve, qoftë 1 herë në muaj, qoftë nëpër televizione, përnatë.
a.m./S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
75.6%
-
Jo
17.3%
-
Ndoshta
7.1%
Vota total: 168
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
21 janari krim shtetëror/ Nesër me prova në SPAK gruaja e Nikës! Basha "vetëmbrohet", Berisha hesht nga frika
21 Korrik, 11:41
-
Mero Baze: Nuk do të trembë SPAK, por të vetët që hezitojnë të bëjnë betejë me SPAK
20 Korrik, 19:47
-
Ekskluzive/ Zbulohen dokumentet që lidhin vilën e Gjirit të Lalzit të Berishës me lejen e ndërtimit që ka firmosur! Ja si mashtroi Argita me deklarimin e pasurisë! Nesër faktet e reja në Report Tv
20 Korrik, 17:58
-
Berisha sulmon ambasadorin britanik: Përcolli gënjeshtrën e Bashës si të vërtetë në qeverinë e tij! Ish kreu i PD-së: Këto akuza të lodhura i hodhi poshtë Gjykata
19 Korrik, 22:37
-
‘Partizani’/ Berisha merr avokaten e Fredi e Belerit! Vendimi për revokimin e masave shtyhet në 30 korrik
19 Korrik, 10:13
-
Eduard Zaloshnja: SPAK-u një “Catch-22” elektoral për Berishën
18 Korrik, 10:06
-
Frrok Çupi: Sikur Trump të kishte vrarë Thomas Crooks-in
17 Korrik, 13:23
-
Pas Alibeajt, edhe Arbi Agalliu largohet nga grupi i PD: Berisha nuk përfaqëson bindjet e mia, duhet një opozitë larg hijes së korrupsionit
17 Korrik, 11:06
-
Masakra e Gërdecit/ Shtyhet seanca, mungoi një prej ekspertëve! GJKKO afat: 2 javë kohë për t'iu përgjigjur 113 pyetjeve! As Mediu i pranishëm
17 Korrik, 09:29
-
21 janari, Ngjela për Report Tv: Berisha dha urdhrin për prishjen e serverëve, shfaqet me automatik! S’fitojnë dot me populizëm ndaj SPAK
17 Korrik, 08:13
-
Minella Aleksi: Të jetosh një gënjeshtër
16 Korrik, 22:34
-
21 janari në SPAK/ Doçi për 'Repolitix': Berisha donte të blinte familjarët e Hekuran Dedës pas vrasjes, i çoi çantën me para! Mahmutaj: Gardisti Agim Llupo qëlloi drejt nesh
16 Korrik, 22:07
Kjo mėsuesja çdo gjē tjetēr mund tē jet por mēsuse kjo fundērrin s'ēshtē kurr. Mjer rinia qē duhet tē edukohet nga njē monstēr e till.
Përgjigju