Deklarata e Merkel për rishikimin e kufijve, Vuçiç: Nuk është gjë e re, ata njohin Kosovën e pavarur

Deklarata e Merkel për rishikimin e kufijve, Vuçiç: Nuk është gjë e re, ata njohin Kosovën e pavarur

Aleksandër Vuçiç

Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, ka komentuar deklaratën e kancelares gjermane, Angela Merkel mbi çështjen e rishikimit të kufijve në Ballkan.

Vuçiq është thotë qëndrimi i Perëndimit pro shtetit së Kosovës dhe territorit të saj nuk është gjë e re.

Ata që e shohin më gjerësisht deklaratën e Merkelit duhet ta dinë se për Merkelin dhe për të gjithë botën perëndimore, me përjashtime të vogla, Kosova është një shtet sovran, me territor të paprekshëm. ata e njohin Kosovës të ndarë prej Serbisë.

Aleksandër Vuçiç

Ai gjithashtu tha se qëndrimi personal i Angela Merkelit ishte i njohur që prej dhjetë vjetësh dhe se nuk ka ndryshuar.

Kancelarja gjermane dje gjatë një konference me kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiq, ka thënë se përkundër diskutimeve të vazhdueshme për lëvizjen e kufijve, një gjë e tillë nuk guxon të ndodhë.

Kancelarja gjermane Angela Merkel është shprehur kundër idesë së Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për ndryshim kufijsh në Ballkan. Sipas saj të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë perspektivë dhe mbështetje nga shteti i Gjermanisë por për rivendosje të kufijve nuk mund të flitet.

Ekziston një perspektivë evropiane për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Bosnja dhe Hercegovina përpiqet të bashkohet me Bashkimin Evropian, prandaj është dashur që t’i përgjigjet qindra pyetjeve dhe ne kemi inkurajuar qeverinë që të përgjigjët në këto pyetje shtesë. 

 Angela Merkel

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale