Anëtarët e kabinetit qeveritar të kryeministrit Edi Rama, dhe vetë ai, kanë bërë deklarimet e plota të të ardhurave vjetore për vitin 2025 pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave.

Shefi i qeverisë deklaron 3.4 milionë euro të ardhura nga paga e rreth 10 mijë euro të ardhura nga burime të tjera. Në pjesën publike të deklaratës vjetore të pasurisë nuk jepet burimi i këtyre të ardhurave, të cilat arrijnë në 10,904,091.27 lekë, por me gjasë këto të ardhura, kanë si burim shitjen e veprave të tij artistike, piktura apo skulptura në disa ekspozita të hapura jashtë vendit.

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu rezulton të ketë marrë gjatë vitit të kaluar 2.8 milionë lekë nga paga në dy drejtimin e dy ministrive në pjesën e parë të vitit si ministre e Shëndetësisë e pas formimit të kabinetit të ri qeveritar si ministre e Brendshme, ndërsa 243 mijë lekë të tjera i ka përfituar nga pjesëmarrja në dy borde.

Krye-financieri i qeverisë Petrit Malaj deklaron të ardhura për vitin 2025, vetëm ato të përfituara nga paga si Ministër i Financave. Nga deklarata e pasurisë rezulton se të ardhurat e Petrit Malaj vitin e kaluar ishin 3,029,538 lekë paga nga Ministria e Financave ose 252,461 lekë në muaj pagë.

Ndërkohë deklarimi i ministrit të Bujqësisë Andis Salla kap shifrat më të ulëta se kolegët e tij. Ai deklaron një pasuri të paluajtshme 48 metër katror me vlerë 3.2 milionë lekë, ku është 100% pronar. Ndërsa të ardhura ka 695,965 lekë nga paga si kryetar Bashkie në Cërrik dhe 2,076,699 lekë nga paga si ministër.

Ministri Besfort Lamallari ka deklaruar se burimi i vetëm i të ardhurave për të dhe bashkëshorten e tij janë ato nga paga dhe tre fonde investimi. Paga e tij vjetore është deklaruar 4.5 milion lekë. Ndërsa në fondin e investimit në emër të tij deklaron 20 mijë e 523 euro.

Shqiptarja.com sjell të plota deklarimet e pasurisë të anëtarëve të qeverisë, pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave gjatë vitit 2025.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:41
Ministri Gogu, të ardhura nga paga dhe detyrime e kredi të pashyera

Ministri i Drejtësisë Toni Gogu deklaron se gjatë vitit 2025 ka pasur të ardhura 3.57 milionë lekë  nga paga, ndërsa zotëron edhe një fond investimi me vlerë rreth 885 mijë lekë, i krijuar kryesisht nga këto të ardhura. Ai vijon të ketë detyrime të konsiderueshme financiare, me rreth 16.9 milionë lekë detyrim të mbetur dhe një kredi bankare me principal të pashlyer prej rreth 3.16 milionë lekësh së bashku me bashkëshorten.

Veçmas bashkëshortja, Edlira Gogu, ka deklaruar të ardhura prej mbi 1.1 milionë lekësh nga paga dhe honoraret, ndërsa ka edhe detyrime nga qiramarrja me një shumë të mbetur prej mbi 13 mijë eurosh.

Fëmijët e çiftit, Antonia dhe Teojorg Gogu, kanë deklaruar gjithashtu të ardhura nga puna, ku Antonia ka përfituar mbi 10 mijë euro nga puna pranë Deloitte Albania, ndërsa Teojorg ka deklaruar të ardhura nga paga rreth 200.000 lekë.

Llogari Bankare, shtuar me: 3,573,024
Të ardhura nga paga: 3,573,024
fond investimi me vlerë 884,975 lekë, i krijuar kryesisht nga të ardhurat nga paga.
Pasuri dhe likuiditete:
Kredi dhe detyrime:
Një detyrim i deklaruar si "Tjetër"
Shlyer gjatë vitit: 1,670,769 lekë.
Detyrim i mbetur: 16,899,477 lekë.
Kredi bankare:
Shlyer gjatë vitit: 290,928 lekë.
Principal i mbetur: 3,159,032 lekë.
Kredia lidhet me një pasuri të paluajtshme me vlerë 3.4 milionë lekë.
Kartë krediti:
Detyrim i pashlyer: 106.10 euro.

