Analisti dhe gazetari Mero Baze ka reaguar ashpër pas publikimit të një videoje, ku drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun Dibër, Xhelal Mziu bën thirrje që të vritet kushdo që dyshohet se po blen vota. Baze thotë se duket që urdhri është i qartë dhe se këto janë struktura terroriste vrasëse që mund të përsërisin Elbasanin.
"Ky është Xhelal Mziu drejtuesi politik i PD në Dibër i cili dëshmon me zë dhe figurë se PD ka ngritur një strukturë terroriste vrasëse. Urdhri është vrisni këdo që dyshoni. Mjafton një telefonatë dhe çdo i dyshuar do ta pësojë si Ai i Elbasanit. Pra PD jo vetëm e merr autorësinë e krimit, por premton se do vazhdojë të vrasë zyrtarisht. Nuk besoj se duhet më shumë se kaq që një vrasës si ky mos të jetë i lirë rrugëve", ka shkruar Baze.
Përmes rrjetit të tij social Facebook, Baze krahason thirrjen e Mziut me partinë "Agimi i Artë" në Greqi, duke thënë se ajo doli jashtë ligjit për më pak se kaq.
Ai shkruan se grupet e tyre terroriste pretendonin se mbronin të moshuarit nga të huajt duke rrahur e dhunuar kundërshtarë, duke shtuar se kurrë nuk kanë deklaruar si PD që mund të vrasin me një telefonatë.
Lajmi kryesor:
VIDEOLAJM/ Shokon me deklaratën Xhelal Mziu: Na i tregoni njerëzit e dyshimtë, do ta pësojnë njëlloj si ai i Elbasanit! Prokuroria e merr nën hetim
K.T./J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?
-
Po
24.5%
-
Jo
15.5%
-
Nuk e di
60%
Vota total: 10019
Lajme të tjera
-
Bashkëshorti i ministres goditi me thikë drejtorin e Agjencisë së Trajtimit të Kredive, PD: Kambanë alarmi, Ibrahimaj të dorëhiqet
1 Maj, 13:05
-
Mero Baze: Beteja që po rikthen Erion Veliajn në politikë
30 Prill, 20:10
-
Bulqizë, 24 nxënës bojkotojnë mësimin, Zyra Arsimore u hoqi transportin me furgon, prindërit: Fëmijët s’mund të ecin një orë në këmbë!
30 Prill, 13:23
-
Mero Baze: Për gjithë të mërziturit me Rai 3
29 Prill, 20:03
-
I dehur në tribunë, policia e Burrelit shoqëron tifozin që hodhi sende në fushë! Ndeshja përfundon 2-0 për vendasit
28 Prill, 22:31
-
Mero Baze: Pse Edi Rama e ka hak 'drurin' nga Rai 3
28 Prill, 20:45
-
Basha me shqiptarët në Lombardi: Kasta e vjetër politike komplot kundër votës së emigrantëve, ju shohin si rrezik
28 Prill, 19:00
-
Mero Baze: Budallallëku të mbush Facebook-un dhe të boshatis sallën
27 Prill, 21:48
-
Dibër/ 35 vjeçari aplikon për kredi në emrin e dikujt tjetë përmes degës postare Peshkopi
26 Prill, 15:16
-
Vota e diasporës dhe problematikat e emigrantëve, Basha takim me bashkatdhetarët në Itali
26 Prill, 15:02
-
Mbledhja e mbetjeve me orar/ Kumbaro inspektim në Mat: Rrisim gjobat për kundravajtjet mjedisore
26 Prill, 10:49
-
Mero Baze: Defaktorizimi i shqiptarëve në Maqedoni për tu faktorizuar Albini
25 Prill, 21:03