Anëtarët e kabinetit qeveritar të kryeministrit Edi Rama, dhe vetë ai, kanë bërë deklarimet e plota të të ardhurave vjetore për vitin 2025 pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave.
Shefi i qeverisë deklaron 3.4 milionë euro të ardhura nga paga e rreth 10 mijë euro të ardhura nga burime të tjera. Në pjesën publike të deklaratës vjetore të pasurisë nuk jepet burimi i këtyre të ardhurave, të cilat arrijnë në 10,904,091.27 lekë, por me gjasë këto të ardhura, kanë si burim shitjen e veprave të tij artistike, piktura apo skulptura në disa ekspozita të hapura jashtë vendit.
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu rezulton të ketë marrë gjatë vitit të kaluar 2.8 milionë lekë nga paga në dy drejtimin e dy ministrive në pjesën e parë të vitit si ministre e Shëndetësisë e pas formimit të kabinetit të ri qeveritar si ministre e Brendshme, ndërsa 243 mijë lekë të tjera i ka përfituar nga pjesëmarrja në dy borde.
Krye-financieri i qeverisë Petrit Malaj deklaron të ardhura për vitin 2025, vetëm ato të përfituara nga paga si Ministër i Financave. Nga deklarata e pasurisë rezulton se të ardhurat e Petrit Malaj vitin e kaluar ishin 3,029,538 lekë paga nga Ministria e Financave ose 252,461 lekë në muaj pagë.
Ndërkohë deklarimi i ministrit të Bujqësisë Andis Salla kap shifrat më të ulëta se kolegët e tij. Ai deklaron një pasuri të paluajtshme 48 metër katror me vlerë 3.2 milionë lekë, ku është 100% pronar. Ndërsa të ardhura ka 695,965 lekë nga paga si kryetar Bashkie në Cërrik dhe 2,076,699 lekë nga paga si ministër.
Ministri Besfort Lamallari ka deklaruar se burimi i vetëm i të ardhurave për të dhe bashkëshorten e tij janë ato nga paga dhe tre fonde investimi. Paga e tij vjetore është deklaruar 4.5 milion lekë. Ndërsa në fondin e investimit në emër të tij deklaron 20 mijë e 523 euro.
Shqiptarja.com sjell të plota deklarimet e pasurisë të anëtarëve të qeverisë, pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave gjatë vitit 2025.

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, i cili në vitin 2025 mbante postin e zv/sekretarit i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, ka deklaruar shtim të pasurisë gjatë vitit 2025, në formularin e deklarimit të pasurisë së ILDKPKI. Vitin e shkuar Nufi deklaron blerjen e një automjeti me vlerë 15 mijë euro, me burim të ardhurash nga paga. Po ashtu ka shitur një automjet tjetër për 8 mijë euro. Në deklaratë rezulton gjithashtu shtim i likuiditeteve, me 300 mijë lekë gjendje cash, si dhe 3 llogari bankare, konkretisht me 4,789.49 lekë, 450,331.58 lekë dhe 10,978.48 euro, të treja me të ardhura nga paga. Nufi ka deklaruar edhe një fond investimi me vlerë 251 mijë lekë.
Ermal Nufi ka përfituar 2,384,378 lekë nga paga në Kryeministri dhe 890,754 mijë lekë nga ALBCONTROL, 181,930.88 lekë dieta në Kryeministri. Të ardhura ka siguruar edhe nga pjesëmarrja në borde dhe këshilla drejtues, ku veçohen 18 mijë euro nga “Durres Yacht and Marina”, 1,289,276 lekë nga KAYO SHA, 471 mijë lekë nga ALBPETROL, 106,250 lekë nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe 51,000 nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe 8 mijë euro nga shitja e mjetit.
Gjatë vitit 2025 Nufi ka shlyer disa detyrime financiare, përfshirë kredi konsumatore dhe karta krediti të pashlyer në vlerë 4,396,614.58 lekë në fund të vitit. Në 2025 ka shlyer 838,192.21 lekë kredi bankare dhe 3 kredi të mbyllura në vlera 921,917.56 lekë, 243,222.46 lekë dhe 190,683.37 lekë.
Edhe bashkëshortja e tij, Lisarta Nufi, ka raportuar shtim të pasurisë, me 100 mijë lekë cash të ardhura nga paga dhe një fond investimi me vlerë 148 mijë lekë, argumentuar me “të ardhura”. Të ardhurat janë si pjesëmarrje në bord drejtues te Sena Solar Energy Albania, 397,200.00 lekë të ardhura. Pagë në KESH.sh, 1,857,975.61 lekë dhe te Avokatura e Shtetit në vlerë 95,400.65 lekë.
Kliko këtu për të parë deklarimin pasuror

Ministri i Drejtësisë Toni Gogu deklaron se gjatë vitit 2025 ka pasur të ardhura 3.57 milionë lekë nga paga, ndërsa zotëron edhe një fond investimi me vlerë rreth 885 mijë lekë, i krijuar kryesisht nga këto të ardhura. Ai vijon të ketë detyrime të konsiderueshme financiare, me rreth 16.9 milionë lekë detyrim të mbetur dhe një kredi bankare me principal të pashlyer prej rreth 3.16 milionë lekësh së bashku me bashkëshorten.
Veçmas bashkëshortja, Edlira Gogu, ka deklaruar të ardhura prej mbi 1.1 milionë lekësh nga paga dhe honoraret, ndërsa ka edhe detyrime nga qiramarrja me një shumë të mbetur prej mbi 13 mijë eurosh.
Fëmijët e çiftit, Antonia dhe Teojorg Gogu, kanë deklaruar gjithashtu të ardhura nga puna, ku Antonia ka përfituar mbi 10 mijë euro nga puna pranë Deloitte Albania, ndërsa Teojorg ka deklaruar të ardhura nga paga rreth 200.000 lekë.
Kliko këtu për të parë deklarimin pasuror

Ministri Besfort Lamallari ka deklaruar se burimi i vetëm i të ardhurave për të dhe bashkëshorten e tij janë ato nga paga dhe tre fonde investimi. Paga e tij vjetore është deklaruar 4.5 milion lekë. Ndërsa në fondin e investimit në emër të tij deklaron 20 mijë e 523 euro.
Kliko këtu për të parë deklarimin pasuror

Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha, për periudhën e deklarimit gjatë vitit 2025, kur mbante postin e ambasadorit të Shqipërisë në BE, të ardhurat kryesore rezulton t’i ketë patur prej punës së tij si diplomat, me 33,408.00 euro të ardhura në vit.
Llogaria bankare e tij gjatë 2025-ës është shtuar me mbi 46 mijë euro, ndërsa 25 mijë euro regjistrohen si hua e dhënë.
Dy djemtë e tij, Maximilien Nemo Kastriot Hoxha dhe Leo Paul Hoxha gjithashtu kanë deklaruar të ardhurat vjetore dhe burimin e tyre.
I pari me të ardhura kryesisht nga paga vjetore, ndërsa I dyti me të ardhura nga prindërit.
Kliko këtu për të parë deklarimin pasuror

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit deklaron blerje të një pasurie të paluajtshme me vlerë 320 mijë euro me sipërfaqe 244.98 metër katror ku është 100% pronare. Pasuria nuk është regjistruar ndërsa burimi i financimit deklarohet një kredi bankare me vlerë 320 mijë euro, për të cilën ka paguar 1,606 euro këste, dhe ka mbetur për tu paguar 318,394 euro.
Ministrja Ibrahimaj deklaron gjithashtu 2 apartamente 100% pronare, të lëna kolateral, pa vlerën shoqëruese.
Ibrahimaj deklaron 2,209 euro të ardhura nga qiraja në dy llogari bankare. Ndërsa ka deklaruar 505,040 lekë në fonde investimi me burim pagën, dhe në një tjetër një tjetër fond investimi 819,472 lekë.
Në një llogari bankare ka 158,260 lekë të ardhura nga paga, e në një tjetër ka 967 euro të ardhura nga burime të tjera. Gjithashtu në disa llogari të tjera deklaron 1,498,904 lekë të ardhura pa specifikuar burimin, si dhe 13,200 euro të ardhura qiraje.
Ibrahimaj ka përfituar 748,111 lekë honorare si Ministre e Shtetit për sipërmarrjen dhe 2,080,980 lekë paga po në këtë ministri. Si Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit deklaron 694,243 lekë paga.
Llogari bankare 1,813.42 EUR
Llogari bankare -193,507.62 ALL
Llogari bankare 8.50 ALL
Llogari bankare 158,260.63 ALL
Llogari bankare 967.71 EUR
Llogari bankare 8.50 ALL
Llogari bankare 396.83 EUR
Fonde investimi 505,040.32 ALL
Fonde investimi 819,472.11 ALL
Të ardhura të tjera 1,050,000.00 ALL
Të ardhura të tjera 74,756.00 ALL
Të ardhura të tjera 74,148.00 ALL
Të ardhura të tjera 300,000.00 ALL
Honorare/Ministre shteti 748,111.00 ALL
Paga ministre MEI 694,243.00 ALL
Paga/Ministre shteti 2,080,980.00 ALL
Të ardhura qiraje 13,200.00 EUR
Kredi bankare shlyer 1,606.30 EUR
Kredi bankare pashlyer 318,393.70 EUR
Kliko këtu për të parë deklarimin pasuror

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro ka pasure një shtesë prej 4.6 milionë lekësh të reja ose rreth 50 mijë euro në llogaritë e saj bankare për vitin 2025. Në njërën llogari i është shtyar 2.6 milionë lekë dhe në tjetrën, të cilën e ka në bashkëpronësi me bashkëshortin Aleksandër Furxhi i janë shtuar pak më shumë se 2 milionë lekë të reja.
Ministrja vetë deklaron rreth 3 milionë lekë të reja të ardhura nga rroga si anëtare e kabinetit. Ndërkohë që bashkëshorti i saj, Aleksandër Furxhi, deklaron lëvizje të shumta pasurie, ku dallon një blerje apartamenti 72 mijë euro, tërheqje të mëdha nga dy llogari bankare.
Llogari bankar shtuar me 2,081,341 ALL (50%)
Llogari banklare pakësuar me 18.00 EUR
Llogari bankare shtuar me 2,595,414 ALL
Depozitë bankare shtuar me 21,365 ALL
Fonde investimi 2,722 EURO
Të ardhura nga rroga 2,979,048 ALL
50% e garazhit 18.00 m2 2000 euro
50% Apartament 69.10 m2 72,000 EUR
Llogari bankare shtuar me 18,000
Llogari bankare shtuar me 2.00 EUR
Llogari bankare shtuar me 223 ALL
Llogari bankare pakësuar me 98,061 EUR
Llogari bankare pakësuar me 4,000,000
Llogari bankare shtuar me 1.00 USD
Llogari bankare shtuar me 2,851,456 ALL
Llogari bankare shtuar me 2,081,341 ALL
Llogari bankare shtuar me 885.00 ALL
Llogari bankare pakësuar me 796,446 ALL
Llogari bankare shtuar me 885.00 ALL
Llogari bankare pakësuar me 5,763 ALL
Depozitë bankare pakësuar me 2,800,000 ALL
Huadhënie pakësuar me 18,000.00 USD
Fonde investimi 5,000,000 ALL
Honorare nga Media Vizion 3,600,000 ALL
Shlyerje kredie 514,831 ALL
Llogari bankare shtuar 1,231 EUR
Depozitë bankare 21,254 EUR
Pagë nga SASSON 3,721 EUR
Pagë nga FOL73 2,046 EUR
Pagë nga Atoll 75 6,169 EUR
Llogari bankare shtuar mer 141 EUR
Llogari bankare shtuar 81,715 ALL
Llogari bankare pakësuar me 25.00
Depozitë bankare 220,238 ALL
Pagë nga Agjencia e Industrise se Mbrojtes 1,463,455 ALL
Kliko këtu për të parë deklarimin pasuror

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaci deklaron se ka të ardhura nga paga 304,595 lekë në një llogari bankare. Më tej ka fituar nga interesat bankare 27,714 lekë, ndërsa si administrator i OSHEE deklaron 3,372,805 lekë si paga mujore.
Pakësim deklaron pakësim me 49.742 lekë nga një llogari bankare si dhe shpenzim të 400 mijë lekëve gjendje cash.
Ministri rezulton se ka paguar 5,038 euro kredi bankare dhe ka mbetur për tu paguar edhe 52,309 euro për tu shlyer. Si dhe ka paguar 23,618 lekë karta krediti dhe ka detyrim edhe 10,802 lekë.
Kurse bashkëjetuesja e tij Eda Jasini, deklaron 103,583 lekë në një llogari bankare si të ardhura nga paga, 1,625,000 lekë paga nga PIK SHPK dhe 17,655 lekë dita po nga e njëjta kompani. Gjithashtu ajo deklaron pagesë kredie në vlerën 5,038 euro dhe ka mbetur për tu paguar edhe 52,309 euro, si dhe pagesë overdarafti 54,824 lekë dhe ka mbetur për të shlyer edhe 10,796 lekë. Ndërsa për gjendjen e cash deklaron 150 mijë lekë më pak.
Llogari bankare -49,742.95 ALL
Llogari bankare 22.74 EUR
Llogari bankare 304,595.25 ALL
Nga interesat bankare 27,714.41 ALL
Të ardhura nga paga 3,372,805.00 ALL
Kredi bankare shlyer 5,038.92 EUR
Kredi bankare pashlyer 52,309.19 EUR
Kartë krediti shlyer 23,618.12 ALL
Kartë krediti pashlyer 10,802.15 ALL
Llogari bankare 22.74 EUR
Llogari bankare 103,583.17 ALL
Të ardhura dieta 17,655.00 ALL
Të ardhura nga paga 1,625,000.00 ALL
Overdraft paguar 54,824.57 ALL
Overdraft papaguar 10,796.13 ALL
Kredi bankare paguar 5,038.92 EUR
Kredi bankare papaguar 52,309.19 EUR
Kliko këtu për të parë deklarimin pasuror

Ministri i Bujqësisë deklaron një pasuri të paluajtshme 48 metër katror me vlerë 3.2 milionë lekë, ku është 100% pronar. Ndërsa të ardhura ka 695,965 lekë nga paga si kryetar Bashkie në Cërrik dhe 2,076,699 lekë nga paga si ministër.
Salla nuk ka kredi për të shlyer, ndërsa në njërën nga llogaritë deklaron pakësim me 5,284,426 lekë.
Llogari bankare -5,284,426.14 ALL
Të ardhura nga paga si ministër 695,965.00 ALL
Të ardhura nga paga si kryetar i Bashkisë Cërrik 2,076,699.00 ALL
Kliko këtu për të parë deklarimin pasuror

Krye-financieri i qeverisë Petrit Malaj deklaron të ardhura për vitin 2025, vetëm ato të përfituara nga paga si Ministër i Financave. Nga deklarata e pasurisë rezulton se të ardhurat e Petrit Malaj vitin e kaluar ishin 3,029,538 lekë paga nga Ministria e Financave ose 252,461 lekë në muaj pagë.
Gjithashtu Malaj ka bërë disa lëvizje në llogaritë bankare për të shlyer disa detyrime të kaluara. Tre llogari bankare janë pakësuar me 117,225 lekë, ka mbyllur dy llogari të tjera me nga zero lekë, dhe ka aktive një llogari në të cilën deklaron 0.46 euro. Ministri ka shlyer këstet për një kredi bankare në vlerën 306,240 lekë, dhe i ka mbetur pa shlyer edhe 5,942,684 lekë.
Ndërsa bashkëshortja e tij Ana Malaj deklaron gjithashtu të ardhura nga punësimi 60,305 euro në CRIF SPA (CRIF është një kompani globale e specializuar në sistemet e informacionit të biznesit dhe zyrave të krediti). Gjithashtu ka deklaruar të ardhura nga burime të tjera 11,865 euro një pjesë e deklaron po nga paga. Kurse 3 llogari i deklaron të mbyllura me 0 lekë. Sa i takon gjendjes së llogarive bankare të Ana Malaj ajo ka pakësuar me 12,605 euro 3 llogari në monedhë të huaj. Po ashtu deklaron të pakësuar edhe një llogari në lekë me -341.340 lekë.
Bashkëshortja e ministrit rezulton bashkëkredimarrëse dhe ka paguar po aq sa bashkëshorti 306,240 lekë këste, dhe vlera e mbetur e detyrimit është po 5,942,684 lekë.
Llogari bankare 0.00 EUR
Llogari bankare 0.46 EUR
Llogari bankare -607.33 EUR
Llogari bankare 0.00 ALL
Llogari bankare -107,110.76 ALL
Paga ministër 3,029,538.00 ALL
Kredi bankare shlyer 306,240.00 ALL
Kredi bankare pashlyer 5,942,684.00 ALL
Llogari bankare 0.00 ALL
Llogari bankare -533.60 EUR
Llogari bankare -6,963.62 EUR
Llogari bankare 8,462.95 EUR
Llogari bankare -341,340.00 ALL
Llogari bankare 3,403.41 EUR
Llogari bankare 0.00 EUR
Llogari bankare 0.00 EUR
Llogari bankare 856,254.92 ALL
Të ardhura, paga 60,305.00 EUR
Kredi bankare shlyer 306,240.00 ALL
Kredi bankare pashlyer 5,942,684.00 ALL
Kliko këtu për të parë deklarimin pasuror
Albana Koçiu
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu rezulton të ketë marrë gjatë vitit të kaluar 2.8 milionë lekë nga paga në dy drejtimin e dy ministrive në pjesën e parë të vitit si ministre e Shëndetësisë e pas formimit të kabinetit të ri qeveritar si ministre e Brendshme, ndërsa 243 mijë lekë të tjera i ka përfituar nga pjesëmarrja në dy borde.
Ajo ka shlyer afro 1800 euro të një kredia nga e cila I mbetet të paguaje gati 12 mijë euro të tjera, së bashku me bashkëshortin e saj, të ardhurat e të cilit nga paga shkojnë në 2.6 milionë lekë në vit.
Llogari bankare, shtuar me: 629.79 ALL
Të ardhura nga paga: 2,804,836.00 ALL
Të ardhura të tjera:
Bordi FSDKSH: 136,000.00 ALL
Bordi ISHP: 107,800.00 ALL
Kredi bankare
Paguar: 1,796.58 EUR
Për t’u shlyer: 11,954.22 EUR
Llogari bankare, pakësuar me: -14.61 EUR
Llogari bankare, pakësuar me: -55,208.44 ALL
Të ardhura nga paga (Dr. e Përgj. e Doganave): 2,163,854.77 ALL
Të ardhura të tjera:
Bordi i Shtypshkronjës së Letrave me Vlerë: 507,220.00 ALL
Kliko këtu për të parë deklarimin pasuror

Edi dhe Linda Rama
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar për vitin 2025 rreth 110 mijë euro të ardhura nga burime të tjera, përveç pagës që merr si kreu i qeverisë. Në pjesën publike të deklaratës vjetore të pasurisë nuk jepet burimi i këtyre të ardhurave, të cilat arrijnë në 10,904,091.27 lekë, por me gjasë këto të ardhura, kanë si burim shitjen e veprave të tij artistike, piktura apo skulptura në disa ekspozita të hapura jashtë vendit. Ndërkohë paga e deklaruar është 3,402,084 lekë. Gjatë vitit, llogaria e tij bankare është shtuar me 349,544.65 lekë.
Të ardhura nga paga: 3,402,084.00 ALL
Të ardhura të tjera: 10,904,091.27
Në deklaratën e pasurisë, bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama, raporton 6,699,149 lekë të ardhura nga punësimi, ekspertiza dhe qiradhënia. Ajo ka vijuar edhe shlyerjen e dy kredive bankare, duke paguar 338,700.53 lekë për njërën dhe 23,223.72 euro për tjetrën. Pas pagesave, detyrimet e mbetura janë 4,748,969.62 lekë dhe 173,766.43 euro. Po ashtu, apartamenti 118 metra katrorë figuron me vlerë 19,296,477.28 lekë pas rivlerësimit. Ndërkohë, gjendja cash është pakësuar me 10 mijë lekë dhe llogaria bankare me 1,964,873.74 lekë.
Pasuri e paluajtshme (sip. 118 m2), pas rivlerësimit: 19,296,477.28 ALL
Cash, pakësuar me: -10.000 ALL
Llogari bankare, pakësuar me -1,964,873.74
Të ardhura nga paga: 6,699,149.00 ALL
Kredi bankare
Paguar: 338,700.53 ALL
Për t’u shlyer: 4,748,969.62 ALL
Kredi bankare
Paguar: 23,223.72 EUR
Për t’u shlyer: 173,766.43 EUR
Edhe djali i kryeministrit, Gregor Rama, ka deklaruar ndryshime në pasurinë e tij. Llogaritë bankare janë shtuar me 8,297.42 euro dhe 108,638.75 lekë, ndërsa fondi i investimit është pakësuar me 16,445.32 euro. Ai deklaron gjithashtu 1,083,258 lekë të ardhura nga burime të tjera, ndërsa gjendja cash është ulur me 2,500 euro.
Cash, pakësuar me: -2.500.00 EUR
Llogari bankare, shtuar me +8,297.42 EUR
Llogari bankare, shtuar me +108,638.75 ALL
Fonde investimi, pakësuar me -16,445.32 EUR
Të ardhura të tjera: 1,083,258.00 ALL
Komente