 

EDLIRA GOGU- gruaja
Të ardhurat neto:
Honorare: 160,000 lekë.
Pagë nga Fondacioni "Gjerasim D. Qiriazi": 978,201 lekë.
Qiramarrje:
Pagesa të kryera gjatë vitit: 4,990.96 euro.
Detyrim i mbetur: 13,047.24 euro.

 

VAJZA ANTONIA GOGU
Te ardhurat nga PAGA, Deloitte Albania 10.191.22 EURO

 

DJALI TEOJORG GOGU
Llogari bankare, 93.773 leke bonuse + paga
Llogari bankare: 1 993 euro
Te ardhura nga paga 199 000 leke  SIAME SHPK

 Kliko këtu për të parë deklarimin pasuror

 

Ora 18:54
Ministri Lamallari, të ardhura vetëm nga paga e fonde investimi

Ministri Besfort Lamallari ka deklaruar se burimi i vetëm i të ardhurave për të dhe bashkëshorten e tij janë ato nga paga dhe tre fonde investimi. Paga e tij vjetore është deklaruar 4.5 milion lekë. Ndërsa në fondin e investimit në emër të tij deklaron 20 mijë e 523 euro.

Besfort Lamallari
Gjendje Cash: 60,000.00
Llogari bankare, shtruar me: 2,625.07 EUR
Llogari bankare, shtuar me: 0.14 USD     
Llogari bankare, shtruar me: 0.30 EUR
Llogari bankare, pakësuar me: -120,799.92 ALL
Fonde Investimi: 20,523.69 EUR
Të ardhura nga paga: 4,571,365.28 ALL

 

Anisa Pashaj, bashkëshortja
Gjendje Cash, pakësuar me: -150,000.00 ALL
Llogari bankare, pakësuar me: -84,374.02 ALL
Fonde Investimi, shtuar me: 111,764.19 ALL
Fonde Investimi, shtuar me: 380,000.00 ALL
Të ardhura nga paga: 1,026,621.00 ALL

 Kliko këtu për të parë deklarimin pasuror

 

Ora 17:09
Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha, të ardhura vetëm nga paga si ambasador në 2025

Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha, për periudhën e deklarimit  gjatë vitit 2025, kur mbante postin e ambasadorit të Shqipërisë në BE, të ardhurat kryesore rezulton t’i ketë patur prej punës së tij si diplomat, me 33,408.00 euro të ardhura në vit.

Llogaria bankare e tij gjatë 2025-ës është shtuar me mbi 46 mijë euro, ndërsa 25 mijë euro regjistrohen si hua e dhënë.

Dy djemtë e tij, Maximilien Nemo Kastriot Hoxha dhe Leo Paul Hoxha gjithashtu kanë deklaruar të ardhurat vjetore dhe burimin e tyre.

I pari me të ardhura kryesisht nga paga vjetore, ndërsa I dyti me të ardhura nga prindërit. 

Ferit Hoxha
Llogari bankare  shtuar me 46,617.33
Llogari bankare  shtuar me 730.00 EUR
Huadhënie: 25,000.00 EU
Të ardhura nga paga (Misioni i RSH-se pranë Bashkimit Evropian):
33,408.00 EUR
Të ardhura  të tjera 25,000.00 EUR (Ndoshta kthimi i huasë)

 

I Biri Maximilien Nemo Kastriot Hoxha
Llogari bankare shtuar me 545.90 EUR
Llogari bankare pakësuar me -6,767.63 EUR
Llogari bankare pakësuar me -987.18 EUR
Të ardhura nga paga (WAVESTONE) 32,415.24 EUR

 

I biri Gabriel Leo Paul Hoxha
Llogari bankare shtuar me 187.24 EUR (të ardhura nga prindërit)
Llogari bankare pakësuar me 2,331.02 EUR
Depozitë bankare 265.19 EUR (të ardhura nga prindërit)
Depozitë bankare 187.24 EUR (të ardhura nga prindërit)

 Kliko këtu për të parë deklarimin pasuror

Ora 17:01
Delina Ibrahimaj, blen apartament 320 mije € me kredi, të ardhurat 8.1 mln lekë në 2025

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit deklaron blerje të një pasurie të paluajtshme me vlerë 320 mijë euro me sipërfaqe 244.98 metër katror ku është 100% pronare. Pasuria nuk është regjistruar ndërsa burimi i financimit deklarohet një kredi bankare me vlerë 320 mijë euro, për të cilën ka paguar 1,606 euro këste, dhe ka mbetur për tu paguar 318,394 euro.

