Dekomunistizimi/ Flasin Muharrem Fejzo dhe Behar Gjoka: Të hapen njëherë dosjet e diktaturës

Një shënim tek çdo vepër, libër apo film për të shpjeguar diktaturën. Është kjo nisma e Partisë Demokratike kundrejt veprave, që i kanë shërbyer diktaturës në kuadër të dekomunistizimit. Por çfarë mendojnë autorët e këtyre veprave, të cilët me kontributin e tyre kanë lënë gjurmë të thella në kujtesën dhe formimin e popullit shqiptar.  Muharrem Fejzo, i cili mban titullin “Mjeshtër i madh”, si regjisor i 14 filmave të realizuar gjatë realizmit socialist dhe Behar Gjoka, shkrimtar dhe studiues i letërsisë analizojnë për kamerën e “Report Tv” projektligjin për dekomunistizimin.

Po bëhet një zhurmë e madhe lidhur me krijimtarinë e para viteve ’90 të kinematografisë, por edhe për filmat që janë bërë në atë periudhë. Dihet që ajo periudhë ka qenë e mbarsur me shumë evenimente. Mund të them se ajo periudhë u bë shkas që ne të jemi sot këtu, sepse pa të shkuar nuk ka të tashme edhe pa të tashme nuk ka të ardhme...

Muharrem Fejzo, regjisor

 

Është një problem jo pak i ndërlikuar, sepse ne vijmë nga një kohë pa kohë, sepse çfarë nuk bëmë me njeriun edhe me artin e vumë në sistem të sistemit. Edhe në fakt për këtë nuk është kërkuar falje. Kjo bën që të vijmë në momentin se arti, filmat dhe librat të evidentohen të kësaj kohe. Është një problem që mbart ngarkesë emocionale, shoqërore edhe estetike. Sepse ata që ishin fitimtarë edhe humbës dje kanë ndryshuar raportet. Por është mirë që në letërsinë me artin të mos vendosim pragje. Emërtimi do të krijojë një lloj problemi emocional, historik edhe social.

Behar Gjoka, studiues i letërsisë

 

Por çfarë mendojnë Fejzo dhe Gjoka kur  i pyesim për ndikimin që këto vepra mund të kenë tek brezat e rinj?

Për mua ky është një mendim aspak profesional, por edhe a logjik. Përse e them këtë, sepse këdo që të pyesni sot, të rinjtë e presin me shumë nostalgji që të shikojnë baballarët, miqtë dhe gjyshërit e tyre. Nuk ka gjë më emocionuese sesa kjo. Filmi është memoria e kombit, historia edhe dokumenti më i saktë i historisë që ka qenë, që është edhe i asaj që mendohet që do të jetë.

Muharrem Fejzo, regjisor

Letërsia zbulohet dhe shijohet, uroj që nëse këta kane vendosur të jetë shumë e përkohshme, sepse për këtë është muzeu, ndërsa me librin je në marrëdhënie përditshmërie. Mendoj se politika ka bërë gjithë këtë kohë sikur ka hapur dosjet. Është një gjë shumë e thjeshtë hapja e dosjeve pa kufi, edhe në një moment të tillë, që është lënë arti, mendoj se nuk është politika që duhet që të jap zgjedhje. Arti nuk ka hipoteka politike.

Behar Gjoka, studiues i letërsisë

 

Në këtë projektligj mendohet edhe dënim edhe burg për zyrtarët që mohojnë atë që ka ndodhur në periudhën e komunizmit.

Të kthehet periudha e nazizmit. Meqenëse ne marrim këtë shembull, kërkojmë të bëjmë të njëjtën gjë edhe ne këtu. Kjo është absurde, është një gjë që nuk ka kuptim. Është që të kthesh censurën, diktaturën. Ne shyqyr që kemi arritur të bëjmë një apo dy tre filma në demokraci, megjithëse film dhe art të lirë nuk ka, pa një fije politike brenda, se nuk ta pranon as producenti edhe as qeveria. Ky është një rikthim i trishtë i asaj që kemi kaluar në kohën tonë.Është mjaft e diskutueshme, sepse marrëdhënia me artin duhet që të jetë e lirë. Arti edhe letërsia është atdheu i shpirtrave të lirë.

Behar Gjoka, studiues

Pra mesa duket deri më tani ky projektligj, që ndonëse është në fazë përfundimtare, nuk mirëpritet nga autorët, që kanë krijuar gjatë periudhës së komunizmit dhe jo vetëm.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU