Deklaratat dhe sulmet e Berishës, reagon SHBA: Qëndrimi ynë i qartë, e luftojmë me të gjitha instrumentet korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë
Sali Berisha dhe ambasada e SHBA
Pas deklaratave të forta të Berishës ka ardhur edhe reagimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ambasada amerikane në Tiranë ka thënë se do ta luftojë me të gjitha forcat korrupsionin.
"Midis urdhrit ekzekutiv të Presidentit Biden, shpalljes nga sekretari i shtetit Blinken, deklaratave të ambasadores Kim përpara shtypit medias javën e kaluar dhe editorialit të saj këtë javë, qëndrimi i SHBA është i qartë dhe i pandryshuar: Lufta kundër korrupsionit përbën një interes thelbësor të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe ne do të përdorim të gjitha instrumentet që kemi në dispozicion për tu përballur me korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë", ka thënë ambasada në reagimin e saj.
Përmes një konference për shtyp sot, ish-Kryeministri Sali Berisha e sulmoi hapur ambasadoren Kim për qëndrimet e saj kundër tij.
Berisha nuk la vend për interpretim kur tha se do të jetë në shtator në Parlament si deputet i PD-së dhe për këtë nuk ka asnjë forcë që e ndal. Berisha e akuzoi ambasadoren e SHBA se po sillet si Guvernatore në Tiranë dhe se ajo duhet të kërkojë ndjesë publikisht për deklaratën kur i kujtoi demokratëve shprehjen e vjetër 'edhe bar do hamë'.
Kujtojmë se përmes një deklarate të drejpërdrejtë jashtë Selisë së PD, ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë e tha qartë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e duan Sali Berishën e shpallur ‘Non Grata’ në parlament në muajin shtator. Ky mesazh i qartë iu dha Bashës sy më sy nga ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim në takim që zhvilluan për rreth një orë e gjysmë në selinë blu. Diplomatja amerikane i ka kërkuar Lulzim Bashës që të distancohet nga Sali Berisha dhe këtë mesazh ndonëse e artikuloi në gjuhën angleze, e ka thënë në mënyrën më 'shqiptarçe', duke iu referuar një shprehje të periudhës së komunizmit. “Një parti nuk mund të 'hajë bar' për hir të një deputeti”, tha sot Kim, referuar shprehjes së thënë në komunizëm “edhe bar do hamë dhe nuk do i përkulemi armikut”.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?
-
Normale
12.9%
-
Korrupsion
82.8%
-
Nuk e di
4.3%
Vota total: 1846
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja 'Partizani'/ Meçe: Sulmi i doktorit ndaj gazetarëve do i kthehet bumerang! Alban Duraj: Veprime të trasha, tjetërsimi i Porto Romanos nga Berisha tek Fazlliç
20 Shtator, 19:01
-
Adriatik Doçi: 50 pasuritë e njohura të Familjes Berisha (fakte për demokratët)
20 Shtator, 18:09
-
Andi Bushati mbrojti Berishën që dikur e akuzonte si ‘puçist’, Anila Hoxha i replikon me ironi: Ne, banda e gazetarëve snajperistë të SPAK-ut!
20 Shtator, 18:01
-
Protestë para 'Strasburgut'? Luan Baçi nuk e përjashton: Duhet ndërkombëtarizuar çështja e Berishës
20 Shtator, 18:00
-
Frrok Çupi: Kombi, herë 3 vjeç e herë 7, por jo më shumë se 10
20 Shtator, 15:09
-
U bashkua me grupin e Berishës, Tabaku në Report Tv: Jam aty ku është PD! Kandidati për kryeministër? E vendosin demokratët
20 Shtator, 14:27
-
Carlo Bollino ironizon familjen Berisha: Përpara më etiketonin si ''fashisto-komunist'', tani jam ''peng'' por njëkohësisht edhe ''anëtar'' i SPAK!! Ata janë komplet në panik, i mirëkuptoj
20 Shtator, 12:27
-
Ylli Pata: A mund të jetë Sali Berisha një Milorad Dodik që të negociojë me SHBA?
20 Shtator, 08:49
-
Spahiu: Kërcënimet e Berishës për gazetarët, një nga arsyet pse SHBA e shpalli NON-GRATA
19 Shtator, 22:55
-
Mero Baze: Si po arrin Berisha, ta ndaj shtypin pro dhe kundër vjedhjeve të tij
19 Shtator, 19:43
-
'Asnjë qeveri nuk ka pasur vullnet të luftojë korrupsionin' Kulluri: Hetimi ndaj Berishës, i pari në nivele të tilla! SPAK po lufton të dyja palët
19 Shtator, 19:41
-
Afera ‘Partizani’, Ngjela në Report Tv: Berisha ka humbur ekuilibrin, SPAK-un e drejton Washingtoni! Dosjet kalojnë në duart e ekspertëve të huaj
19 Shtator, 19:30
diten kure Berisha te hy ne burge te shpallet feste kombetare ,ky eshte komunisti i fundit
PërgjigjuAmin bre!
Ky paska rrjedhur! Dmth i ka ardhur fundi! Kujt i kerkon llogari ti,o pis Burre. Me Amerikanet do merresh o legen. Mase te q..n ne byth o legen o plehere. Mase te erdhi fundi..
PërgjigjuSevap per Berishen nese ja bejne ne b..,
Nora militantja me pare e ka radhen ,anti shqiptari dhe krimineli Berisha pastaj do vij radha te tjerevr
PërgjigjuPo korrupsionin e kesja qeverie pse se lufton kjo?
PërgjigjuMe radhe te fillojne nga vrasesit pastaj te te korruptuarit.
KOMUNISTET NUK DOREZOHEN.... SALI ENVER JEMI GATI KURDOHER... FAJIN KRYESOR QE KOMUNISTI BERISHA ESHTE NE KRYE TE PD E KA AMBASADORI IDJOT RAERSON....
PërgjigjuReagimi i Ambasades Amerikane ne Tirane, fort i qarte dhe i respektueshem; ne dobi te Popullit Shqiptar.
Përgjigju