Ministrja Ibrahimaj deklaron gjithashtu 2 apartamente 100% pronare, të lëna kolateral, pa vlerën shoqëruese.

Ibrahimaj deklaron 2,209 euro të ardhura nga qiraja në dy llogari bankare. Ndërsa ka deklaruar 505,040 lekë në fonde investimi me burim pagën, dhe në një tjetër një tjetër fond investimi 819,472 lekë.

Në një llogari bankare ka 158,260 lekë të ardhura nga paga, e në një tjetër ka 967 euro të ardhura nga burime të tjera. Gjithashtu në disa llogari të tjera deklaron 1,498,904 lekë të ardhura pa specifikuar burimin, si dhe 13,200 euro të ardhura qiraje.

Ibrahimaj ka përfituar 748,111 lekë honorare si Ministre e Shtetit për sipërmarrjen dhe 2,080,980 lekë paga po në këtë ministri. Si Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit deklaron 694,243 lekë paga.

Apartament 244.98 m²         320,000.00 EUR
Llogari bankare                       1,813.42 EUR
Llogari bankare                      -193,507.62 ALL
Llogari bankare                       8.50 ALL
Llogari bankare                        158,260.63 ALL
Llogari bankare                        967.71 EUR
Llogari bankare                        8.50 ALL
Llogari bankare                        396.83 EUR
Fonde investimi                       505,040.32 ALL
Fonde investimi                      819,472.11 ALL
Të ardhura të tjera                 1,050,000.00 ALL
Të ardhura të tjera                  74,756.00 ALL
Të ardhura të tjera                  74,148.00 ALL
Të ardhura të tjera                   300,000.00 ALL
Honorare/Ministre shteti          748,111.00 ALL
Paga ministre MEI                    694,243.00 ALL
Paga/Ministre shteti                2,080,980.00 ALL
Të ardhura qiraje                     13,200.00 EUR
Kredi bankare shlyer                1,606.30 EUR
Kredi bankare pashlyer            318,393.70 EUR

Kliko këtu për të parë deklarimin pasuror 

Ora 17:01
Pasuria e ministres së Arsimit, Mirela Kumbaro shtoi me rreth 50 mijë euro 2 llogari bankare

1780052111_kumbaro.jpg

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro ka pasure një shtesë prej 4.6 milionë lekësh të reja ose rreth 50 mijë euro në llogaritë e saj bankare për vitin 2025. Në njërën llogari i është shtyar 2.6 milionë lekë dhe në tjetrën, të cilën e ka në bashkëpronësi me bashkëshortin Aleksandër Furxhi i janë shtuar pak më shumë se 2 milionë lekë të reja.

Ministrja vetë deklaron rreth 3 milionë lekë të reja të ardhura nga rroga si anëtare e kabinetit. Ndërkohë që bashkëshorti i saj, Aleksandër Furxhi, deklaron lëvizje të shumta pasurie, ku dallon një blerje apartamenti 72 mijë euro, tërheqje të mëdha nga dy llogari bankare.

NDRYSHIMET E PASURISË SË MIRELA KUMBARO
Llogari bankar shtuar me       2,081,341 ALL (50%)
Llogari banklare pakësuar me 18.00 EUR
Llogari bankare shtuar me     2,595,414 ALL
Depozitë bankare shtuar me   21,365 ALL         
Fonde investimi                       2,722 EURO
Të ardhura nga rroga             2,979,048 ALL

 

NDRYSHIMET E PASURISË SË ALEKSANDËR FURXHI (bashkëshorti )
50% e garazhit 18.00 m2        2000 euro
50% Apartament 69.10 m2     72,000 EUR
Llogari bankare shtuar me     18,000
Llogari bankare shtuar me     2.00 EUR
Llogari bankare  shtuar me   223 ALL
Llogari bankare pakësuar me  98,061 EUR
Llogari bankare pakësuar me  4,000,000
Llogari bankare  shtuar me   1.00 USD
Llogari bankare  shtuar me   2,851,456 ALL
Llogari bankare  shtuar me   2,081,341 ALL
Llogari bankare shtuar me     885.00 ALL
Llogari bankare pakësuar me 796,446 ALL
Llogari bankare shtuar me     885.00 ALL
Llogari bankare pakësuar me  5,763 ALL
Depozitë bankare pakësuar me 2,800,000 ALL
Huadhënie pakësuar me         18,000.00 USD
Fonde investimi                      5,000,000 ALL
Honorare nga Media Vizion    3,600,000 ALL
Shlyerje kredie                        514,831 ALL

 

NDRYSHIMET E PASURISË SË SARA FURXHI (e bija)
Llogari bankare shtuar 1,231  EUR
Depozitë bankare          21,254 EUR
Pagë nga SASSON        3,721 EUR
Pagë nga FOL73           2,046 EUR
Pagë nga Atoll 75          6,169 EUR

 

NDRYSHIMET E PASURISË SË TOM FURXHI (i biri)
Llogari bankare shtuar mer 141 EUR
Llogari bankare shtuar 81,715 ALL
Llogari bankare pakësuar me 25.00
Depozitë bankare          220,238 ALL
Pagë nga Agjencia e Industrise se Mbrojtes        1,463,455 ALL

Kliko këtu për të parë deklarimin pasuror 

Ora 16:57
Enea Karakaçi deklaron 3.7 milionë lekë të ardhura në 2025, shumica nga paga e interesa bankare

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaci deklaron se ka të ardhura nga paga 304,595 lekë në një llogari bankare. Më tej ka fituar nga interesat bankare 27,714 lekë, ndërsa si administrator i OSHEE deklaron 3,372,805 lekë si paga mujore.

Pakësim deklaron pakësim me  49.742 lekë nga një llogari bankare si dhe shpenzim të 400 mijë lekëve gjendje cash.

Ministri rezulton se ka paguar 5,038 euro kredi bankare dhe ka mbetur për tu paguar edhe 52,309 euro për tu shlyer. Si dhe ka paguar 23,618 lekë karta krediti dhe ka detyrim edhe 10,802 lekë.

Kurse bashkëjetuesja e tij Eda Jasini, deklaron 103,583 lekë në një llogari bankare si të ardhura nga paga, 1,625,000 lekë paga nga PIK SHPK dhe 17,655 lekë dita po nga e njëjta kompani. Gjithashtu ajo deklaron pagesë kredie në vlerën 5,038  euro dhe ka mbetur për tu paguar edhe 52,309 euro, si dhe pagesë overdarafti 54,824 lekë dhe ka mbetur për të shlyer edhe 10,796 lekë. Ndërsa për gjendjen e cash deklaron 150 mijë lekë më pak.

Enea Karakaçi
Gjendje cash                          -400,000.00 ALL
Llogari bankare                       -49,742.95 ALL
Llogari bankare                      22.74 EUR
Llogari bankare                      304,595.25 ALL
Nga interesat bankare             27,714.41 ALL
Të ardhura nga paga              3,372,805.00 ALL
Kredi bankare shlyer              5,038.92 EUR
Kredi bankare pashlyer          52,309.19 EUR
Kartë krediti shlyer                  23,618.12 ALL
Kartë krediti pashlyer            10,802.15 ALL

 

Bashkëjetuesja e Enea Karakaçi/ Eda Jasini
Gjendje cash                          -400,000.00 ALL
Llogari bankare                      22.74 EUR
Llogari bankare                      103,583.17 ALL
Të ardhura dieta                    17,655.00 ALL             
Të ardhura nga paga             1,625,000.00 ALL
Overdraft paguar                    54,824.57 ALL
Overdraft papaguar                10,796.13 ALL   
Kredi bankare paguar             5,038.92 EUR
Kredi bankare papaguar         52,309.19 EUR 

Kliko këtu për të parë deklarimin pasuror 

Ora 16:53
Ministri Andis Salla deklaron 2.7 milionë lekë të ardhura në 2025 dhe 1 pronë 48 metra katrorë

Ministri i Bujqësisë deklaron një pasuri të paluajtshme 48 metër katror me vlerë 3.2 milionë lekë, ku është 100% pronar. Ndërsa të ardhura ka 695,965 lekë nga paga si kryetar Bashkie në Cërrik dhe 2,076,699 lekë nga paga si ministër.

Salla nuk ka kredi për të shlyer, ndërsa në njërën nga llogaritë deklaron pakësim me 5,284,426 lekë.

Pasuri e paluajtshme 48 m²                  3,200,000.00 ALL
Llogari bankare                                     -5,284,426.14 ALL
Të ardhura nga paga si ministër             695,965.00 ALL
Të ardhura nga paga si kryetar i Bashkisë Cërrik       2,076,699.00 ALL

Kliko këtu për të parë deklarimin pasuror 

Ora 16:47
Petrit Malaj deklaron të ardhura vjetore vetëm 3 milionë lekë

Krye-financieri i qeverisë Petrit Malaj deklaron të ardhura për vitin 2025, vetëm ato të përfituara nga paga si Ministër i Financave. Nga deklarata e pasurisë rezulton se të ardhurat e Petrit Malaj vitin e kaluar ishin 3,029,538 lekë paga nga Ministria e Financave ose 252,461 lekë në muaj pagë.

Gjithashtu Malaj ka bërë disa lëvizje në llogaritë bankare për të shlyer disa detyrime të kaluara. Tre llogari bankare janë pakësuar me 117,225 lekë, ka mbyllur dy llogari të tjera me nga zero lekë, dhe ka aktive një llogari në të cilën deklaron 0.46 euro. Ministri ka shlyer këstet për një kredi bankare në vlerën 306,240 lekë, dhe i ka mbetur pa shlyer edhe 5,942,684 lekë.

Ndërsa bashkëshortja e tij Ana Malaj deklaron gjithashtu të ardhura nga punësimi 60,305 euro në CRIF SPA (CRIF është një kompani globale e specializuar në sistemet e informacionit të biznesit dhe zyrave të krediti). Gjithashtu ka deklaruar të ardhura nga burime të tjera 11,865 euro një pjesë e deklaron po nga paga. Kurse 3 llogari i deklaron të mbyllura me 0 lekë. Sa i takon gjendjes së llogarive bankare të Ana Malaj ajo ka pakësuar me 12,605 euro 3 llogari në monedhë të huaj. Po ashtu deklaron të pakësuar edhe një llogari në lekë me -341.340 lekë. 

Bashkëshortja e ministrit rezulton bashkëkredimarrëse dhe ka paguar po aq sa bashkëshorti 306,240 lekë këste, dhe vlera e mbetur e detyrimit është po 5,942,684 lekë.

PETRIT MALAJ
Llogari bankare                       -9,507.41 ALL
Llogari bankare                        0.00 EUR
Llogari bankare                        0.46 EUR
Llogari bankare                       -607.33 EUR
Llogari bankare                        0.00 ALL
Llogari bankare                      -107,110.76 ALL
Paga ministër                          3,029,538.00 ALL
Kredi bankare shlyer              306,240.00 ALL
Kredi bankare pashlyer          5,942,684.00 ALL

 

Bashkëshortja e Petrit Malaj/ Ana Malaj
Llogari bankare         -5,109.00 EUR
Llogari bankare            0.00 ALL          
Llogari bankare          -533.60 EUR          
Llogari bankare         -6,963.62 EUR         
Llogari bankare          8,462.95 EUR             
Llogari bankare         -341,340.00 ALL           
Llogari bankare         3,403.41 EUR
Llogari bankare           0.00 EUR         
Llogari bankare           0.00 EUR         
Llogari bankare           856,254.92 ALL
Të ardhura, paga          60,305.00 EUR
Kredi bankare shlyer              306,240.00 ALL
Kredi bankare pashlyer          5,942,684.00 ALL

Kliko këtu për të parë deklarimin pasuror 

Ora 16:37
Koçiu, të ardhura vetëm nga paga e bordet dhe një kredi për të shlyer

1780595772_albanakoiu.JPG

Albana Koçiu

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu rezulton të ketë marrë gjatë vitit të kaluar 2.8 milionë lekë nga paga në dy drejtimin e dy ministrive në pjesën e parë të vitit si ministre e Shëndetësisë e pas formimit të kabinetit të ri qeveritar si ministre e Brendshme, ndërsa 243 mijë lekë të tjera i ka përfituar nga pjesëmarrja në dy borde.

Ajo ka shlyer afro 1800 euro të një kredia nga e cila I mbetet të paguaje gati 12 mijë euro të tjera, së bashku me bashkëshortin e saj, të ardhurat e të cilit nga paga shkojnë në 2.6 milionë lekë në vit.

Albana Koçiu
Llogari bankare, pakësuar me: -753,500.67 ALL
Llogari bankare, shtuar me: 629.79 ALL
Të ardhura nga paga: 2,804,836.00 ALL
Të ardhura të tjera:
Bordi FSDKSH: 136,000.00 ALL
Bordi ISHP: 107,800.00 ALL
Kredi bankare
Paguar: 1,796.58 EUR
Për t’u shlyer: 11,954.22 EUR

 

Arbër Misja (bashkëshorti)
Llogari bankare, gjendja: 658.38 EUR
Llogari bankare, pakësuar me: -14.61 EUR
Llogari bankare, pakësuar me: -55,208.44 ALL
Të ardhura nga paga (Dr. e Përgj. e Doganave): 2,163,854.77 ALL
Të ardhura të tjera:
Bordi i Shtypshkronjës së Letrave me Vlerë: 507,220.00 ALL

Kliko këtu për të parë deklarimin pasuror 

Ora 16:09
Publikohen të ardhurat e familjes Rama për vitin 2025, kryeministri deklaron rreth 110 mijë euro të ardhura jashtë pagës

1782397091_edirama.jpg

Edi dhe Linda Rama

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar për vitin 2025 rreth 110 mijë euro të ardhura nga burime të tjera, përveç pagës që merr si kreu i qeverisë. Në pjesën publike të deklaratës vjetore të pasurisë nuk jepet burimi i këtyre të ardhurave, të cilat arrijnë në 10,904,091.27 lekë, por me gjasë këto të ardhura, kanë si burim shitjen e veprave të tij artistike, piktura apo skulptura në disa ekspozita të hapura jashtë vendit. Ndërkohë paga e deklaruar është 3,402,084 lekë. Gjatë vitit, llogaria e tij bankare është shtuar me 349,544.65 lekë.

Edi Rama
Llogari Bankare, shtuar me: +349,544.65 ALL
Të ardhura nga paga: 3,402,084.00 ALL
Të ardhura të tjera: 10,904,091.27

Në deklaratën e pasurisë, bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama, raporton 6,699,149 lekë të ardhura nga punësimi, ekspertiza dhe qiradhënia. Ajo ka vijuar edhe shlyerjen e dy kredive bankare, duke paguar 338,700.53 lekë për njërën dhe 23,223.72 euro për tjetrën. Pas pagesave, detyrimet e mbetura janë 4,748,969.62 lekë dhe 173,766.43 euro. Po ashtu, apartamenti 118 metra katrorë figuron me vlerë 19,296,477.28 lekë pas rivlerësimit. Ndërkohë, gjendja cash është pakësuar me 10 mijë lekë dhe llogaria bankare me 1,964,873.74 lekë.

Linda Rama:
Pasuri e paluajtshme (sip. 118 m2), pas rivlerësimit: 19,296,477.28 ALL
Cash, pakësuar me: -10.000 ALL
Llogari bankare, pakësuar me -1,964,873.74
Të ardhura nga paga: 6,699,149.00 ALL
Kredi bankare
Paguar: 338,700.53 ALL 
Për t’u shlyer: 4,748,969.62 ALL
Kredi bankare
Paguar: 23,223.72 EUR 
Për t’u shlyer: 173,766.43 EUR

 Edhe djali i kryeministrit, Gregor Rama, ka deklaruar ndryshime në pasurinë e tij. Llogaritë bankare janë shtuar me 8,297.42 euro dhe 108,638.75 lekë, ndërsa fondi i investimit është pakësuar me 16,445.32 euro. Ai deklaron gjithashtu 1,083,258 lekë të ardhura nga burime të tjera, ndërsa gjendja cash është ulur me 2,500 euro.

Gregor Rama:
Cash, pakësuar me: -2.500.00 EUR
Llogari bankare, shtuar me +8,297.42 EUR
Llogari bankare, shtuar me +108,638.75 ALL
Fonde investimi, pakësuar me -16,445.32 EUR
Të ardhura të tjera: 1,083,258.00 ALL